Kur jeta thjeshtëzohet në organet gjenitale
| Saturday, 03.03.2007, 02:28 AM |  

Kanaçe teknologjike. Se si më erdhi në mendje kjo fjalë. Shoh buzë tek ngjiten me afsh. Përjetim grotesk bardhë e zi. Kaloj në heshtje ballë sekuencave filmike jetuese. Askush s'e vë re ecjen time. Më gëzon fakti i kësaj moskujdesjeje. Në të vërtetë, pëlqej të jem moskujdesës. Sekuencat filmike më lënë shije kërpurdhash. Bëj sikur ha. Ndonëse ha shumë. Kaloj nëpër mendje atë që pashë në heshtje. Buzët që ngjiteshin. Afshin e lodhur grotesk. Përçudshëm ndërhynin ngjyrat bardhë e zi. Interferoheshin. Ngjethje mishi. Ndërthurje përziese.
Në këtë vend ka pak kohë që kam ardhur. Pak ditë për të parë atë që ndodh së tepërmi. Një bjondinë me qenin e saj spërdridhet në stacion. Hedh sytë nga kalimtarët. Buzëqesh me gjithë shpirt, që i buron diku poshtë. Në një zonë lokalizohen mendtë. Dikush thotë: "Mendtë përqendrohen mes këmbëve!". Përfundim i studimit të fundit të institutit fiziologjik. Koncept modernist vlerësues. Ashtu si ajo bjondja në stacion. Qeshte me të madhe kur një zezak i tregonte me dorë organet gjenitale. Ajo kënaqej dhe ai, zezaku, pëlliste me zë baritoni: "Ha, ha... Ha, ha!" Me dorë vazhdonte të paraqiste këmbën e tretë. Gjënë më të vlefshme në trupin e vet. (Ka thashetheme që thonë se zezakët janë mjaft të shëndetshëm në k'të pikë.) Ndaj dhe bjondja qeshte. Ndaj dhe zezaku pëlliste. Bënin seks e hanin çokollata, ...se jetës i duhen shijuar resurset e natyrës. Pëlqenin reklamat. Muzikë, a-ha muzikë. 'Heay metal'. Vdekje përgjëruese mbi gjunjtë e saj. Pilulat kontraceptive, dorë me një. Simultantët..., para krevatit...
Në sallën e madhe qenë vendosur raftet. Në një rresht si koka ushtarësh. Zërat e largët pakuptueshëm dëgjoheshin turbull. Një qarje fëmije dyngjyrësh, më brente shpirtin. Vijoja ecjen krah filmit jetues. Mollat po kalbeshin në degë. Shërbenin si ushqim për zogjtë. Në natën pa hënë, vetëm dhëmbët i shëndrisnin qënies. Në ditën pa diell, bjondina qeshte në kënaqjen e saj periodike. Dëshirat ngatërrohen në pamundsinë e kënaqjes. Kërkim shansesh të humbura. Në stacionin e trenit, çifti b-z nuk e ndalonte qeshjen. Qeshte me shekullin e kaluar. Apo me çuditë e shekullit të ri?! Fëmija që qante, më kujtonte sallatën e drekës. Ndaj dhe Sokrati e piu kupën e helmët... për respekt ndaj ligjeve të njerëzimit.
S'di se pse më erdhi në mendje kjo fjalë, 'kanaçe teknologjike'.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •