Arturi
| Thursday, 09.27.2007, 08:45 PM |  

Fragment nga Tregimi "Arturi"

Atë ditë Gabriela ishte më ndryshe nga ditët e tjera. Atë ndryshim Arturi nuk
ia vuri re shumë, sepse, si çdo ditë ishte Xhimi i vogël e priste të
"lodronte" me të.
Kur Xhimin e zuri gjumi, ata të dy u ulën në dhomën e pritjes. Ndërsa po
shihnin televizor, Arturi i vuri dorën në qafë dhe e puthi tek rrëza e saj.
Gabriela mbështeti kokën në kraharorin e tij. Arturi e puthi në kokë, duke i
ledhatuar flokët me dorën e majtë.
- Artur, - tha ajo, ashtu siç po rrinte me kokën mbështetur në kraharorin e
tij.
- Po, mjalti im, fol, - tha, duke mos ia hequr duart nga flokët.
Gabriela ngriti kokën; u largua pak dhe e pa në sy: - Të lutem i ëmbli im,
më thuaj që më do!
Arturi buzëqeshi: - Pse e dashur, kur të ka munguar ty ndonjëherë kjo fjalë?
- Asnjëherë, por...
- E do ta them përsëri? I love you, I love you, I love you. Sa herë do ta
përsëris I love youuuuuu! - U afrua dhe e puthi në buzë.
- Kë do më shumë, mua apo Xhimin?
Arturi buzëqeshi përsëri: - Sa kohë shpenzove për të gjetur këtë pyetje?
- Nuk do të më përgjigjesh?
- Ty të dua shumë se të kam grua, Xhimin e dua shumë se e kam djalin tim.
- Se e ka djalin tënd! - tha ajo. - Ndenji pak çaste e menduar, pastaj
vazhdoi: - Edhe unë e dua shumë Xhimin, se e kam edhe unë djalë. E di ti çdo të
thotë dashuri e nënës për fëmijën?
- E di, tha Arturi.
- Nga e di, ti s'ke qenë ndonjëherë nënë?
- Nuk kam qenë dhe nuk kam për të qenë kurrë nënë, por edhe unë kam një nënë
dhe ti e di shumë mirë se si bën ajo sa herë që flasim në telefon.
- Oh mjalti im, sa i mirë je! ... Por unë jam nënë, nënë. Unë jam nënë dhe
duhet t'i rri pranë fëmijës tim, t'i jap ngrohtësi. Nuk më kujtohet se ku e
kam dëgjuar të thuhet, se fëmijën e rrit dashuria e nënës, përkëdhelitë e saj...
- Unë ta kam thënë. Të kam thënë atë që ka shkruar një poet i madh shqiptar.
Andon Zako Çajupi e quanin dhe pikërisht ka thënë: "Kush i rrit çiliminjtë?
Dashuria e nënës dhe përkëdhelitë..." Sa mirë më vjen e dashur, që i mban
mënd mirë ato ç'të them unë, vargjet e poetëve shqiptarë. Xhimi ynë e dashur po
rritet jo vetëm me përkëdhelitë e nënës, por edhe të babait, - tha, duke i
rrënë lehtë gjoksit të tij me dorë. Iu afrua dhe e puthi përsëri në buzë.
Gabriela po kalonte çaste vërtet të vështira. Kishte vendosur që atë ditë
t'ia tregonte atë brengë të madhe, që po e gërryente çdo ditë shpirtin e saj që
nga dita që kishte filluar të bashkëjetonte me Arturin. - Arturi im i
dashur! A do të më duash kështu gjithmonë, i tha pas një pauze, duke e parë në sy,
që i dukeshin si të perënduar.
Arturi nuk iu përgjigj. po mendonte: "Nuk m'a ka bërë ndonjëherë një pyetje
të tillë, përsë e bën pikërisht sot?! Ne tani nuk jemi të sapodashuruar. Edhe
pse amerikanët e kanë të përditëshme shprehjen "I love you", kjo nuk i ka
munguar asnjëherë nga unë"!
- Po ti më do? - i tha, duke marrë një seriozitet në fytyrë dhe ngrysi
vetullat.
- Mjalti im, ç'po më thua! Po të mos doja shumë, a mund të isha tani pranë
teje? Por... , - nuk mundi të flasë. Mbështeti kokën në kraharorin e tij dhe
nga sytë i rrodhën menjëherë lotë.
Arturit iu dhimbs, kur e pa me sy të përlotur. - Fol e dashur, nuk po të
kuptoj sot ç'farë ke? - tha, duke ia lëmuar flokët me gishta.
Gabriela ndejti pak e heshtur, pastaj tha: - Kam një sekret për të thënë. -
Heshti përsëri dhe ngriti kokën.
Arturi nuk po e kuptonte ç'donte të thoshte ajo. E pa në sy dhe tha: - Çfarë
the?
- Kam një sekret për të thënë, - përsëriti ajo. - Nuk ta kam thënë deri
tani, por ja, duhet të ta them... Nuk mundem dot të duroj më....
Arturi shtrëngoi fort dhëmbët, duke e parënë sy, në pritje të rrëfimit të
sekretit.
- Artur, Xhimi është djali ynë...
- Po e di...
- Por... unë... më parë se të njihesha me ty.... O Zot i madh... Xhimi ka
edhe një vëlla tjetër më të madh...
- Si, si, çfarë the?!
- Po i dashuri im. Xhimi jonë ka edhe një vëlla tjetër më të madh. - Fjalët
që thoshte mezi i kuptoheshin. Ajo po qante me ngashërim. - Ai është djali
im, ata janë të dy fëmijtë e mi.
Kur kam qenë nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, dashurova një
djalë. Mbeta shtatzëne. Nuk doja ta hiqja fëmijën, ta abortoja, më dhimbsej
ishte fëmija im. Nuk është faji im, as i fëmijës tim, që pati atë fat babai i
tij, i cili zgjodhi një rrugë të keqe në jetë...
Arturit iu errësua gjithshka përreth. Gabriela, që para pak çastesh ishte
njeriu më i dashur për të, tani Ajo shihej prej tij si një pleh. Ajo s'ishte
gjë tjetër, vetëm një copë bajgë para syve të tij.
- Po po, ti je një copë bajgë, - foli ai në gjuhën shqipë, duke e ngritur
zërin. - Ç'po më thua tani, përse nuk ma ke thënë më parë, - vazhdoi ai të
fliste, këtë herë në gjuhën angleze.
- Unë doja...
- Çfarë doje! - tha, duke lëvizur në dhomë pa kuptim. - Ku është djali yt
tani?
- Ma mban gjyshja...
- Hë, kurvë e ndyrë! - foli përsëri me zë të lartë në gjuhën shqipe.
- Nuk po të kuptoj ç'po thua, pse nuk flet anglisht?
- Do flas si më pëlqen, - tha, duke lëvizur vazhdimisht nëpër dhomë. - Gjuha
shqipe është gjuha ime... Mos do të më thuash se edhe Xhimi nuk është djali
im, e pastaj të zësh e të kërkosh dashnorë të tjerë e t'u thuash: Mjalti im,
i dashuri im, unë të dua shumë, por kam një sekret për të thënë...
- Artur, të lutem shumë qetësohu! duhet të kuptosh se ç'po flet. Si e kupton
ti, nëse unë kam patur një fatkeqësi në jetë dhe kjo jo për fajin tim, jam e
keqe, rrugaçe? Kështu e gjykon ti?
- Unë do ta kisha gjykuar shumë mirë, nëse ti do më ishe treguar e sinqertë
që në fillim, ashtu siç jam treguar edhe unë i sinqertë me ty që në fillim.
Përse nuk ma ke thënë më parë? Përse e ke mbajtur të fshehtë deri tani? Kush
të shtyu të ma thuash sot, apo dashuria e nënës që rrit fëmijët? ... Sa vjeç
është djali yt tani?
- Do edhe pesë muaj të mbushë katër vjeç.
- Çfarë po më thua! I ati i fëmijës ku është?
- Ka vdekur. U bë përdorues i drogës. Vdiq nga superdoza e lëndës narkotike.
Kur jemi njohur ka qenë njeri shumë i mirë, por më vonë... ndryshoi, nuk e
di pse... u bë përdorues i regullt i drogës.
- O Zot! - tha Arturi dhe vuri duart në kokë...
...................................................
Gabriela u çua në këmbë, shkoi tek varësja ku kishte varur çantën e saj dhe
duke nxjerrë një fotograi i tha: - Ja, ky është djali im.
- Çfarë race ka babai i djalit tënd? - e pyeti arturi, duke i hedhur një
shikim shkarazi fotografisë.
- Je racist? Ç'do të thuash me këtë pyetje? ti hiqesh sikur nuk je racist -
i tha gabriela, që po rrinte në këmbë para Arturit.
- Ti po e thua këtë, unë vetëm të pyeta.
- Është latino-amerikan, por ka lindur këtu në Sh.B.A.
Arturi duke i hedhur edhe një shikim fotografisë zgjati dorën për t'ia
dhënë, pa e parë në sy. Edhe ajo zgjati dorën për të marrë fotografinë, duke e
parë në sy. priste si do reagonte arturi, çfarë mund t'i thoshte ai tani asaj.
Arturi pa ia hedhur shikimin, u çua në këmbë, bëri disa lëvizje nëpër dhomë,
hapi derën dhe doli jashtë...
....................................................
 
Shiu jashtë vazhdonte të binte imët. Arturi i hodhi një shikim cigares që po
e mbante në mes dy gishtave. Nga paketa aty pranë nxorri një cigare tjetër
dhe e ndezi me bishtin e cigares që mbante në dorë. Tymi i cigareve ishte
përhapur në gjithë hapësirën e dhomës dhe dukej sikur mjegulla që kishte mbuluar
Nju Xhersin kishte hyrë edhe në atë dhomë.
"Paskam pirë shumë duhan" - tha, kur pa hirnoren të mbushur me bishta
cigaresh. U çua në këmbë dhe shkoi te dritarja. iu duk vetja se edhe ai ndodhej
tani atje në mes të asaj mjegulle që kishte mbuluar Nju Xhersin. menjëherë
mendja i shkoi te Xhimi. "Oh, sa më ka marrë malli shpirti im i vogël, sa po më
mungon zemra ime e vogël! Ma ke lënë shtëpinë bosh. Kanë kaluar dy javë që nuk
të kam parë, por babit tënd i duket sikur kanë kaluar dy vjetë, dyzet
vjetë... Kam dy javë pa të parë, sa do të kesh ndryshuar, sa do të jesh rritur. Dy
javë që nuk po i dëgjoj belbëzimet e tua, zërin tënd të bukur kur qan. Ti,
patjetër po fle tani, në këtë mot të zymtë me shi. Ti nuk e di që babin tënd e
ka marrë shumë malli për ty" - po i thoshte një fotografie që po e mbante në
dorë dhe po e shihte. Në atë fotografi Xhimi kishte dalë në krahë të Gabrielës.
"Po Gabriela, edhe ty të dua shumë, më mungon. E di, edhe unë të mungoj
shumë ty" - dhe sytë iu mbushën me lot Puthi fotografinë, duke kujtuar copëza nga
jeta e tyre. sa shumë e kishte ndjerë ndryshimin e jetës kur kishte filluar
të bashkëjetonte me Gabrielën. Kur jetonte vetëm ishte dorëshpuar dhe lekët i
iknin në drejtime të paditur.
Hapi dritaren. Nga jashtë, në dhomë hyri ajri i lagësht dhe i freskët. Ndjeu
një rrënqethje trupi. Ajri i lagësht i freskoi fytyrën. Shihte tymin e
cigares që dilte jashtë dhomës.
Dalëngadalë dhoma po pastrohej nga ajo mjegull tymi, ndërsa nju xhersi
përballë vazhdonte të ishte i mjegulluar. Mjegulla atje dukej më e dendur, sikur
po ia merrte frymën atij vendi, atyre njerëzve që ndodheshin atje dhe, në mes
të asaj mjegulle ndodhej edhe xhimi, edhe Gabriela, edhe...
Dhoma u pastrua plotësisht nga tymi dhe era e cigareve. Në atë ambient të
pastër iu duk sikur Gabriela po i trokiste në derë dhe kërkonte edhe ajo të
hynte në atë ambient të pastër bashkë me Xhimin dhe...
- Gabriela! - tha, duke vështruar mjegullën që kishte mbuluar Nju Xhersin.
Shkoi te telefoni, e ngriti dhe formoi numrin e telefonit të gjyshes së saj.
- Hello, - u dëgjua një zë gruaje nga ana tjetër e telefonit.
E kuptoi, ishte zëri i gjyshes së saj.
- Hello, missis Hellson
- Po, - iu përgjigj gruaja
- Arturi jam... Po, shumë mirë. .. Gabriela ndodhet aty, ju lutem?.... Mund
t'i flas?
.......................................................
 
Uli receptorin e telefonit. I hodhi një shikim rreth e qark dhomës. Morri
hirnoren e mbushur plot me bishta cigaresh dhe shkoi për ta zbrazur në qesen e
mbeturinave. veshi xhaketën, mbathi këpucët dhe doli jashtë. duke zbritur
shkallët e pallatit në mendje i rrinin Xhimi, Gabriela,... dhe iu duk se i
kishte pranë edhe ata. Përsëri ndjeu një mall të madh për xhimin. Mezi priste ta
shihte sa më parë. edhe gabriela iu dhimbs shumë. Pamja e saj e vrarë, kur
arturi i kishte folur shumë ashpër herën e fundit, kur e kishte fyer me ato
fjalë, për të cilat edhe ishte penduar... e ngacmonin edhe më tepër tani. iu
dhimbs shumë, shumë, prandaj po shkonte tani atje, t'i merrte e t'i kishte
përsëri pranë në shtëpinë e tij... familjen e tij, gruan, djalin e tij Xhimin. Do
merrte edhe ... atë, vëllanë e djalit të tij, atë fëmijë të pafajshëm e të
pafat.
Po, po, ai fëmijë do t'i bashkohej familjes së tij dhe do rritej me nënë dhe
me vëlla. Do rritej edhe ai fëmijë në familjen e tij, për të mos i munguar
dashuria e prindit, dashuria e babait. Arturi së bashku me gruan e tij
Gabrielën do ta kenë nën kujdesin e tyre, nën kontrollin e tyre, që edhe atij fëmije
të mos i mungojë mrekullia e dashurisë prindërore.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •