Një dashuri e vrarë
| Thursday, 09.27.2007, 08:47 PM |  

Pjesë e shkëputur nga romani "Një dashuri e vrarë"

... Zëri i embel i Dorines trokiti papritur ne veshet e tij, aq i qarte sa
per nje çast iu duk sikur e kishte aty prane. "Te dua shume Saimir. Dua te vij
me ty, edhe shkollen e le per ty, Saimir!" "Ç'fare shkolle do vazhdosh
jashte shtetit, Dorina, shkollen e bordellit, shkollen e kurvave, te putanave?
Ooohh! Dorina, shpirti im i pafajshem, sa keq jam ngaterruar. Dikur, une kam
qene Saimiri qe jam njohur me ty ne nje mbremje, ne festen e nje ditelindjeje...
Une dikur kam qene nje djale i mire, i druajtur, ashtu si me ke njohur dhe
vazhdon te me ruash në kujtesen tende... Oh, Dorina! Ti nuk e di, e dashur, qe
nga ai djali i dikurshem mua me ka mbetur vetem emri, emri Saimir.
Fatkeqesisht, vazhdoj akoma ta mbaj kete emer qe nuk me takon, sepse une duhet te quhem
Saikeq, Samaskara, Sakriminel... Po, Dorina! Une jam kriminel. Une jam nje
kriminel qe nuk kam vrare njerez, por kam vrare dashuri, kam vrare ndjenja,
kam vrare bese. Po, po, besen kam vrare. Jo nje e dy, por me dhjetera, une
bashke me shoket e mi, me grupin tim, me ata njerez me te cilet krijuam kete
ndermarje te turpshme dhe te poshter, trafikimin e vajzave per te ushtruar
profesionin e ndyre te prostitucionit, jashte atdheut tone. Jo, Dorina! Ti nuk e
meriton kete; prandaj dhe doja te largohesha sa me pare nga ty, prandaj dhe me
vjen shume keq per ty. Ti nuk i di te gjitha keto, Dorine, prandaj dhe nuk me
kupton.
Dorina, do mundesh ndonjehere valle, e dashur, te me kuptosh? Çfare kerkoj
une të kuptosh, pendimin tim ndaj teje apo deshiren tende per te hyre edhe ti
ne grupin tone?
Perendi! Me ndihmo te lutem, çfare llogjike po me detyron te flas tani ne
keto çaste? Çfare dashurie kerkoj une tani? Nga kush dhe kujt po ia kerkoj?
Perendi! Me zgjo te lutem, nese jam ne nje gjume te thelle dhe po shoh kete
enderr mizore. Eshte kjo nje enderr e poshter, eshte enderr kjo qe po vazhdoj
akoma të shoh? Me ndihmo, o Zot, si mund te dal nga ky ferr ku jam futur? Si
mund te shkeputem qe te shpetoj nga kjo e mallkuar rrjete helmuese, nga kjo
rrjete merimange qe ne vete e kemi thurur, une bashke me shoket e mi! Jo,
Dorina! Ti nuk e meriton t'i hysh nje rruge te tille. Me ty vetem nje rruge ka:
une bashkeshorti yt dhe ti bashkeshortja ime. Bashkeshortja ime! Do mundesh
vallë ndonjëherë të jesh bashkeshortja ime? A do te me lejojne valle shoket e
mi, grupi yne? Ooohhh!"...



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •