Tuj zbulu identitetin kombtar
| Saturday, 10.13.2007, 10:43 PM |  

Nga Dafina Heqimi, Gjeneve
 

Dafina Heqimi
Vite të  tana n’shkollë m’kanë ngulit n’pavetëdije strukturat e gjuhës së sotme shqipe dhe si rrjedhojë reflektoj natyrshëm n’dialekt  t’nans, po duhet të mendohem duke i qortu gabimet, qi ta shkruej kyt degë t’ harrueme  t’shqipes: gegnishten.

Shkas qi t’reagoj asht shqetsimi për t’ardhmen e gjuhs dhe t’asaj që ajo përcjell e përfaqson. Shkas asht ai lloj gjykimi i cili t’rivlersuemit t’gegnishtes e shef si valë barbare, qi damton standartin shqip, ndërsa mospranimi i institucionalizimit t’standartit aktual dhe livrimi i gegnishtes n’shtetin e ardhshëm t’Kosovës emnohet si  kosovarizim apo largim i ksaj t’fundit nga Shqipnia.

Largimin e Kosovës nga Shqipnia, apo ma mirë me thanë t’Shqipnis nga Kosova, e shpreh ma mirë realiteti i vet standartit. Shqiptarët e Kosovës thojnë “ndihem i humbun kur shkoj n’Tiranë”. Shqiptarët e Shqipnis shprehen mbi çashtjen se “kosovarët s’din me folë shqip”, domethanë, s’din me e folë simbas rregullave drejtshkrimore, apo me eufemizëm se “ata flasin shqipen e vjetër dhe gegnishtja ju tingllon “e trashë”. Asht e vështirë me e vu n’diskutim kyt çashtje strukturat e përvetsume shkollore e sociale. Standarti gjuhsor s’mund të mos jetë i drejtë, se si mundet me kenë ndryshe?! Por, pa dasht t’fyj inteligjencen e ktyne t’fundit, desha t’baj nji pyetje të thjeshtë, por qi secili nga ne duhet ta ketë parasysh, para se t’gjykoj  mbi dialektin e njens apo tjetrës trevë t’shqipes. Kush e lindi gjuhën? A mos lindi kongresesh? Gjuha len prej popullit. Gjuha a cilsu si shpirti  i popullit. Gjuha asht e përjetshme e vdes veç me popullin qi e flet, kongreset jo. E vetqujtuna “elit shqiptare”, n’vend qi t’mirëpres nismat n’begatimin  e shqipes, kërkon me e përjetsu nji kongres qi, si thotë populli, i ka dek ora. Shprehet ‘për me evitu debatin, se ky standart gjuhsor simbolizoka unifikimin tonë kombtar’. Standarti gjuhsor duhet t’përfaqsoj unifikimin kombtar, po fatkeqsisht realiteti gjuhsor tregon t’kundërten. Kongreset gjuhsore janë nji ujdi qi vendosin mbi trajtat gjuhsore t’cilat pasqyrojnë nji realitet e ekuilibër mbarkombtar.

Çka ndodhë kur sfera politike shtyp neutralitetin shkencor?

Gjuha  e kultura paten fatin e trojeve tona. Standarti i shqipes asht rast elokuent aberracioni shkencor. I unifikimit me çdo kusht të shqipes t’bazuem në nji degë t’sajen? Krijimi i kulls t’Babelit për shqiptarët.

 Vet debati mbi gjuhën hyn në nji kontekst ma t’gjanë, ate të nji populli qi për faj të determinizmit historik s’arriti t’vendos për fatin e tij dhe me hapjen e kufijve vazhdon procesin e zbulimit t’identitetit t’vet. Asht e nevojshme t’ridimenzionohet nji identiteti  ku ajo pjesë e gjuhës, historis, traditës shqiptare, t’mbetuna jasht Shqipnis, t’bashkohen në nji, duke kriju arketipin shqiptar. Simbas ktij arketipi, pluralja duhet t’formsoj nji vepër ma t’madhe gjithpërfshimse. Për hir t’shqiptarizmit, duhet t’jetë e gatshme t’empatizoj edhe ndaj influencave t’hueja qi kultura shqipe ka psu në këto treva.

Mendimi se e livruemja e gegnishtes n’Kosovë  e ndan ate nga Shqipnia dhe identiteti kombtar, kur ajo a vet përbase e këtij identiteti, shkon kundrejt idealit mbarshqiptar. Sfida e vërtetë e shqiptaris nuk asht aq me iu dëshmu botës,  sa asht rizbulimi i identitetit tonë, duke i njoft këto pasuni dhe jo duke i kërku t’vetmohohen. Sfida asht përforcimi i denominatorit t’përbashkët përtej përvojave historike ndase, veçorive lokale. Gjuha dhe standarti i shqipes kanë nevojë të demokratizohen e të zgjanohen nga ana leksikore e sintaksore, e jo të vazhdojnë t’shpërfillin realitetin dhe mbi të gjitha identitetin kombtar.

Po përmend dy fjalë  nga e folmja e Kosovës, sa për ilustrim, të cilat vërtetojnë si thotë Durkheim, se gjuha si realitet social qindron « mbi ne »: njena e ‘gegnishtes së re’ si “kerr” për fjalën ‘makinë’ apo ‘veturë’, e përdorun gjansisht në tri treva shqiptare: Maqedoni, Kosovë e Ulqin. Kjo fjalë e çmueshme, si shumë të tjera, mbart  historinë e përpjekjes t’ruejtjes së shqipes së ndodhun nën presion t’huazimit. Nga cili gjuhtar  mund të gjykohet si e pavlefshme e te përjashtohet nga fjalorët apo të folunit korrekt t’gjuhës shqipe? Veç nga njaja kategori  joprofesionale qi s’pranon me pasunu hapsinat gjuhsore për arsye se e ka t’gjymtuem identitetin kombtar.

Folja « msoj », e cila m’asht qartsu në bashkëbisedim ndërsa po shpjegojsha me ma shumë se nji fjali se megjithse e kisha msu landen, nuk kisha arritë rezultat në provim. Bashkëbiseduesi nga Kosova m’u pergjigj « S’e ke nxan ». Ket fjalë ma kishte mblu pluhni i harresës. E përdorte gjyshja jeme. Reflektova dhe vetëm njat moment ja kuptova sensin e plotë. Ne na kanë msu me përdor n’shkollë kryesisht: unë mësoj mësimin, mësuesi mëson nxanësin, domethanë, formën aktive nga ana formale. Kurse përsa i përket kuptimit folja « me msu » nënkupton procesin e t’msuemit po ja dhe ate t’përvetsimit. Nga ana tjetër, forma psore “me nxan” ngërthen bukur të dyja këto kuptime të shtrime në dy kohë, në të shkuemen e në të tashmen. Por, fjala tregon edhe realitet. Sistemi shkollor shqiptar, megjithë përpjekjet për reformim, vazhdon të mbetet rob i strukturave socialiste të modelit rus. Nxansit qi msojnë përmendsh, arrijnë t’ia dalin mbanë qoftë edhe me nota kaluese, kurse n’shkollat dhe universitetet  e vendeve të zhvillueme, kërkesat e larta për cilsi, zhvillim t’mendimit t’pamvarun e shpirtit kritik, bajnë qi megjithse të gjithç nxansit msojnë, seleksionohen simbas  ” t’nxanunit” e lands. Sa bashkkohore m’u dukë forma “me nxan”! Sa e pasun do ishte gjuha shqipe sikur ta kishte konsideru ma shum gegnishten. Njat qi s’ma kishin msu vite e vite gjuhë shqipe, ma msoj nji njiri qi fliste “gjuhën e vjetër”. Gurra gjuhsore e popullit asht e pavdekshme.

Uniteti mbarshqiptar edhe pse ndoshta s’do arrihet me lëvizje kufijsh, duhet të rikrijohet në nivel intelektual e shpirtnor. Veç at’herë kur të riçmohet pluraliteti linguistik dialektor, veç at’herë kur artikulimet e aspiratat  e shprehuna n’tana fushat e kulturs, po  simbas ktij pluraliteti të tingllojnë nji e vetme, n’pandërgjegjshmen kolektive,  at’herë do ket nji Rilindje t’dytë shqiptare.  Jan Kollar përdor nji term qi i përshtatet ides : “Solidaritet letrar” i përkufizuem si “ pjesmarrje e të gjitha degve të popullit në prodhimin shpirtnor të nacionit t’vet, blemja dhe leximi i ndërsjelltë i shkrimeve dhe librave ne dialekt”[…]Çdo dialekt asht i thirrun t’marrin nji jetë t’re te të tjerët, për t’u rinu, për t’u pasunu, […] pa  e nëpërkambë tjetrin ose t’lihet t’nëpërkambet prej tjetrit, por duke i qindru dhe kërku, afër të tjerëve, nji fushë t’lirë vetjake.[…] Solidariteti,  nuk asht njena prej luleve, por asht mbretnesha e luleve, qi mjell, kultivon, ujit, mbron lulet e llojllojshme e thithë nga poleni i kunors së tyne artin e krijimit të gërshetimeve të reja e madhështore"[1]

Nëse Shqipnia ja lejon vedit qi leximi i kollosve t’letrave shqipe t’jetë privilegj i nji elite t’interesueme dhe qi kupton gegnisht, Kosova duhet ta demokratizoj kulturën duke e përcjell  ate ma s’pari nëpërmjet sistemit shkollor. Kosova duhet të ndërtoj materialisht nji shtet mbi pasunin e saj shpirtnore  e identitare. Adoptim i standartit gjuhsor aktual qi përjashton gegnishten, asht me e nda shpirtin nga materja, me e nda popullin shqiptar t’Kosovës nga vlerat shpirtnore qi ai ka kriju. Asht me e dasht Kosovën pa Kosovarët. Levrimi i  gegnishtes asht në vazhden e asaj qi kosovarët arrijn ta bajnë ma s’miri: ruejtjen e shqiptarizmit dhe  ndërmarrjes avangardiste. Ai asht hapi i parë për krijimin e nji arketipi t’përbashkët, mbasi  liron shqiptarët e Kosovës nga kompleksi i inferioritetit dhe çliron Shqiptarët e Shqipnis prej dogmatizmit.

(Autorja shkodrane asht laureate e shkencave politike n"Gjeneve, ku vazhdon per master)


Java

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •