Rendesia e “alfabetit pellazgjik” te Todhrit
| Friday, 10.12.2007, 07:33 PM |  

Anisa Ymeri - Koha Jone

I pagezuar “alfabeti pellazgjik” e boterisht i njohur prej tetorit te vitit 1827 nga albanologu Johann Georg Von Hahn, ai nisi te zhbehej. Apo me mire nisi te braktisej, ne nje moment kur nisen te dalin librat e Kristoforidhit, por edhe te rilindesve te tjere.

Hidhen teza te ndryshme per prejardhjen e ketij alfabeti pellazgjik, i cili mban vulen e Todhrit. Albanologu Hahn, i cili per vite me radhe ka hulumtuar mbi prejardhjen e tij, shkruan se qe i bindur se ky alfabet ishte nje trashegimi e savanteve voskopojare. E duke qene se ata, qe jane marre me kete alfabet nuk jane te pakte, prof. Dhimiter Shuteriqi kahere ka thene: “Nese kjo eshte e vertete, ka te ngjare qe alfabeti i Todhrit te jete ai i Grigorit te Durresit”. Mirepo kjo teze e Shuteriqit, duket se zbehet para nje shenimi qe mban firmen e Kristoforidhit, i cili shfaqet kunder origjines voskopojare te alfabetit te Todhrit, duke u mbeshtetur ne pikepamjen e tij se Todhri e shpiku vet alfabetin.

Teza qe kundershtojne njera-tjetren dhe ajo qe mbetet e palekundshme eshte vepra e albanologut Hahn, i cili shkruan nen moton “Abeceja shqipe”.

Perkthyer prej Eqerem Bej Vlores, ne Stambollin e vitit 1910, “Shenime permi shkrimin e vjeter Pellazgjit”, e njohu boterisht alfabetin e Todhrit.

“Albanesiche Studien” (Studime shqiptare), vellimi i pare, e ka pare driten e botimit ne vitin 1854. Ndonese ajo çka servir ky liber nuk eshte aspak e rralle, per lexuesin shqiptar nuk jane te njohura keto fakte. Ndaj edhe faqet e para te perkthimit te tij, nje nder personalitetet e shquara shqiptare te Stambollit, Bej Vlora ka shkruar kete fraze: “Kujtimit tend Johann Georg Von Hahn” qe je me i madhi mirbenjes i gjuhes tone...”.

Theksohet se nuk qe nje alfabet i njohur prej te gjithe shqiptareve, madje qe fare pak i njohur. Pos Elbasanit, i cili nisi ta perdore gjeresisht, qytetet e tjera te vendit e njihnin fare pak. Siç theksohet edhe prej albanologut Hahn, ky alfabet ne Durres e Shkoder qe po aq i njohur sa edhe ne Toskeri. Gojedhenat kane çuar ne gjurmet e shpikesit te ketij alfabeti. Rrefenjat jane ato qe thone edhe se shpikesi i kesaj abeceje paskesh qene nje mesues i quajtur Theodhori, qe ishte edhe prift i vendit. Nuk ka shqiperuar vetem Dhiaten e Re, por edhe ate te vjetren, e cila daton pertej te shtateqindave. Njihte mire hebraishten, dhe thone se eshte marre me “gatimin” e nje shqipeje, e cila rridhte prej te gjithe dialekteve te Shqiperise. E dyshimte, pasi asnje prej ketyre shkrimeve nuk eshte gjetur dhe thuhet se ato jane djegur prej te afermve te Todhrit.

Gjuha eshte rrjedhe e ngjarjeve historike te çdo populli. Varet prej tyre dhe prej rrethanave ne te cilat i rrotullohen atij per te mberritur te shkronja. Siç thekson Eqerem Bej Vlora ne parathenien e ketij libri te “Alfabetit pellazgjik”: “Shqiptaret, mbyllur ne mes te maleve, i mbeten besnik aterve e keshtu nuk ju qasen ndonje qyteterimi te huej... Histori e njerezis, provon sheshasi qe shqiptaret e soçem jane djemte e Pellazgjiteve”. Duke i cilesuar mandej pellazget si nje komb, i cili i humbi rrenjet e tij ne erresiren e kohes se vjeter. Por ky liber flet per Pellazgjishten, ndaj edhe nese i meshojme ketij fakti, Çabej, duke u mbeshtetur ne studimet shqiptare te albanologut Hahn, ngre pyetjen se ç’jane keto shkrime pellazgjike dhe kur kane qene perdorur?! E pergjigjja eshte: “Keto jane pyetje qe, nese do t’ju gjejme pergjigje ne fjalet e Dr. Hahn-it mund te ngjallin nje kujtim fort te shkelqyer permi qyteterimin e aterve tane”. Ajo qe eshte teper me e rendesishme ne gjithe keto hipoteza, eshte theksi qe bie mbi rendesine e ekzistences se ketij alfabeti pellazgjik. Pasi ekzistenca e ketij alfabeti, te cilin Hahn e hasi gjate hulumtimeve neper Shqiperi, pikerisht ne qytetin e Elbasanit, provoi diçka shume te rendesishme per shqiptaret. Qe edhe ne shqiptaret kemi te drejte permbi kujtimet e nje qyteterimi kombetar. Kjo pasi serviret teper siguri se keto shenja qe vijne edhe ne radhet e ketij libri jane shenjat e Pellazgjikeve.

Cili qe alfabeti i Todhrit

Sikunder theksohet ne radhet e para te ketij botimi ne shqip, i cili eshte perkthyer qe prej vitit 1910 nga Eqerem Bej Vlora, ne Stamboll, ai eshte i perbere pre j 52 shkronjash. Kater prej te cilave omega, nje g e dyte dhe dy h, te cilat iu pergjigjen tingujve te greqishtes, siç fare lehte mund te kuptohet. E 12 te tjera qene shkronja te perbera. Aspak i perhapur ne Shqiperi ne fakt. Por, sipas Hahnit, ai u perhap ne Elbasan dhe vetem ne Berat kuptohej fare pak prej vetem disa njerezve.

Elbasani i kahershem, sipas te thenave te albanologut Hahn, nuk e ka pasur te kufizuar perdorimin e tij vetem ne çeshtjet e kishes, por ajo çka eshte teper e rendesishme dhe nje fakt interesant, qe nga viti i hershem 1795, ai hyri deri ne leterkembimin e tregtareve elbasanas me bashkeqytetaret e tyre, te cilet prej kohesh jetonin ne mergim.

Albanologu Hahn, konsull ne Janine me 1847

Boterisht e shnderroi ne nje alfabet te njohur ate qe e pagezoi “Alfabeti pellazgjik”, albanologu Johann Georg Von Hahn, ne vitin 1847 u emerua konsull i Austro-Hungarise ne Janine. Ne keto vite, teksa kryente detyren e konsullit, njihet me Kostandin Kristoforidhin dhe Apostol Panajot Meksin, nga Gjirokastra. Kontakti i pare me shqiptaret beri qe ai te mesonte edhe gjuhen shqipe, per t’u shnderruar mandej ne albanologun e vyer.

Pasioni beri qe te shkelte ne trojet shqiptare, duke i perçuar gjithe ato çka zbuloi ne nje sere veprash, ku eshte dhene nje tablo teper e qarte e jetes ne keto troje. Prej pellazgeve tek iliret e deri te shqiptaret e atyre viteve, qe nuk qene shume te ndryshem prej atyre te sotem. Tablo e kultures dhe historise se shqiptareve, qe e shnderruan siç e pagezon Eqerem Bej Vlora ne “me te madhin mirbenjes te gjuhes sone”. Jo me kot, pasi ai gjate hulumtimeve ne Shqiperi, sidomos ne Elbasan, ra ne gjurmet e alfabetit te Todhrit, te cilin pa hezitim e pagezoi “Alfabeti pellazgjik” duke e mbrojtur fort tezen e tij. Ajo qe i dha vulen e madhe studimeve te tij qe botimi i vepres teper voluminoze, me plot tre vellime “Albanesiche Studien” (Studime shqiptare) ne vitin 1854. Veper e cila u perkthye nga Eqerem Bej Vlora, ne vitin 1910, ne Stamboll.

Teper e rendesishme per shqiptaret aq sa edhe renia ne gjurmet e alfabetit te Todhrit, pasi aty argumentohet autoktonia e shqiptareve, prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idene e prejardhjes se perbashket tireno-pellazgjike te ilireve, epiroteve dhe maqedonasve.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •