VAJI I SHQIPTARIT - MARTIRËT
| Thursday, 10.25.2007, 06:52 PM |  

KËRSET PUSHKA

Kërset pushka n´mes t´Prishtinës,
Vrajn´ shqiptarë këta t´bijt e shkinës,
Vrajnë shqiptarë e shqiptaresha,
Të tanë beqarë e beqaresha,
Jau çojnë nanave, t´vdekun, n´shpi,
T´mbulu´m  n´flamurin kuq e zi,
Se dhanë jeten-o për liri,
Për të drejta, DEMOKRACI.

Kërset pushka, vret shqiptarë,
T´bijtë e shkinës-o barbarë.
“Ndale turrin, shka I shkinës,
Ka me t´vra  gjaku i Prishtinës.
Se shqiptari s´vret pas shpinës,
Kur don t´vrasë more barbar,
Ka me t´dalë ty´ ballë për ballë,
S´ka fuqi turrin t´ia ndalë.“

Kërset pushka po vret trimnesha,
Vasha t´reja, shqiptaresha,
Të bukura, t´pastra, beqaresha,
Sikur Nita, ajo arbëresha,
An´e  kand nëpër Kosovë,
I bajnë nder po tokës sonë,
Sikur Nora e Kelmendit,
E si Shota, ndera e Vendit.

(Prishtinë, 1981)

KANGA E DEMONSTRATAVE TË ´81-shit

O, më njëmbëdhjetë, vëllezër, e njëzet e gjashtë
Po të marsit ´81,
Do të shenohet në histori
Në histori shënohen tëto data
Se Kosovarët u çunë në demonstrata.

Në demonstratë u çu´n pa qare
Të kërkojnë të drejtat kombëtare
Të kërkojnë çka na takojnë
Si të tjerët dhe ne t´i  gëzojmë,
Me njëmbëdhjetë kaloi disi,
Me njëzet e gjashtë u bë kërdi,
Se njësitë speziale
Janë versulë n´lule shqiptare
Se njësitë speziale
Janë versulë n´lule shqiptare
Se njësitë po të Serbisë
Janë versulë në lule t´çiknisë;
Duke prerë e duke gri
Vasha të reja e studentë të rinj,
Duke prish edhe gji të çiknisë
Duke shkatërruar faren e djalërisë
Që të mos lindin më Mic Sokola
Po e shkretë të mbesë Kosova.

Për masakër që k´ta bënë,
Që na vranë edhe na ranë
Që për herë të parë jo nuk e kanë
Me një prill populli ngritet n´kambë;
Janë tubu, në Prishtinë dyqind mijë
Kërkojnë të drejta e barazi.
Janë bashkuar nxënës e studentë
Për çka të gjithë jemi kometent,
Që të ketë nxënësi ku të mësojë
Dhe studenti ku të studiojë,
Që minatori në galeri
Mos ta nxjerrë arin për Serbi.
Mos të shkrihet plumbi sikur lum
E të shkojë në pus pa fund.
A ësht´ e mirë edhe e drejtë
Që fushat tona me grurë si det

Që të shkojnë në tjetrin kosh
E shqiptari barkun bosh?
Po kur ra ai terri i zi
Ka dhënë urdhër kjo Serbi
Që të qohet milicia,
Të bashkohet edhe ushtria
Parashuta në Kosovë po lëshojnë
Që Kosovën ta robërojnë,
Kanë hudhë bombë e municion
Në trup t´shqiptarit të gjitha ranë.

Tërë Kosova u ngrit në këmbë
E protesta gjithkund po bajnë,
Shih llapjanët kur çohen n´kambë
Në t´katër anët udhët; kanë zënë
Milicinë po e çarmatosin
E vetveten e armatosin,
Që t´i  mbrojnë bijtë edhe të Drenicës
Ata nipa të Azem Galicës.
U ngrit Peja e Gjakova
Në demonstrata tërë Kosova.

Po vushtrria heroike
Ajo e vjetër dhe kreshnike,
Në kanagjeq u nis të shkojë
Me gjak pajën ta lulëzojë.
Po Ferizaji athue çka ka?
Në Sefë Kosharen më ka përngja
E ramë Bllacën që u vra,
Në Idriz Seferin atë trim të vërtetë
Që nuk iu dhimbs jeta të vdesë
Për vatan e popull të vet.
Po Lipjani ç´ka që bërtet
Për herë të parë në histori të vet
Nxënësit grushtat lart po i çojnë
Republikën po e kërkojnë.

E Gjilani me Karadak,
Nuk kanë frikë nga Serbi aspak!
Se shqiptari i vërtetë
Nuk i ikë jetës të vdesë.
Ja një shembull të vërtetë:
Për një vajzë si luaneshë
Ishte e re dhe studenteshë
Po mbi tankë ajo hipi ,
Vendosë flamurin kuq e zi,
Por oficieri me revole në dorë
I bie vashës në kraharor;

I ra indeksi, i kishte dhjeta
Kjo na ishte e vërteta
Për Kosovë nuk iu dhimb jeta
E s´u  tremb vasha të ikë
Për KOSOVEN REPUBLIKË!

                                
DY KORRIK I VITIT  `90-të

Dy Korrik i vitit  ´90-të
Historia e shkroi ni jetë
E kanë nënshkru´ niqind  e pesëmbëdhetë,
Kosovëe tmerrin me ia hjekë,
Me hapë rrugën e lirisë
Me vullnet të popullsisë
Sepse populli kosovar
Pavarësi ka lypë me shpallë,
Rrugë t´lirisë me hapë për ne
E me shkru´ kushtetutën e re.

Ditë e hanë dielli ka le
Shndrit Kosovën t´dashtunin Atdhe
Shndrit Kosovën me i dhanë jetë,
Kanë marrë rrugë niqind e pesëmbëdhetë
Ju rrah zemra prej dëshirës ,
E me hy n´qytet t´Prishtinës
Pa u ndeshë me milici,
Që ka pru´ mjaft kjo Serbi,
Me ia zbutë zemrën Bozhoviqit,
Që sa herë derën e kyçi
S´lejoi me hy n´shtëpi të vet
Si të ish I veti ai parlament,
Por s´do të bahet ma i tradhëtarëve;
Po do të jetë gjithë I Kosovarëve.

Porse trimat që mirë mendojnë
Kanë një lëkurë që nuk e ndërrojnë,
E kanë zemren plot gjallni
Pranë Kuvendit mirë kanë mbërri
Porse derën prap e kyçi
“Kryetari” ai Bozhoviqi,
Nuk don deren askush me çelë,
Porse dielli i mirë nxen në verë
Kështu njiqind e këta pesëmbëdhetë
Në oborr mirë kanë zanë vend
Fillon punën ky Kuvend.

Në katër anët të rrethu´m,
Por të trembun jo, jo kurrë
Të tri dhomat kanë vendosë
Me udhëeqë tëtë mbledhje sot,
Gjurgjiali emnin Bujar
I prizerenit faqe bardhë,
Përcjellin mbledhjen gazetarë
E musafir nga bota mbarë
Verena Gravsi për liri
E Zhan Zhaku për miqësi,
Çarls Greivsi për drejtësi
Eva Bredli avokate,
Përcjell botën kate-kate.

Kështu  këto kushte jashtënormale
Po udhëheqë Bujar Gjurgjiale
Delegate e delegatë
E përcjellin me zemra plot
Se n´këtë ditë, vendimtare,
Po i mbrojnë të drejtat kombëtare,
Që ky popull i lau me gjak
Tue na vra në arë e prag
Tue na vra në rrugë e votër
Tue vajtu´ po nanë e motër,
Ushtarë të vramë tue na pru´ në shpi
Për me u kthy´ nuset n´gjini,
Por sot vetëdija e jonë kombëtare,
Asht e pastëe e jo tradhtare,
E tradhtarve u kem´  tregu´
Me fat të popullit nuk mujnö me lu!

Nisë me folë Bujar Gjurgjiala
Kosovarëve po u çon të fala
-Delegat na keni zgjedhë
Me i mbrojtë të drejtat me nderë,
Me kerku´ kushtetutë të re
Me nderu tonin Atdhe
Mos me shitë Kosovën plakë
Që sa herë u la me gjak,
Përfundim në t´katërtën pikë
Ashtë Kosova Republikë,
Durtrokitje në qiell e në dhe
Do t´na del dhe Kushtetuta e re.

Se na quajnë, po, tokë poshtruese
Deklaraten kushtetuese
Me pesë pika Kuvendi e bani

E lexon Muharrem Shabani,
Kjo deklaratë, ky dokument
Që Kosovës t´i  ipet vend
Në Federatë a n´Konfederatë
Veç me qenë të barabartë.

Se n´vend të tretë me popullësi
Ne që jemi n´Jugosllavi
Domë liri, DEMOKRACI,
Nuk domë tankë, ushtri, përdhosje
Porse domë ne vetëvendosje
Gjithmonë të tjerët i kem´ nderu´
Asnjëherë s´i  kem´ nënçmu;
S´I  kem´ qujtë popujt kombësi
Si na quen neve kjo Serbi.
Porse populli ynë shqiptar
Mirë e di kush asht´ tradhtar,
Mirë e di kush ka nenshkru´
Që ketë tokë me aneksu´,
Porse sot kem njerëz t´vertetë
Të Kuvendit njiqind e pesëmbdhetë
Të gjithë të lidhun me besa-besë
Për komb të vetin me luftu´
Kurrkujt të keqen pa ja mendu´
Të gjithë janë pëllumba të bardhë n´pranverë
Ka me i dashtë populli përherë.


NË SHTATË KODRA, NË SHTATË MALE

Në shtatë kodra, në shtatë male
Ndihet vaji i nji zemre nane
Ndihet vaji e ndihet gjama,
Për djal´ t´vetin vajton nana.

Vajton nana për t´vetmin djal´
Që ja prun n´shpi me plumb në ball´
Ja prun n´shpi dhe me plumb në zemër
Për nji nder dhe për nji emen.

Sa përmall´shëm nana vajton
Për hajr plumbat djalit ja ban
Për hajr plumbat biro n´ball´ e n´gji
Nji për flamur nji për Shqipni.

Nji për flamur te Skënderbeut
Edhe nji per nder t´atdheut,
S´te vajton ma nana Ty
Se t´kam lind´ t´bish për Arbni.

Te kam rritë e t´kam ba burrë
Që ta mbrosh tonin flamur
Të martova me plumba n´ball´
N´vend të nuses lapidar.

Se kjo tokë e ka traditë
Me gjak trimash me u ujitë
Edhe lulet ma t´bukra qelin
Kur rinia farë gjaku mbjellin.

Për liri asht deka e burrit
Për hajr t´qoftë dita e flamurit,
Për hajr t´qoft nanë deka e djalit
Për flamur të Ismail Qemalit.

1990-Burgu i Smrekovnicës


DURUEM STUHI E FURTUNA

Historia po cungohet,
Historia po vonohet,
Historia me embargo
Vetëm në Kosovë.

       Intelektuali, shkencëtari, bujku, punëtori…
       Pa qetësi shpirtnore, pa qetësi fizike,
       Me zhurmën e tanksave, të pinzgauerëve…
       Shqiptar! Mjaft durove!
      Askush si Ti,por durove!
Durove kur t´i  vranë fëmijët,
Kur t´i  vranë nxënësit, studentët...
Kur të quajtën „terrorist“ e „kanibal“,
Kur të denuan e të izoluan...
Kur t´i  hudhën në rrugë mijëra punëtorë,
Edhe kur kërkojnë ta festojmë ditën e zisë,
Edhe kur t´i  mbyllën shkollat, konviktet...
Edhe kur të sulmuan ë mbledhjen e demokracisë,
Edhe kur nanat ona u quajtën „lavatriqe“.
Duruam edhe kur flamuri ynë her´ndalohej e her´ ndërrohej,
Duruam edhe ur na i ndërruan emrat e shkollave,
Emrat e rugëve, e edhe kur bustet e fytyrave kombëtare,
hiqeshin nga vendet që me shekuj e dekada i nderuam.
E çka nuk durove o shqiptar!
O i ndershmi njeri-
Për hir të demokracisë.
Sa çudi?! Paska njerëz në botë- këtë s´e  kam dijtë-
Që nuk dashkan demokraci!
Por, shqiptari sot ashtë krenar, se:
Nuk ndjelli ndasi,
Nuk vrau, nuk burgosi, nuk izoloi,
Nuk ia ofendoi askujt identitetin kombëtar,
As nanat askuj s´ia quajti lavatriqe,
As mitingashëve s´ua  zuni pritën,
As polici speciale nuk përdori…
Nuk e përdori as gazin lotsjellës,
Atë e gëlltiti vetë (bile të prodhuar në Izrael).
Nuk I përdori anket për të ndjellë frikë e tmerr,
Nuk I hyri askujt në shtëpi-
Kërkoi gjithmonë, me dy gishta ngritur-
D E M O K R A C I !

Shqiptari sot ka mbetur pa orë letrare,
Pa teatër, pa koncerte, kangë e qeshje,
Këto i harruem kaherë-

Vallë? A ashtë e drejtë që në këtë kohë moderne,
Të izolohet i tanë nji popull?
Sot qan i tanë populli shqiptar-
Qan nana e Milot Kryeziut nantëvjeqar,
Qan edhe an e Ylfete Humollit,
Qajnë edhe shumë nana shqiptare
E bashk me to qan edhe mbarë Kosova:
Se kjo tokë dh shumë trima për liri,
E sot? Ne vritemi për liri!
Sa tmerr? Në prag të shekullit XXI,
Kur bota përpara marshon,
Me hapa të sigurt në demokraci.
Por edhe Evrpa e civilizuar kur thërret,
Ne vritemi, plaçkitemi, torturohemi...
Edhe fëmiu quhet „terrorist“
Na quajnë „majmun“ si na quajtën edhe përpara
(bile thonin edhe me bishta)
E edhe fëmiu dy vjeçar denohet-marri!
Pse? Se ka ngritur lart dy gishta.

Duruam po çka nuk duruam, o njerëz !
Duruam edhe kur na diferencuan,
Duruam edhe kur na i mveshnin të pabamet,
Edhe kur na helmuan nepër shkolla,Nëpër shtëpia, fabrika e uzina,
Duruam edhe kur na dënuan...Pse?
Se i batëm fëmijët tanë të helmuar,
Se ua dhamë ndihmen e parë pjellës sonë.
Duruam edhe kur na akuzuan se jemi hemues,
Se helmojmë fëmijët tanë, shkollarët e puntorët tanë-Absurd!
Vallë? A ka dikund në botë që nëna fëmiun e vet ta helmojë?
Kush këtë sot e beson?
Po kush pra mundohet të baj´ këso gjana?
Kush? Kush pra qenka ai njeri ?
Ne botës i tregojmë:shqiptari këtë e di.
Se për këtë na prunë prapë milici,
Tanke, autoblinda, topa e ushtri,
E milicët shqiptarë i përjashtuan.Pse?
Se zunë hedhësit e helmit në fëmijë,
E hedhësit e helmit nuk ishin shqiptarë,
E kriminelin serb s´guxon ta zejë milici shqiptar.
Serbit „s´guxon t´i  mungojë as qimja e flokut »
Se serbi e malaziasi kanë të drejtë :
Të vrasin, të rrahin, e të plaçkisin shqiptarë,
Kanë të drejtë t´i  ndajnë edhe shkollat e tyre,
Kanë të drejtë të bërtasin e të këndojnë,
Të festojnë, të dehen, të shajnë e të dhunojnë,
Të ngrehin flamujt e tyre e të urdhnojnë:
„Shqiptar,festoma festoma festën time, ditën e shtetësisë“!

Për shqiptarin ditë e zisë!
Hë! Ata të urdhënojnë të këndosh kur të qahet,
Të qeshësh kur të vrajnë,
Por ata të bajnë edhe:
Të vajtosh kur ke dasëm e fejesë,
E kur të qash ti – ai qesh!

Kosovë! Të mbuloi dhuna, terrori, mjerimi…
Kosovë! Të ka zanë rrënqethja e trishtimi,
Por, shqiptar! Duro si shqiptar,
Edhe ti je njeri e durimi ka kufi-
Gjaku e loti u derdhën për liri.
Me shekuj e mote durove e çka s´durove?
Por, anmikut kurrë s´iu nënshtrove.

Shqiptari çdo herë ka qenë për liri,
S´duroi dhunë, terror e robëni,
Por edhe askujt këto të pamira s´ia dëshiroi,
Me keqardhje në tanë botën i denoi.
Shqiptari me shekuj denoi robrimin e të tjerëve,
Dënoi ai edhe fashizmin që vetë e luftoi,
Edhe kur Spanjën e dogji, e preu, e shkatërroi,
E denoi nacizmin, e luftoi me trimni,
Tue dhanë dëshmorë, tue derdhun gjak për liri.
Denoi shqiptari edhe hudhjen e bombave atomike në Japoni,
Dënoi cionizmin që vriste edhe fëmijë,
Dënoi hudhjen e helmeve në qytetin Araba,
Që sterile të mbesin palestinezet:vasha e gra!
Shqiptari denoi edhe vrasjen e Salvador Alendes,
Edhe mbajtjen në burg të Nelson Mendeles,
Denoi edhe intervenimin në Vietnam,
Po ashtu atë në Avganistan.
Denoi shqiptari edhe vrasjen e mësuesit ezak,
Denoi rracizmin, ndarjet s´I deshi aspak,
Deshti shqiptari- njerëzimi të rrojë në liri,
Por edhe për vete kërkoi barabarësi.

Shqiptari uroi botën progresive,
Uroi njerëzit që u munduan për liri,
Edhe Nënë Terezën që kujdesej për fëmijë,
Edhe Peres de Kuelarin që botës i printe,
Edhe rrënimin e murit të Berlinit,
Edhe lirimin e Mendeles nga burgu,
Edhe shpaljen e Namibisë si shtet,
Uroi shqiptari, por ja si mbeti vetë:
      I robëruar, i sakatosur, i rrethuar me ushtri,
      I helmuar, spitalet me milici,
      Me rrënqethje familjet-kur do të rrethohen,
                                                 23
      Kur do të bastisen-fëmijët të tmerrohen,
      Kur me censurë ashtë shtypi,RTP-ja e Universiteti
      Shqiptari sot s´ka të drejtë të urojë për veti!

Botën progresive sot e thërret shqiptari,
Për t´i nderu´ të tjerët na e ka lanë i pari,
Të jetohet bashkë edhe në fqinjësi,
Pa lajka, pa urrejtje, edhe pa tradhti.
Se jemi shqiptarë e domë demokraci,
Në Evropën e lirë edhe të hyjmë.
E në pasuri t´na prekin s´do të lejojmë,
Të huajen s´e  lakmojmë, por të huajen e nderojmë.

       Lëngon sot Kosova e mjerë,
       Derdhet gjaku përsëri,
       Derdhet gjaku e derdhet loti
       Se kjo tokë kërkon liri.

       Del shqiptarja e shqiptari,
       Në log t´burrave, n´këtë tokë, n´këtë dhe
       Falin gjaqet e ngatrresat,
       Se tjerë anmiq kanë dalë ndër ne.

       Çou shqiptar, si di të çohesh,
       Le të thahet´ gishti i krimit,
       Çou, shqiptar si di të çohesh,
       Të shtrish dorën e pajtimit.

       Të na ndajë, të na përçajë,
       Këtë anmiku dëshiron,
       Të ndamë e të përçamë,
       A e shifni si na robnon?


Mars 1990-Lipjan

KANGË PËR ISA BOLETININ

Hej, krisi pushka e na doli tymii
Ja ka mbërri Isa Boletini,
Mbi anmikun, vëllazën, bini,
More, anji t´gjallë kund mos e lini!
Asnji i gjallë kund mos t´na jesë,
Të luftojmë, vëllazën, si e kem´ adet.
      Bini, vëllazën, tha bini!
      Burra t´malësisë!
      Bini, vëllazën, bini,
      Ju-dielli i lirisë!

Hej, krisi topi e ra në kullë,
Nuk ja lëviz frengjitë, jo, kurrë!
Se atë e ndëtoi vetë dora e shqiptarit,
E Isa Begi na rri ma i pari,
Rri i parë, e ambël na flet:
“Të lidhim besë, vëllazën, si e kem adet!”
      Bini,vëllazën, bini,
      Murra t´malësisë!
      Bini, trima, bini,
      Ju dielli i lirisë!

O, jarga në gojë Pashës po i shkon:
“Due gjallë, Isën m´e  zanë.”
Por, mashtrue Pasha ish kanë,
Se kurrë dragoni gjallë nuk o´ zanë.
Se Isa Begi tash urdhën po jep:
“Bini, vëllazën, si e kem adet!”
       Bini,vëllazën, bini,
       Burra t´malësisë!
       Bini, vëllazën, bini,
       Ju dielli i lirisë!


KUSHTETUTA KAÇANIKUT

O, shtatë shtator, në Kaçanik,
Janë tubu´ trimat për Republikë,
O për të mirën-o, për atdhe,
E shpallën Kushtetuten e Re!
         O Kaçanik, o faqebardhë!
         S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
         Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
         Sulesh e vritesh-o, për vatan.

O n´shpi t´kuturës-o, janë tubu´,
Me lule t´kuqe mirë zbukuru´,
Po ky kuend u ba historik
Themelet t´Kosovës-me Republikë.
       O Kaçanik, o faqebardhë,
       S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
       Ushtri e mbretit s´pati çka të ban,
       Sulesh e vritesh-o për vatan!

O në ato gryka, në Kaçanik,
U shpall Kosova shtet DEMOKRATIK,
Ku Idriz Seferi jetën ia ka falë-
Kosovës trime dhe nderit kombëar.
      O kaçanik, o faqebardhë,
      S´kanë çka të bajnë milicë as ushtarë,
      Kurrë prej zaptuesit nuk pate frikë,
      Sulesh e vritesh për REPUBLIKË!

Zagreb,12 shator 1990.

KANGË PËR AZIZ KELMENDIN

Oficerët në kambë janë çu,
Aziz Kelmendin  e kanë rrethu´,
E rrethojnë kët´ djalë të ri
Për m´e  vra,po, në tradhti.
       Kështu dha urdhën gjenerali:
       N´Paraqin me u vra shqiptari!

Në mes të natës e rrethojnë,
Kështu mendu´n  që ta nënçmojnë,
Për m´e  vra këtë djalë bujar,
Pse ish trim e ish shqiptar.
      Kështu dha urdhën gjenerali :
      N´Paraqin me u vra shqiptari !

Në çdo mënyrë e torturu´n,
Porse trimin s´e  nënshtru´n,
Nana shqipe e kish le-
Mos me pasë frikë për atdhe.
     Për këtë urdhnon gjenerali:
     N´Paraqin me u vra shqiptari!

Aziz Kelmendi, sot t´kendojmë,
Për Kosovë ke ra dëshmor,
Shembull t´mirë ke lanë ndër ne,
Si vdes trimi për atdhe.
     I tregove gjeneralit,
     Se je bir e bir shqiptarit.

KANGË PËR AFRIM PREBREZËN

O zo´ ç´ka  ndi kjo botë shkreta,
Se n´Kosovë ç´po ban Sërbija-
Na i vrajnë vashat e djelmoshat,
Barbarisht masakrohen fëmija.

Maji i vitit  ´91,
Si çdo Maj që çet lule dredhzën,
N´kamë janë çu çetnikë t´Kuzminit,
Për me mbytë Afrim Prebrezën.

N´klasë të pestë nxanës shembullorë,
Me gëzim nana e çonte n´shkollë
Bashkë me motrën, Ganimeten,
Sa të lumtun e kishin jetën,

Por s´la  shkjau jetën m´e  getu´,
M´e  mbytë Afrimin plane kanë ba,
Njimbëdhetë vjeç me ia nalë rritën,
E m´e  nda otrën me vëlla.

Ishte pra viti  ´91,
Pranerë, Maj, data 27,
Shkon Afrimi e lëshon bagëtinë,
Njimbëdhetë vjet djali tu´ lëshu´ shtat.

Merr me veti libra, fletore,
Për me i ba detyrat shkollore.
“Babagjysh ditën e mirë,
Do t´i  ruj´ mirë bagëtinë.

Kanë çu´ bagëtinë në ushë-Lendina,
T´Bardhit, të fshatit t´Madh,
Pa mendu´ po se në prita
Çetnikë, t´Kuzminit u kanë dalë.

Lojna t´çobanisë kanë fillu,
Edhe ftyra si nur u ndrit,
Me të shpejtë e kanë pru´ lajmin:
„Ikni, shkijet na kanë ra n´pritë!“

U ba rrëmujë e tollovi,
I lanë lojnat e çobanisë,
Po çfarë zemre duhet t´ketë njeriu-
Që e prishë lojën e fëmisë.

Të gjithë fëmija paskan ikë,
Veç Afrimin çetnikët e zanë,
Tu´ i mëshu me druj e shytni
Të vdekun n´vend e paskan lanë.

Kur u tregu´n  nan´s e babës,
Sikur djelli me ndalë dritën,
Se çetnikët e Kuzminit
Djalit t´uj ia ndalën rritën.

Si shqiptar s´e kem´ pasë traditë
Sikur shkjau fëmijë me mbytë,
Nanë e babë gajret me ba
Se deshmor djali u ra.

Gajret ban, nana Fatmire,
Edhe ti, baba Metush,
Se kësi krimi që ban çetniku
Nuk e ban në botë urrkush.

S´e  harrojmë djalin tuej,
E kujtojmë, po, pa ia da,
Prind ju pat juve për s´gjalli
Kur ra dëshmor, me mija i ka.

Vinë pranverat, stin´t  kalojnë,
E në Maj çel lule dredhëza,
Por s´harrohet kurrë për jetë
Fëmija i shqpes, Afrim Prebreza.

1990

KËNGË PËR YLFETE HUMOLLIN

Kjo Kosovë po tokë arbnore
Ju ka lëshu ni valë mizore,
Me na e marr´ çdo gja kombëtare,
Prej fillores në universitare,
Po na ban çdokend anmik
Profesorë e akademik.
Me masakër e me dhunë
Na´i  ndalen mësim e punë,
Kanë qit helm e municion
N´trupa t´njomë të gjitha ranë.

Që dhjetë vjet n´Kosovë jetojmë,
Me dhunë e vrasje, terror shtetnor,
Tu´ na vra n´shkolla e n´shtëpi
Njerëz ma t´mirë n´burgje tui shti
Nxanës, studentë tuj i përjashtu´,
Papunësinë, po tu´ e shtu´
Tu´ na qujtë nacionalista,
Terrorista, kanibalista
Me nai kthy mbiemnat n´viçe,
Naj qu´jnë nanat,lavatriqe.

Mos me hy ma thell´ n´mendime,
Po I këndojmë ni vashës trime
Që jeta e saj ju fal këtij trolli
Ish shqiptarja Ylfete Humolli.

Me nji shurt po agoi dita
E milicët kanë zanë prita,
Me vra shqiptarë që qojnë dy gishta
Që kërkojn demokraci,
Që s´durojnë dhunë, kërkojnë liri,
Si gjithkund në Kosovën trime
Që po vuen n´vaj e idhnime
N´Lupç të Poshtëm u derdh gjaku
Aty ku lindi Adem Demaçi,
Volli zjarr automatiku
Vashës s´re jetën ja fiku.

O atë mëngjes atë ditë me diell
Stinë e dimnit po ishte verë,
E Ylfetja ishte zgju´,
Po në shkoll´ ajo me shku´

Dituni për me fitu´,
Per me mësu´ ta urren robninë
Ta kërkon gjithmonë lirinë,
Se kështu jeta e kishte mësu´
Dhunë, terror mos me duru´.
E Ylfetja del n´livadhe
Me shokë t´shkollës rrokë në valle,
Janë rreshtu´ dy e nga dy,
Tu´i  ngrit veç dy gishtërij
Tu´ kerku´ demokraci
As me armë e as me topa
Ç´po kërkojmë ka ndi´ bota
E Ylfetja gishtat çon
Si shqiponja qi fluturon
Për liri, demokraci
Qi shqiptarët mos t´rrnojn n´robni.

Dal kadalë janë rreshtu´
Pranë flamurit janë rreshtu´
Të bashkuem për liri,
Tu´ kërku´ demokraci
E Ylfeta në rreshta t´parë,
E rrokë plumbi mu në ballë,
E rrokë plumbi i gjakatarit
E i shtymë edhe prej tradhtarit,
U nda shqiptarja nga kjo jetë,
Për Kosovë kurr´ mos me vdekë,
Nuk do vdesish, oj motra jonë
Për Kosovë ke ra dëshmore,
Se Kosova të ka rritë,
Me gjak t´njom´ me u ujitë.
Nuk mbajme zi, por jem krenar
Ju nderojmë me lule n´varr.


KANGË PËR SHUKRIJE OBERTINCEN

Moj pranverë tet´dhjet´ e nantë
Sa e ngrysun sa e vrantë,
Sa e pa shpirt ti qëllove
Mbar nji popull e tradhëtove.
E shum nana i verbove
E Kosoves lirinë ja more,
Po me tanksa e ushtri
Për me vra vasha e djem të ri!
Me robnu popullin shqiptar
Buk´n  e gojës me ja marr,
Me varros çdo gja shqiptare:
Kultur, arsim, lirinë kombëtare…

Porse populli trim shqiptar,
I del hasmit ball´ për ball´,
Djel e vasha , t´njoma,t´reja,
Para tankëve i mblon hareja,
I ka qit nana n´ket jetë,
Me ja fal Kosovës t´shkretë,
Sa shpejtë toka e uji i rrirë
Me gjak Kosova me u ujitë,
E ma t´kuqe lulet me u rritë
Se kur vret hasmi n´Kosovë
Nanat tona lindin “boll´”
Kur vran hasmi fëmi dhjetëvjeç
Nanat lindin katërneq!

Kështu n´mars t´vitit tetëdhjetenantë
Vit i ngrysun dhe i randë,
Kur bota gëzohet në pranverë
N´Kosov´ fillon rrëmuj e skëterë
Po me tankë dhe ushtri,
Na e vodhën atë pak liri.
Por ngriten n´kambë djel e vasha
Nëprotesta e demonstrata
Ushton Kosova, Llapi, Drenica
Si të ishin ngjallë Shote e Azem Galica
Ish me shokë Shukrije Obertinca.

Vajz´ e re gjashtmbëdhjet´ vjeqare
E lehtë e bukur si Sorkadhe,
I vlonte zemra prej dëshirës
T´hy n´protestë n´qendër t´Prishtinës.

Ti ngris lart dy gishtëni
T´kërkoj liri, demokraci,
S´durohet dhuna me tradhëti
S´lejohet të tjerëet t´na e presin fatin
Ma mirë asht me e derdh gjakun.

Lamtumirë babes i thotë
Në Prishtinë unë po shkoj sot
Me u bashku me shoqe t´mia
Na thërret toka dhe liria
Rrugë të mbar baba u ka thanë
E mirë leje u ka dhanë,
Bashkë me motër përshendeten
Pak ma gjat me nanë të veten,
Sa mirë nana i përqafon,
E n´Shukrien dy lot i ranë.

Me autobus rrugën kanë marrë
Në Prishtin sa shpejt kanë ardhë,
Por Prishtina ish blloku:
“Sa shumë milic motër paskan pru”
Të dy motrat si sorkadhe
Kanë fillue me britë me t´madhe,
Me grupe tjera janë ashkangjitë,
Për Kosovë pa pas kurrë frikë
Pa mendue k´tu kush do t´jesë
Tu´ këndue kangen : »Besa-besë… »

N´kët rrëmuj n´kët´ tollovi
Fillun me qit po helm të zi,
E rafalët shqiptar tue gri
Tue vra t´ri edhe trimnesha
Hudhet Shukrija si Luanesha,
Pa mendue,se plumbi shpon
Me gurë tankset i qëllon.
« Para shoqe e shok » i fton!
Në katër anët llahtari
Por shqiptari për liri
I ngreh gishtat proteston,
Se Kosova nanë na fton
Me e derdhë gjakun e lirisë.
Ka nevojë toka e Arbnisë.

Gruppe, grupe, vasha t´reja
Ua kaplon zemrat hareja
Grupe, grupe vasha e t´ri,
Kerkojnë liri, demokraci,

Por kur hynë në rrugë t´pazarit
Villnin zjarr tyta t´tradhtarit,
Villnin zjarr për me shue jetë
E me vra Shukrien e shkretë,
Me dhanë jetë me shumë shokë t´vetë,
Se n´pranverë e kish pagzimin
Me ja ba n´pranverë vorrimin.

Kështu plumbi i gjakatarit,
E rrok Shukrien në lule t´ballit
E rrok motra në prehen t´vet,
E në gjoks kokën ja qet
Gjaku i kuq nga goja i del
I afrohen shokët në ndihmë,
Porse nana nji Shukri lindë,
E këtë vashë ja vrau Serbia
Me ja qu t´vdekun te shpija.

Në vend t´fustanit të nusnisë,
Me i qitë flamur t´lirisë
Në vend t´dasmorve me hare
Mija vetë me e qu n´dhe,
Për Kosovë përsri me le
Se e dha jetën për atdhe
Gjaku i saj u derdh n´këtë dhe
E kjo toka e Arbënisë
Nuk harron kurr gjak t´lirisë.
Moj Shukrije Obertinca
Je trimneshë si Shotë Galica,
Vrasja jote asht nder i vendit
Si i pat dhanë Nora e Kelmendit
Fli e qetë nuse e lirisë
Nuk t´harrojmë per jetë t´Arbnisë.


KANGË PËR VEHBI IBRAHIMIN

Çka ka qielli që gjemon,
Çka kanë  detnat që ushtojnë,
Çka kanë  kodrat që rënkojnë,
Çka kanë fushat që vajtojnë,
Çka kanë lulet aromë që s´lëshojnë,
E bilbilat që s´këndojnë,
Edhe Drini rrjedhen ndal
Se nji burr shqiptar e vranë,
Vehbi Ibra emnin ia thonë.

Dhjet´ tetor tetdhet´ e nji
Atje larg n´kurbet të zi,
Dorë e UDB-es paska mbrri,
Me vra burrin në tradhëti
Zgjati dorën UDB-a sllave
Për me vra zemra shqiptare
Pa zot shpie mbet nji familje,
Pa nji anëtar po kjo Besëlidhje.

E lotun të shtatë fëmija,
E lotun tanë shqiptaria,
E vajtoj gruja me plumba n´gji,
Se ra deshmor për nanë Shqipni.
Me lot n´sy por me krenari
E kujtojmë vepren e tij,
Se n´protesta e demonstrata
Ishte n´ball me ndjenja t´pastra,
Ja k´ndoj kangen me sharkinë mike
Se ra deshmor për troje etnike.

S´ndalej trimi e s´e ndal turrin
Me Arben Kosovën këtë far´ burri
Te tanë Evropën tuj e shetit,
Kosovën nanë me e qitë n´dritë,
Virtyte t´larta e ideal
E me besë t´popullit shqiptar
Sa i afërt ishte për mikun
Shumë i tmerrshem për anmikun
Fjal´t  e tij si lunte topi
Shpirt i tij fuqi baroti,
Hal´  në sy iu ba Serbisë
E i dhanë po zjarr alltisë
T´vdekun n´tokë po tue lanë

Për shqiptar hero e banë.
Për këtë djal e trim bujar
Ngrit ja kanë nji lapidar
Edhe i vdekun e gurbetqar,
Edhe i vdekun në kurbet t´zi
Po pushon sot trupi i tij,
Po do t´vjen e jona liri
Do t´i marrim eshtnat e tij
E I varrosim ne në Arbni
Në vendlindje n´fshatin Uglar
Do t´i  ngrisim Lapidar,
Edhe kanga do t´i  kendohet n´mote
Se ra deshmor i kësaj toke.

1992-Gjermani

KANGË PËR ALI AJETIN

Më 30 Maj tetdhjet e nandë
Na u hap nji lajm i randë,
Për gjithmonë u shue nji jetë,
N´fushë t´mejdanit, aty mbeti,
Me armë në dorë Ali Ajeti.
      Këtë kangë ja fali shpirtit të tij
      Se dha jetë për nanë Shqipni.

Gjak rinor e zemër bujare
Me plot ide përparimtare,
Me Fadil Vatën e Afrim Zhitinë,
Me shumë të tjerë dhe Fahri Fazlinë,
      Ua këndoj këtë kangë me sharkinë mike,
      Se dhanë jetë për troje etnike.

Bir i popullit dhe i kësaj toke,
Qe e kish´ rritë ajo nanë Loke,
Mos me leshue armën prej dore
Amanet shokëve der´ n´fitore.
      Për me i këndue brezat e ri
      Se ra deshmor Ai për liri.

Sot në Sveqel për këtë djal bujar,
Ngritet lartë nji Lapidar
Me u tregue brezave te ri
Se si vdiset për liri.
      E Amanetin n´vend me e qu´
      Der´ n´fitore me luftue.

Për këtë trim s´duhet biografi,
Se vetë e shkroi me gjakun e tij,
N´fushë t´mejdanit po kur mbeti
Zemër trimi Ali Ajeti.
      Ja falë kangën nëpër mote
      Se ra deshmor për liri t´k´saj toke.

1998-Burgu i Mitrovicës

ZAMBAKUT TË LISMIRIT

Lule moj, nana e lume
S´të lë varr nana me kume
Nuk janë kume oj lum-nana,
Por asht gjak i derdhun te thana.

Po pse gjak, oj bi në gji
-Mu ndal rrita nder lajthi
M´ra zaptia me kobure
Për ne, tha, ti sjell ogure.

Lule moj, Lule-Zambak
Vijnë krushq e lypin hak
N´vend të pajës s´nuserisë
T´veshin Flamurin, e lirisë.

Varrin Tand e kemi çerdhe
Lule-moj, mirë se na erdhe
Flij e qetë nëpër jehonë
S´te lë vetem Nana e jonë.

KANGA E TË BURGOSUNIT

Moj hapsane ty t´kalltë furra
Sum´ e gratë nai le pa burra,
Ty t´kalltë zjarri e të baftë hi
Qysh nai dogje djelt´ e ri?
Na i le nanat me du´r  n´gji
Na i le motrat pa vëllazni.
Na i dogje shumë vasha t´reja
Në këtë pranverë godit rrufeja.

Ujq të etshëm e të terbu´m ,
Dojshin fëmitë me i coptu´
Tue hy n´çerdhe e shkolla
Tu´ helmu´ vasha t´njoma
Tu´ helmu´ po çikë e djalë
Për me mbetë shqipja pa farë
Por nanës shqipe si çeliku
S´mund t´ja ndalë lindjen anmiku.

Çupëza e vogël agresive
Ajo e don babin pa hile
Gardianit i thot shtrigan,
“Pse s´po më len ta shoh babanë”,
Ty xhelat t´u  shoftë fara,
Pse s´na lëshon t´punojm´  në ara
Sa shumë vjet në shpi s´jem kanë
Na merr malli me thirr nanë.

O polic, polici plak,
Ç´e ke ba shufrën me gjak
Ma shumë sjell sesa pushon
Djemt´ e ri po i shkatërron.
Porse ne jemi betu´
Për Kosovë jetë me ndërru´
Tash e di bota mbarë
Se kush asht kombi shqiptar.
Ka traditë, zemrën çelik
S´ka ç´i  ban asni anmik.

1996-Burgu i Prishtinës

KANGË PËR JUSUF GËRVALLËN

Me shtatëmbdhjetë Janarit
O tetëdhjet e dy
U hap lajmi në gjithë botën
Për shqiptarë ish zi.

Sepse UDB-eja Jugosllave
Atje n´Gjermani
Në mënyrë mizore e tradhëtare
I vrau tre djem t´ri.

Na e vranë Jusuf Gërvallën
Trimin guximtar
Na e vranë dhe Kadri Zekën
Me Bardhoshin vranë.

Qohu Jusuf shihe Bardhoshin
Ma të voglin vlla,
Qohu e shihe Kadri Zekën
Shok kurrë pa u nda.

Qohu Jusuf shihe Donikën
Që po të rri përbri,
Shih sa duket sot renare,
Lot si sheh në sy.

Qohu Jusuf e shih shokët
T´popullit tand trim-o
Fjala Jote para vdekjes
Na ka dhanë kushtrim.

Janar 1981,Lipjan



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •