SHPELLA
| Saturday, 03.03.2007, 03:57 AM |  

Kokën të ma presin nuk di në ishim në shpellë
apo në bark të nënës Në librat e shenjtë të pluhurosur shkruan se ne jemi
krijuar nga një pikë uji që sfidonte gravitetin në një kristal aragoniti në
Kosovë Këtu e tetëdhjetëmilion vjet jemi puthur së pari atëherë kur nuk
ekzistonin as puthje as dinosaurë as pika gjaku Vetëm dielli ishte në zenit si
sot dhe pezull mbi ajrin tim më mbushje qenjën time e unë të mbarsja me shi
Ende nuk ishin zbuluar thikat kafkanat dhe buzëqeshjet e shtirura As edhe
një akord tjetër nuk tingëllon kështu në një kristal të blerë me para të
huazuara punë e madhe pse moralin e kishin marrë me vete bashkëshortët
besnikë dhe laviret Unë dhe ti ishim ëmbëlsisht të çmendur shtrëngonim
duart njëqindepesëdhjetëmijë vjet para Romeos dhe Xhulietës për vetëm
pesë cm largësi Pallavra shpjegimet e spelologëve Unë zemrën tënde e gjeja
me mija km larg dhe kthjellohesha nga aura Pastaj të falja aragonitin tim
të vetëm në shpellën ku askush nuk dinte gjë për valët telurike
aty ku askush nuk dinte se nuk kishte forcë më të madhe se dashuria


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  •  
  •  
  •  
  •