AJO ËSHTË E IMJA
| Saturday, 03.03.2007, 03:55 AM |  

Ajo është e imja vetëm e imja
Ashtu e vogël e zbehtë dhe e brishtë
Është e imja kur i dridhet flegra e majtë e hundës
E askush nuk e vërën këtë as nëna që e ka lindë
Kurdoherë është e imja edhe kur nuk e kam
Kur lëmon nënbarkun edhe kur aborton e përgjakur
Njerëz të verbër si nuk shihni nënshkrimin e saj
Në ballin tim të rrudhur dhe shkëlqimin e syve të saj
Dhe dhembjen e përbashkët aq të ëmbël
Ajo është e imja dhe është hyjnore si dashuria e saj
Vetë perëndia ma dërgoi dhuratë
Në ditëlindjen-ditëvdekjen e hazreti Isës
Isha i ri dhe i pamësuar
Deshta ta hudhja si një margaritar
Të mbështjellë me një gazetë të vjetër

Prandaj jam sëmurë nga moralitisi
Nga çmenduria jam agraisur në çmendinën time të fildishtë
Dhe më dëgjoni si qirrem me tërë gurmazin:
Ajo është e imja ajo është e imja
Edhe kur duhet me Gabimin e saj të parë dhe të vetëm
Edhe kur ledhaton frytet e z.Gabimit
Është e imja kur të fshehtën tonë e mban në gji
dhe mbështjell dhembjen dhe të vërtetën me të qeshurën e saj
O ajo është Virgjëresha o të verbër
Që do të lind një fëmijë të quajtur Dashuri
Pa racë pa komb pa moshë ligj moral gjini
Do të lind një Gjeni që të shpëtojë botën
Nga urrejtja
Ajo është e imja
Një gjeni


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •