Vaj Me Motive Popullore - Drenica Legjendë Me Lule
| Friday, 10.12.2007, 09:05 PM |  

DHURATË PËR ADHURUESIT E FJALËS SË SHKRUAR

ARTI GJUHË UNIVERZALE QË BASHKON POPUJT



BAHTIR HAMZA,

VAJ ME MOTIVE POPULLORE

BALADË PËR VËLLANË TIM SHQIPTAR

PROLLOGU
DARDANI, ARBËRI, NACIONALSIT.

V ë ll a.
Kush të la me dorë në faqe,
Kush të vrau për së gjalli,
Kush të ndoqi nga ato konaqe,
Kush ti ngarkoj në shpinë ato gjaqe.
E më le vetëm zemërën ma kalle
D.A.N,o vëlla, vëlla, o D.A.N,
NACIONALSIT, ARBËRI, DARDANI,

-I-
Me trup të prerë po jeton burri,
Në atë gur mali, mbi mal të kuq,
Ti i re asaj lahute,
Këngë të bukura plotë trimëri,
Kodra kodrës ia jep dorën
Loti zemrën po e shkrinë
Diell e rreze mbi Shqipërinë.


a)1.
Hirrhen zanat në atë cep të malit,
Ta vajtojnë zogun e shqiptarit,
Që mbet i therur në derë të votrës,
Që s’ia shkeli kurr pragun motrës,
Por në dhe të huaj i përbuzur,
Kërkon telat e këputur,
Të kësaj lahute mijë vjeqare,
Të kësaj lahute shpëtimtare,
Që lanson nder e burrëri
Në atë tokë t’etur për liri,

-II-
Në troll të arbërit këndojnë zanat,
T’marrin në sy jataganat,
Të nxjerr kokë ai plis i bardhë,
I përlloqur e i sharë
Nga shqipfolsa e hyzmeqar
Shumë fshatar shumë qytetar.
Dhe disa t’mëdhejë shqipëtarë,
Të kthehet përkrenarja e Skenderbeut,
Bjeshka e Krujës me ujë të lehtë,
Dora e ftoftë,por zemra e nxehtë.

a)2.
Në troll të vetë se s’pushon dheu,
Të vijnë zanat lozonjare,
Anë e kënd tokës shqiptare,
Për t’ia mësye atij barbari,
Që përditë vretë zogjë shqipëtari,
Për t’këndue nën hije të fikut,
Për të ja que llampës fitilin,
Gjamës t’Ibrit ,gjamës Drinit,
Lugjeve t’Sharrit,bjeshkëve Drenicës,
Për t’ia la ballin plot gjak,
Për të ja hequr atë duvak,
Nusës sonë n’fytë me lakë.
Për t’ia çelur derën shtëpisë,
Për t’ia ndalur turrin tiranisë
Shumë “UDB-ashave” të Drenicës.
Kanë mbetë mitila,- mikroba të Serbisë.
“Qytatar” të Çicagos, t’ Fushë Kosovës, e t’Prishtinës.


-III-
Zë po lëshonë bjeshka e Kapitit
Ku janë kullat e Junikut,
Me i’u dhënë zjarr “UDB-ashëve” t’Serbisë.
Që vrajnë zogjë të shqiptarisë.
Ku është vallja e djalërisë
Me i’a que në vend nderin Shqiperisë
Tytë pas tyte, e lëmë djalin,
Forcë mbi forcë e kemë moralin,

a)3.
Eshtrat dridhen nën varr me borë,
Po ku jeni o shqipëtarë,
Rreze pse nuk iu epni plagëve
U mallkoftë gjaku i të ranëve
Ku ka mbetë Kosova jonë
Me dridhet varri jashtë me dalë,
Nuk durohet më ky tiran,
Ky tiran SERBIAN,
Me hyzmeqarë “UDB-asha”,namë po banë,
Që m’ka zanë diellin e frymë s’po marrë.
M’ka shkelë gojen e gjam nuk kamë,
Pse s’po e shifni këtë xhelat,
Amanetin ku e latë,
Besën e të parëve pse e vratë,

-IV-
Unë jetojë në kohëra tjera,
Ku as një lule s’qelë pranvera,
Unë jetojë në pritje të kotë,
Ju morët rrugën nëpër botë,
Gjama ime sulmë e lotë,

a/4.
Kush ka sy e veshë me ndi,
Qaj- këndojë për fëmijët e mi,
Edhe n’mëgrim nuk kam liri
Ah,pse dhunohet kjo vajzëri
Nga këta qenefa fshatar gjilangji,
Shqiptarella kosovarli,
Dhunojnë gra,dhunojnë femijë.
I prenë n’besë përgjithnjë.
Jeta e tyre u bë ZI, më zi.
U martuan me faqezinj.
I Përbindëshi, ai shpirtzi.
Që nga prindë ndau fëmijë
Mjerë për ligj,mjerë për liri.

-V-
Po pyet Shkodra,po pyet Malësia.
Hej shqiptarë ku është Shqipëtaria !
Ku është kombi ku është njerëzia.
Ku është besa ku është trimëria.
Ku është nderi ku është vajzëria.
Që përditë i dhunon kojshia,
Ku është toka e burrëria,
Që përditë i shkelë Serbia,
I shkelë Greku, Italia,
Malazezi e Maqedonia,

a/5.
Po pyet bota ç’është Shqipëria ?!
Ih,ç’ka qenka Shqiptaria!!!
Ty Kosovë ku t’mbetë RINIA,
Që me ferrë tu mbyllë shtëpia,
Rrugëve t’botës plotë jetima
Fjalën BABË,se shqipton fëmia,
Buka tyre është mërzia,
Dymijë vjet larg liria.

-VI-
A po bijnë si dikur tupanat,
Në darsëm të bukur me hare,
A po ndizen si dikur zjarret,
A po trimat pushojnë nën DHE.

a/6.
A po gumzhojnë si dikur malet,
Shiu i pranverës a po bie?
Pse s’shërohen plagët e shqiptarëve?!
Se ndër eshtëra ndjej lagështi,
Është vaji i ytë, apo lotë e mi,


-VII-
Ndjej erë gjaku në asfallt,
Ndij hapa krushqish pa bajrakë.
Ku të mbeti flamuri ty Kosovë?!
Që në trupin tandë veç dimër e borë,
Një erë të randë e ndjej thellë në varrë,
Hije kjo që s’më le me dalë,
Fëmijët e mi me i parë,

a/7.
Me mungon drita,më mungon liria.
Nuk po i shohë gjurmët e mia,
Nuk po i shohë kullat me frangjia,
Ku më lidhë Besa ,e Burrëria
Që kaherë u rritë trimëria,
Nuk po i shohë gurët e sokakut,
Nuk po i ndijë dhimbjet e barkut,
Nuk po e shohë gurin as egjrën,
Nuk po e shohë tallen as therrën,
Nuk po e shohë barin e gjelbërt,
Në roga, në malë as në rrotullakë,
Ku e hangrem atë kulaq,
Ku dikur i kullotja dhitë,
Kulumrive rreth shtëpisë,
Në këtë kopsht t’migjës Adem,
Që i’a fali babës tem.
Baba Isë, n’këmbë të djathtë sakatë,
Buka kurr s’i pushojë në barkë,
Dhe n’rrugë të mërgimit rriti fëmijë.
Me çekiq e me mistri
Ndërtoi shkolla,ndërtoi shtëpi.


-VIII-
Një kërcimë e ndijë mbi gardhë,
Një krismë pushke në trupin tëndë,
Duart tua plotë me gjakë,
Më prekën fytyrën mezi shohë,
Por ta dishë se të njohë,

a/8.
Në qiell ndijë një bubullimë,
Një gjamë të randë,një shkreptëtimë.
Ty Kosovë, t’i helmuan fëminë,
Në Kosovë, edhe në mërgim
Në votra tona mbjellën zinë,
Shqiptarella“UDB-asha” me Serbinë,
Që shëtisnin derë më derë,
Kullë me kullë,e ferrë me ferrë,
Sjellin dimer e s’delë dot verë.


-X-
S’ndihen tupana as s’ndihet def.
Bëhen darsma,pushkë s’kërcet,
Fluturon qyqja gurë mbi gurë,
Nisen krushqit pa flamurë !
Kthehen në shtëpi pa gojë si gur,
“Tela e gjemba” të ngrehur n’murë.
Plakat t’shkreta tjerrin furkë…
Të shkojë jeta Kosovë n’burg.
Të shkojë jeta ndër dhera tjera,
Ah,për ty a s’vjen pranvera?!...

a/9/
Qani ju zana bashkë me mue,
Të qajë s’mundem se jamë shterrue,
M’ka shterrue ai malli yt,
Ditë e natë tuj të pritë,
Tuj ta pa fytyrën në kujtim.
E ti më zhdukesh si përftim,
Shkove botës,ndër dhera tjera,
Në çdo stinë të presë te dera,
Do të pres gjer sa të vjenë pranvera,
Të ngrisim zërin si do hera,
Le të ushtojë lugina e ferra,
Nga Tivari e Perveza
Nga Prekazi e Gjeneva,
Fëmijve mos t’iu humbasë besa.
Të ketë qershija e të ketë dredhëza.

-X-
Bie shi i mallëngjimit
Mbulohen meshkujt e këtij trimit.
Qe dikur ishin luftëtarë.
E tradhëtisht mbetën të vrarë
Nga “UDB-ashet” e Serbisë.
Për LIRI të Shqiptarisë.
Për ketë tokë të Dardanisë.

a/10.
Gjëmë po bën vajza e shtëpisë.
Pa vëllezër e motra të lirisë,
Prishet bisteku i qiknise
Niset dasma e djalërise,
Nuk na vijnë ata t’mërgimit.
Në mur gishtat e kujtimit.
Dora kujtim mbeti me kanë.
Nanë moj Nanë e mjera Nanë.
Por ti nuk vjen as n’këtë pranverë
Do të pres në dimër e verë.
Me i’a kthye gëzimin shtëpisë.
Me i’a kthye duvakin lirisë,
Me ja kthye gazin fëmisë,
Që është qarte e përmallue.
Ne foto gjithënjë duke t’shikue.
Nuk bën gjumë pa t’ëndërruar,
Duke të pritë me lot t’shkrumbuar.
Delë në dritare delë në derë.
Që të kethehesh veç njëhere.
Që të ketë gaz me verë.
Për Bajram e për Kërshënedellë
N’shpirtin tim dritë të mbjellë.

-XI-
E t’ia çojmë fitilin fenerit.
Shqiptarisë t’i kthehet nderi.
Mbarë Shqiperisë t’i hiqet terri.
Të na ndritë një rreze Dielli.
T’bëhen NJERËZ shqiptarellat kosovar.
Ta ndjejn veten SHQIPETARË

a/11.
Që të bëjmë ahengje e dasma.
Që të dalin te kroi vashat.
Buzë Goleshit të lindë Dielli.
N’ “ALPET SHQIPTARE” të këndon Bilbili.
Me bjeshkë e male të rritet syri.
Me blegerima të veshet Sharri
Rrezja e diellit të prekë Tivarin
Të buzeqesh gjethi e trendafili,
Të avullojnë lugaret në ara.
Nën rreze të arta le të hidhet fara.
Të rrjedhë VALBONA me gurgullim.
Lumenjtë tanë të ndritin shtëpinë
Që nga Perveza në Manastir.
Nga Malsia e Mbishkodrës e Koloshin,
Kulturë e besë të ketë kjo djalëri.
DERI TE GURI I SHPUAR ,-ATY I THONË SHQIPËRI.
Të mbjellim nder e lavdi,
Për gjëra të liga mos t’kem lakmi.
Edhe n’ Kishë edhe n’Xhami.
N’sofër të ZOTIT bukë më u ngi.

-XII-
“ZOT Bekoje SHQIPËRINË”
Shumë gjak derdhëm për LIRIN.
Të mbrojmë gjuhën, të mbrojmë feminë.
Të mbrojmë trollin e shtëpinë.
Të bashkojmë gjithë Shqiperinë
Se pa gjak se duam lirinë
“T’gjith shqiptarët me qenë kombëtar.”
“Me ju dalë bishave për ballë.”
E “Çdo lule të ketë aromë.”
Ta njeh bota ARBËRINË tonë
E ta zhdukim robërinë
Të mbrojmë nderin e burrërinë.
TË JETOJMË NË MBARË ARBERINË.

a/12.
EPILOGU

NACIONALSIT,ALBANI, DARDANI,
D.A.N, o Vëlla.

Kulturë e besë të ketë kjo djalëri.
DERI TE GURI I SHPUAR ,-ATY I THONË SHQIPËRI.
Të mbjellim nder e lavdi,
Për gjëra të liga t’mos kemi lakmi.
Edhe n’ Kishë edhe n’Xhami.
N’sofër të ZOTIT bukë më u ngi.
“ZOT Bekoje SHQIPËRINË”
Shumë gjak derdhëm për LIRIN.
Të mbrojmë gjuhën, të mbrojmë feminë.
Të mbrojmë trollin e shtëpinë.
Të bashkojmë gjithë Shqipërinë
Se pa gjak se duam lirinë
“T’gjithe shqiptarët me qenë kombëtar”.
“Me ju dalë bishave për ballë.”
E “Çdo lule të ketë aromë.”
Ta njeh bota ARBËRINË tonë
E ta zhdukim robërinë
Të mbrojmë nderin e burrërinë.
TË JETOJMË NË MBARË ARBERINË.


Maj 1992. Zvicërr.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •