KTHIMI NË MOTIV TË LAGUR
| Saturday, 03.03.2007, 03:53 AM |  

Pse e dashur po më kthen prapë
Në atë motiv të lagur e më bën
Të të ofroj cilin të duash nga tre ballkonat
E banesës sonë në katin e tetë
Apo pushkën që nuk ia kemi dorëzuar
KFOR-it edhepse ka gjashtë ditë
Që ka kaluar 19 shtatori 1999
Të mjaftojnë për një vrasje të përkryer
Nëse nuk e di përgjegjen në pyetjen e sfingës:
“ku është dallimi mes bushtrës dhe lavires?”
Pse e dashur kthehesh si pulë e lagur
Nga nëntoka ballkanase
Pas koitusit me gorillat psikopatologjikë
Të çmendinës postranzicionale
Kërkon të futesh mes nesh
Të na ofrosh pak buzët dhe të na tregosh
Se bota mbaron mes këmbëve tua
Kot e ke e dashur se nuk ka mes për ne
Dashurojmë ose urrejmë marrëzisht
Pastaj ngrejmë këmbët mbi tavolinë
Pijmë birra dhe pshurremi tërë natën e lume
Eventualisht bëjmë dashuri të dehur
(edhe AIDS-i nuk është më ai që ishte dikur)
A të mjaftojnë këto për të treguar
Se ne gjithçka e kemi të paktë pos shpirtit.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •