Zemëra-tat
| Monday, 04.02.2007, 12:18 PM |  

Një herë e një kohë një Plak i Mënçur Shqiptar u bëri një pyetje të pazakontë disa dishepujve; ai ju tha atyre se, a e dinin ata pse bërtasin njerzit kur zemërohen? Dishepujt u vunë në mendime dhe dhanë disa përgjigje të cilat po i radhitim më poshtë, si dhe sqarimin e Plakut të Mënçur për këtë problem.

I pari dishepull tha se, "ne bërtasim sepse humbasim qetësine. Të bërtasësh do të thotë të humbasësh durimin për ti sqaruarë gjërat dhe njëkohësisht zemërimi shprehet gjithëmonë me fjalë të ashpëra që fliten me zë të lartë."
Plaku ndëryri qetësisht dhe sqaroi se, "zakonisht ne jemi kaq afër me atë që zemërohemi sa nuk është nevoja të bërtasim. Këtë gjë dua të më sqaroni ju lutem. Pse bërtasim pasi tjetrin e kemi tek hunda jonë? Ai shumë mirë dëgjon edhe pa i bërtitur. Pse? Nuk është vetëm humbja e durimit dhe qetsisë."
"Mirë, - ndërhyn një tjetër dishepull, - ne bërtsaim fortë pasi tjetri të dëgjojë më mirë pamvarsisht nëse jemi shumë afër apo larg. Njëkohësisht ne bërtasim edhe për arësyen se mëndja jonë është turbulluarë nga zemërimi..." Në këtë pikë, mendimtari përsëri nuk u pajtua plotësisht dhe e pyeti, "A nuk do të ishte më mirë me fol ngadalë sepse kur flet fort dhe shpejt fjalët nuk dalin me tingullin e tyre dhe nganjëherë marrin kuptim tjetër për tjetër? Pse të mos flitet me zë të ulët xhanëm?!
Këtu ka diçka që ka ndryshuarë shumë ne brendinë tonë dhe, është pikërisht ky ndryshim që sjell zemërimin dhe zërin e lartë kërcënues. Këtë gjë kërkoj nga ju ta kuptoni dhe nëse mundeni të ma shpejgoni."

Kjo bisedë vazhdoi gjatë dhe asnjera nga përgjigjet e dishepujve nuk e bindi Plakun e MËNÇUR, më në fund ai ju drejtua atyre, "dëgjoni djemtë e mij, unë dua t'jua them juve të vërtetën rreth këtij fenomeni të shëmtuarë që më mirë se çdo kush tjetër ne botë, duhet ta kuptojmë ne shqiptarët për shkak të gjuhes sonë të bukur që është me të vërtetë gjuha nënë dhe Gjuha e Zotit në tokë, dhe ju, pastaj duhet t'jua thoni popujve të tjerë që ta dinë mirë të gjithë se ç'do fenomen shpirtëror shpejgohet vetëm me gjuhën tonë shqipe dhe si shembull unë sot po ju shpejgoj pse ne zemërohemi dhe si pasojë bërtasim.

Plaku pushoi një çast, mori frymë thellë dhe pasi psherëtu lehtë vazhdoi me zërin e tij të qetë, të butë, të shtruarë dhe shumë të qartë; "Unë mendoj se këtu fshihet një sekret i madh i jetës sonë të cilin unë e kam zbuluarë duke i qëndruarë shumë afër këtij sekreti për vite me radhë dhe, mendoj se kjo që do t'ju them është përgjigja e saktë. Shkurt, përgjigja ime është; njerëzit bërtasin kur ngrinden sepse janë të zemëruare, por që të kuptoni zemërimin duhet të dini se çdo të thotë ZEMËR-ATË. Kjo fjalë është fare e qartë në gjuhën tone dhe që është e përbërë nga dy fjalë; zemër dhe atë. Fjalën zemër ne sot e dimë të gjithë se çka do me thënë ndërsa fjalën tjetër "atë" duhet ta kërkojmë në origjinën e saj dhe jo ti marrim kuptimin e sotëm dhe ta ngaterrojmë me fjalën si përemër dëftor. Unë kam mësuarë se fjala e sotme "lartë" është deformim i fjalës së vjetër shqipe "atá" po ashtu "atá' tregon largësi; (atë botë, etje) dhe kjo është e vërtetë pasi zemërat e atyre që janë zemëruarë, janë larguarë shumë nga njëra tjetra, janë larguarë aq larg sa ato e kanë shumë të veshtirë ta dëgjojnë njëra tjetrën." Plaku psherëtiu përsëri dhe vazhdoi ligjërimin, "Kështu që për të dëgjuarë në nje largësi pa tjetër duhet të bërtitet fort që zëri i lartë të mbulojë këtë distancë...Sa më i fortë të jetë zemërimi aq më larg janë zemërat dhe aq më fortë nevojitet të bërtitet për tu dëgjuarë. Ky është një ligj fizike por edhe një ligj metafizike njëkohesisht. Vetëm aty materja dhe antimaterja kanë të njëjtin ligj veprimi sot për sot të pakapshëm, (për arësyen e thjeshtë që antimaterja vepron shumë shpejt, në të qindmijtat e sekondes dhe pastaj vdes),...që duhen të studihohen më shumë kujdes nga shkencat e sotëme pasi mund të nxirren konkluzione kaq të habitëshme dhe njëkohesisht magjike që do ta ndryshonin shume jetën tonë në tokë."

Plaku mbylli sytë dhe dukej që po mendohej thellë për disa çaste. Fjalët e tij kishin sjellë një pështjellim furioz në këthjelltësinë e mendimeve të dishepujve të cilët u gjendën të gozhduarë nga llogjika e Plakut të Mënçur. Një heshtje e madhe mbuloi këtë bisedë, secili mendonte diçka të re dhe secili dishepull bënte deduksine private rreth zbulimit të Plakut, por këtë deduksion e prishi ai që e solli, Plaku i Mënçur, i cili vazhdoi më tej bisedën e tij, "Unë dua t'ju kujtoj juve në të njëjtën kohë edhe diçka tjetër por më parë le të përfundoj mendimin tim për zemërimin.
Zemërimi do të jetë përherë edhe më i madh, sa më larg që të jenë duke u larguare zemërat, bile, vjen një kufi që zemërat largohen aq shumë sa më nuk është e nevojshme që të bërtetitet pasi ato, nga largësia tepër e madhe, nuk dëgjojnë më dhe këtu zemrat kanë humbur në rrugë dhe drejtime të ndryshme që mund të mos takohen kurrë me njëra tjetërn.
Nga ana tjetër, siç e thashë më lartë, do t'ju kujtoj edhe diçka; ç'farë ndodh kur zemrat janë në dashuri? Nuk dua përgjigje pasi tani unë dëshiroj që mendimin tim për këtë problem ta shpie deri në fund nga të dy anët e saj. Në këtë rast zemrat afrohen kaq shumë sa ato fillojnë dhe e gradojnë gojën në kalibrin e një zëri shumë të ulët sepse nuk ka më nevojë të bërtitet pasi zemrat janë shumë afër. Në këtë rast edhe fjalët fillojnë të humbasin fare dhe kthehen në një puhize mërmëritje që askush nuk i dëgjon pasi gjuha e zemrave të afërta është gjuhë memece e belbëzimeve. Fjalët këtu më shumë kuptohen dhe është fare pak e neojshme që të flitet. Mjafton vetëm një hapje goje ose një lëvizje buzësh dhe zemra zemrës i ka dhënë mijra mesazhe...Kur zemrat janë puthitur, këtu nuk flitet më por vetëm shikohet, ndihet, kuptohet dhe shijojet gjithëçka që mendon tjetra pale; në fakt të dy zemrat, në këtë rast, janë një dhe jo dy, ato rrahin me të njëjtin rritëm e pulsi është i njëjtë dhe të dy personat që mbartin dashuri, janë një në mendime, në fuqi, në veprime dhe në të njëjtin llogore të fatit.
Kokluzioni im i fundit për ju dhe të gjithë ata që ju ndjekin juve të dashur dishepuj është ky; mos lejoni kurrë që zemrat tuaja të largohen kur ju ini duke diskutuarë për çdo problem që nuk merreni dot vesh, pasi vjen një pikë zemërimi që zemrat e larguara shumë harrojnë rrugën e kthimit dhe nuk e gjejne dot më.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •