VAJI I SHQIPTARIT - PAJTIMI SHQIPTAR NËPËR SHEKUJ
| Thursday, 10.25.2007, 06:56 PM |  

VAJI I SHQIPTARIT

Redaktor:
Ali Podrimja

Recensenrë:
(Anton Çetta)
Ramiz Kelmendi

Radhitja kompjuterike:
Agim Gashi

Pjesa e parë


Botom i autorit
                                                      

VAJI I SHQIPTARIT - PAJTIMI SHQIPTAR NËPËR SHEKUJ

Mirë e dimë ne shqiptaria
Se vendi ynë ashtë ILIRIA,
E di mirë dhe bota mbarë
Se ILIRIA ashtë Sqipnija.
Ish shtet me kulturë t´zhvillueme
Moral të pastër, ndjenjë t´kullueme,
E ilirët kishin ba benë
Me trimni me mbrijtë atdhenë.
Me mbrojtë vendin ishin trima
Shumë ja kish frikën Athina,
Se ilirët kishin le
Për me vdekë-o për Atdhe.
Kështu mbrohej vendi, froni…
Me seli që ish Rizoni,
Me thjeshtësi sundonte Agroni
Matanë detit Roma shikonte,
Me sulmu´ po nuk guxonte
Me nënshtru´ kish apetite
Por jo në toka ILIRIE.
Kështu Agroni mbret sundonte,
Iliria para shkonte
E zhvillonte detarinë
Për me mbrojtë vendin, lirinë.
Por nji ditë vdiq Agroni,
E i mbet Teutes froni.
Vashë e re ish Teuta Ma të bukur s´kish n´kët´ dhe,
Shum´ trimneshë me mbrojtë Atdhe;
Sa e afërt ish´ për mikun,
Aq e ashpër për anmikun.
E kur vdiq mbret Agroni
Shum´ mendu´n  se u dobësu´ froni,
U çu´ n´kam Athin´ e Roma
Me i sulmu´ k´to trojet tona;
Për me shtypë Ilirinë
Me ja marrë asaj lirinë.
Por Teuta si sorkadhe
Ishte e re-mbretneshë e Madhe,
Në t´katër anët lajmtart i çon
Kryefiset n´Rizon i fton.
Me dhan´ fjalë me u besatu´
Se anmik nuk asht  i ngati
Veçse Roma e Bizanti.
Me daulle e nishane,
Te Rizoni n´fushë të madhe

Me ni anë u la shigjeta,
Nis me u folë n´Log e vërteta
U lanë harqet me ni anë,
Gjak e varrë nisën me u falë,
Se në token ilirie,
Hark e shtizë duhet me i ru´
Për kush don me na sulmu.
Dasmë e madhe n´fush t´Rizonit,
Me mish dreni e ujë të kronit
Te Teuta n´Log t´Kuvendit
Trim mbi trima ju ba vendi,
Ata ishin njerëz bujarë
Që varrë e gjaqe kishin falë,
Falën gjaqe e ngatrresa
N´Iliri, po, u lidh BESA,
T´gjitha fiset me u bashku´
Mbas Teutës për me shku´
Me mbrojtë vendin me luftu´,
Pa i ba dam kurrkuj
Mos me shkelë token e hu´j,
Tu´ e mbrojt tokën tonë
Prin Teuta mbretnesh´ e jonë.
Ky pra ishte pajtimi i parë
Që e njeh populli shqiptar.

Pajtimi i dytë në histori
Besë e madhe në shqiptari,
Me e lidhë burrat e dheut
E lypte froni i Skenderbeut.
Hot, Grudë e Kastriot,
E lyp koha me u ba bashkë,
Se shqiptarët e kanë ni shtet,
E ni shtet e kanë pasë prore
Në Ballkan, TOKA ARBNORE.

Tokë Arbnore n´Ballkan asht Shqipnija,
Por n´rrezik e kish qitë osmanlija
Tu´ ja marrë token ngapak,
E tu´ i qitë haraq në gjak,
Filloi me pre e gri n´kto troje
Tue na e marrë buken buzë goje
Tue plaçkitë këtë tokë të vjeter,
E shqiptarëve s´u  mbet tjetër,
Me luftu´ me mbrojtë Atdhenë
Vetëm pritnin Skënderbenë.
Që me vllazën e mur Turqia
Me dhanë gjak duhej Shqipnija,
                                                
Tu´ i dhanë ma t´dashnit ruhej liria
Që Turqia i shkollonte
Me luftu´ po i ushtronte
E natyra i kish falë shqiptarët
Për trimni të jenë të parët,
I merrnin t´vegjël për me harru´
Se n´Armni kanë jetu´,
Se n´Arbni kanë babë e nanë,
Për Turqi tash jetë me dhanë.
E Arbnija ish buzë greminës
Kur na erdh nji lajm prej Lindjes,
Po na vjen-o Skënderbeu
Ka nevojë për ta atdheu.
Sa ballënalt po vjen n´Shqipni
Për me pështu´ popullin e tij
Se nuk ishte beg Turqie
Po na ishte ZOG Arbnie.
Kështu nji ditë para agimit
U zgju Shqipnija prej kushtrimit,
Po na vjen ai Skënderbeu
Sa gëzimsot ka Atdheu,
Rrezet dielli po i shumon,
Se mbarë Shqipnija përsëri po gëzon,
Po na vjen Gjergj Kastrioti
S´e bon nana trim ma t´zotin
Shpatë e shtizë ai me i farku´
Mbarë Shqipninë ai m´e  bashku;
Me e ba si teh çeliku
Zemërbuti ky kreshniku
Që i pret kokat anmikut.

Po kur erdhi Skënderbeu
I përqamë na ish Atdheu,
Si në fise e në vilajete
Çdokush këqyrte veç për vete,
Se anmiku kish arritë
Vllau prej vllaut me pas frikë,
Shqiptarinë-o  përça
Me u vra vëllau me vëlla.
Para anmikut me u përkulë
Me jetu´ nën kambë të huj.
Por VIGAN ish Skënderbeu
Shpata e tij- shpëtim Atdheu
Fjala e tij ish shpëtimtare
Bashkon zemra, bashkon male,
Bashkon fise, vilajete,
Kemi Arbninë nanë, s´kemi tjetër.

E prej Krujës ashtë dhanë kushtrim,
Me u tubu´ fshatar e trim,
T´pasun, t´varfun, bajraktar ;
Të gjithë nga janë popull shqiptar
E në Lezhë në atë t´bukrin vend
Do të ulemi në Kuvend.
Do ta lidhim besën e madhe
Se kah ashtë toka shqiptare,
S´do të ndahemi n´Vilajete
Se Arbninë e kemi për vete.
Me i tregu´ po kësaj Turqisë
I fortë asht populli i Arbnisë,
Se ndera e jonë nuk di të ulet
E anmikut s´i  përkulet,
Shumë lartësohemi, asht nder për ne
Me ra n´luftë-o për atdhe.

Ky ish kushtrimi i Skënderbeut
Që e dha për nder t´atdheut,
E jehoi nëpër Shqipni
Në çdo kullë, në çdo shtëpi
E u çunë bajraktarë
Kryepleq e kryeparë,
E kanë marrë rrugën për në Lezhë,
Me dhanë fjalë e me lidhë besë.
Skënderbeu burrë bujar
Para trimave u ka dalë
I përshëndet të gjithë me rend,
Po ifton me u ulë n´Kuvend.
Pranë Skënderbeut ashtë paria
Kenka zgju´ e gjithëShqipnija,
Për me pa Skënderbenë
E pranë tij me ba benë,
Anmiqësi mos me pasë nder ne
Do t´bashkohemi për Atdhe
Edhe turqve t´u  tregojmë,
Të bashku´m  si luftojmë,
Nuk del kush të na robnojë.
N´kët´ kuvend janë prezentu´ ,
Zotni t´mëdhej të Venedikut
E të tjerë të Dubrovnikut.
E shqiptarët tu´ ba benë
Falin gjakun për mëmëdhenë
Pranë flamurit kuq e zi,
Për me mbrojtë nanën Shqipni.
Ngriten burrat rend me rend
Në këtë tubim, në këtë Kuvend,
Prej Mollës t´Kuqe e n´Janinë

N´zemra t´shqipes lule binë
Se hasmënija n´shqipe treti
Fis në fis e ndërmjet veti,
Se shpatat tona janë lirija          
Anmiqësi ma s´ka  Shqipnija.
E Turqisë po i çojnë fjalë,
Haraç në gjak ma s´kem me të dhanë.
Sa t´mirë burra sot ka Shqipnija
Që po qojnë gëzim te shpia
Ata janë dhe trima t´trimit
Se shtrinë doren e pajtimit.
E turqia mirë e pa
Tridhetë vjet në Shqipni la
Shumë ushtarë, shumë jeniçerë,
Bante luften e panderë,
Shumë sulltana koken linin
Në shqipni porsa hinin.
Por kur vdiq Skënderbeu
Prapë ndër turqit ra Atdheu,
Pesqind vjet nën Turqi
Po çka s´pau kjo Shqipni?
Pau mallin kur ja vidhnin,
Pau t´këqijat kur ja hidhnin,
Pau doket kur ja ndërronin
T´gjitha t´mirat ja shkatërronin.
Ndërmjet veti i hasmonin
Dhe ndanë shqipen n´tri fe
Me u dobësu´ po ku ka le,
Se anmiku mirë mendonte
Kur përçante lehtë sundonte.
Pau shqiptari çka nuk pa
Prej Arbnores nuk u nda,
Me na nda në pesqind fe
Shqiptarë thonin kemi le.
Kur filloi me u dobësu´ Turqija
Merrte forcë ngadalë Shqipnija,
N´xhelozi këqyrnin fqinjësia,
Fillu´n  planet për me i ba
Tokat shqipe si me I nda
Na e banë mbledhjen n´Berlin
Me nda shqipen copë e grimë!
E n´Berlin na kopi barku
Kur në fron ish ni pis- Bizmarku,
Mbledhje mban edhe n´Shen Stefan,
Shqipen t´hujve me ua dhanë,
Me ja dhanë-o Malit t´Zi
Hot e Grudë, Plavë e Gusi !
Në veri t´Shqipes hyn Serbia,

E në Jug e merr Greqia
Në shumë pjesë u nad Shqipnija
N´mes t´Shqipnisë rrinte Turqija,
Rrinte ajo si n´tokë t´vet
Nuk e dinte se çka po e pret!
U dha kushtrimi si vetima,
Me u bashku´ burra e trima,
Me u bashku´ trimat e dheut
Kah janë trima të Skënderbeut
Me u çu n´kamë po të tri fe
Se nja jemi për Atdhe.
E prizreni i bukur vend
Po i mbledhë krenat prapë n´Kuvend
Në t´katër anët e kan qitë zanin
Të dalim burra ta mbrojmë Vatanin,
N´Kaçanik pritat me i zanë,
Dergut Pashës me i thanë:
Se kjo tokë nuk ashtë Turqi,
Asht e Shqipes, i thonë Arbni.
Por plagë t´keqe kish lanë Turqija
N´hasmëni prapë shqiptarija.
Në Janinë e n´Lug të Drinit
Ish kanuni i Lekë Dukagjinit,
E turqia e zbatonte
Që ma shumë n´Shqipe t´përqante.
Porse zani i KUSHTRIMIT
S´njeh kanun t´Leks t´Dukagjinit,
Nuk i njeh as ligj´ t´anmikut
Veçse besën e mikut, t´mikut.
Meniherë hiqet hasmënija
Bahet nja e gjithë Shqipnija,
Krisi pushka habertare
Nisi lufta gjithëkombëtare!
Abdyl Frashëri me shok´t  e tij
Dha kushtrim në shqiptari,
Vëllau me vëlla doren ka shtri
Kanë rrokë arët me trimni:
Mic Sokoli n´grykë të topit
Sef Kosharja n´lak t´konopit,
Sylejman Vokshi i prinë ushtrisë
Për lirinë e Arbënisë
S´kursehej gjaku i shqiptarit
Për me mbrojtë token e Arbërit.
Kur binë trimat për Atdhe
Për së dyti si me le,
Binin trimat n´katër anë
Marre vendit mos m´i  lanë.
As ushtri e Isa Boletinit

S´i njeh vendimet e Berlinit,
Dedë Gjo Luli i hyn malit
S´i njeh vendimet e Shen Stefanit.
Të gjithë këta trima kanë ba benë
Do ta mbrojmë t´lashtin atdhenë.
Në çdo trevë e në çdo vend
Mblidhen burrat e bajnë kuvend,
N´Kaçanik e n´Lug të Drinit,
N´Verra t´Lluk´s , n´Rrafsh t´Dukagjinit,
Në kuvende me u përpjekë:
Prej shtatë vjeç e deri n´shtatëdhetë.
 Kriste pushka e shqiptarit
I hynte n´palcë frika tradhtarit.
Kërset pushka n´Karadak,
N´Shalë, n´Gollak edhe në Llap,
Kërset n´Has, n´Rekë, n´Podrime,
Gjithësekund n´Kosoven trime;
Kërset n´Plavë edhe n´Gusi,
N´Sul, në Shkodër e n´Çamëri,
Kërset n´Dibër e në Krujë
Jashtë nga Arbëri, o i huj.
Dedë Gjo Luli kryetrim
Hasmit  doren mirë ja shtrin,
Që djalin Lulit ja kish vra
Ja shtrinë dorën e ban vëlla,
S´do t´hasmohemi ma në jetë
E pranon Luli në çetë.
U ba bashkë kjo shqiptari
U falën gjaqet s´ka hasmëni,
Sot luftonin sikur miq
Ndërsa dje ishin anmiq,
I ranë turkut mu në kokë,
U ba e lirë e jona tokë.
Lirinë po e fiton shqiptari
Ngrit flamur Ismail Qemali,
Me Njizet e Tetë Nantor
Ngritet flamuri në Vlorë;
Po ku mbet nana KOSOVË!
U fitu´ po pamvarsia,
Por u sul n´Kosovë Serbia
Për me u nda përgjysë Shqipnija.
Kosova nanë di me tregu´
Se i ka plagët pa i shëru´,
Plaga e saj kurrë s´u  përtha
Veç me gjak gjithmonë u la.
Nisi e keqja në shpi e n´prag
Ma e keqe se haraçi n´gjak,
Mend s´e  mban ma keq shqiptari

Se kur erdhi n´Kosovë krajli,
Deshuir´ e madhe ishte e krajlit;
Me pi gjakun e shqiptarit
Me pi gjakun edhe t´fmisë
Ish tradita e Serbisë.
Na sulmu´n –po me ushtri,
Për mr vra e për me gri
Për me djegë n´Kosovë çka ka
Për me mbetë katundet n´gra!
Me i thanë lamtumirë trollit
Me i mësy´ fushat e Anadollit!
Me marrë rrugën për Turqi,
Me I lanë vorret n´Serbi!
Me shku´ atje ku nuk ke mik,
Te ai, që dje na ish anmik
Me ndihmu´ nuk mund Shqipnija
Se n´Jug mbrohej nga Greqija
E n´Veri s´ndalej Serbija,
Andej nga Durrësi Italia;
N´hall të madh populli shqiptar
Nga sulmuesit grabitçarë.
Por se keq n´Kosovë përherë
Kish pranë vëllazen „Muhaxherë“,
Që Serbia i kish dëbu´,
Nga ato troje ku kanë jetu´
Shumë kanë ndjekë ma shumë kanë vra!
Se si vriteshin ish hata,
Shtëpi e pleme ua kanë kallë,
E i shtinin n´dhe për s´gjallë.
Edhe koha po kalonte
Por terrori n´shqiptars´prante,
Si për shembull n´Prapashticë
Për të gjallë jetën me fikë;
Mbushin arkat me gji nanash,
Me sy t´fëmive, me vesh babash!
Porse frigë nuk kish shqiptari
Me qëndru´ na e la i pari,
Por qëndresa ka kufi
Asnji popull s´duron robni;
Del´ kaçak e i merr malet
Sepse jeta s´mund të ndalet.
Tash Serbia me Turqi,
Bajnë pazar me shqiptari,
Bajnë pazar me i dëbu´
Shqiptar Turqia me pranu´,
Se k´shtu thotë Çubrilloviqi,
E pastaj Ivo Andriqi;
Me metoda ma barbare
Me dëbu´ familje shqiptare

Në Turqi, në Anadoll,
Me harru Kosovën nanë ;
Me naj marrë pleme e shtëpi,
Me naj marrë dhen e dhi !
E ushtrija e mund nji tjetër,
Porse jo nji popull t´vjetër.
Ngajherë fati asht në tragjedi,
Se katerdhjeta paska hi
Me ndalë turrin për n´Turqi.
Edhe fati s´tha ashtu
Prapë n´Kosovë jemi tu´ rr´nu´
Jemi n´Kosovë këtë tokë e domë
Jemi t´gatshëm prapë ta mbrojmë.
Si në botë edhe në botë arbnore,
Filloi Lufta e Dytë Botnore
U mbushën male me të ri,
Për t´luftue për liri,
Herë pa bukë, në borë e n´shi
Me e derdhë gjakun përsëri.
Kur mbarë bota u çliru´
Veç Kosova mbet robnu´
Me ushtri, terror shtetnor,
Veçse ku quhej Kosovë,
Me u nda nga nana e vet
Tu´ pas nanë me jetu´ me njerkë.
Fillun´ renat e Serbisë
Me ja ndrru´ deg´t  historisë ;
U çu´ n´kambë Rankoviqi,
E ish gjallë Çubrilloviqi,
Elaborati i tij vazhdonte
Që shqiptarët t´i  dëbonte,
Dhe torturat ua shtonte
Zi e mazi-o  për çdo vjet;
Për nji pushkë rraheshin dhjetë vetë,
Shumë familje torturoheshin,
Shumë të tjerë n´burgje verboheshin!
Qajshin motrat për vëllazni,
Kur të vdekun i binin n´shpi!
Qante nana e merrte malli
Se në shpi si kthehej djali,
Nusja e re kthehej n´gjini
Ja merrnin burrin dhandër pa hi!
Për Migjenin s´donin me mësu´
Ma zi se “Luli…” tu´ jetu´,
Mos me këndu´ për Skënderbeun
Që nga turqit mbrojti Atdheun!
Mos me pasë flamurin tonë,
Që n´Kosovë i lirë t´valon.

Porse koha nis ndryshon,
Nana djelt´ nis e shkollon,
Nisin t´dalin gjenerata,
Që e mësonin historinë
Dhe e donin fort lirinë.
Gjashtëdhjetë e tetën djel´ e vasha,
Dalin bashkë në demonstrata
Dhe kërkuan pak liri
E flamurin kuq e zi
Me kerku dhe kushtetutë
Me fjalë t´urta e pa luftë!
Por Serbia s´dëshironte
Që shqiptari liri t´kërkonte
Andaj dhuna me terror´
Hiç nuk hiqeshin nga ky troll.
Kur shqiptari u shkollu´
Kushtetuta u fitu´,
Nis me mësu´edhe prej hiçit
Nuk ish´ banda e Rankoviqit
Porse plane prapë gatuheshin
Në podrume përsëri shkruheshin.
Tetëdhjetë e nishi kur ka ardhë,
Ngritet n´kambë populli shqiptar
Me kërku´ çka asht e mbarë.
Me kërku´ të drejta e barazi
Si të tjerët n´Jugosllavi.
E kështu donte ndoshta Serbia
Me u lëshu´ n´Kosovë ushtrija,
Me tanksa shkileshin ëmija
Politika në spastrim,
Tue ba diferencim,
Tue ba çdokend anmik,
Profesor e akademik
Tu´ na qu´jtë terroristë,
Kmishazi, kanibalistë,
Tu´ lëshu´ po helm të zi
Me helmu´ t´pastren vajzni,
Sa herë ngrihej populli shqiptar
Po me dhjeta mbetshin vra.

Po nji valë demokratike ,
Filloi n´tokën tonë kreshnike.
Kur filloi demokracia
Na u vodh autonomija,
Na e shkelën serbët- barbarë,
Të ndihmu´m nga do tradhtarë!
Që me tankë edhe ushtri
Me mbetë shqipja pa liri.

Por në tokën kosovare
Gjithë kanë lindë trima me fletë
Për t´mirë t´popullit janë mundu´,
T´mira vendit i kanë pru´,
Tue pa përspektivën,
Kanë formu´ alternativën,
Njerëz të mirë e me dëshirë
Kanë fillu´ me ba punö t´mirë,
Të gjitha gjaqet i pajtu´n,
Këtë të mirë popullit ja prunë.
Por nji dëshirë ka populli mbarë
Me ba pajtimin tonë kombëtar
Me jetu´ bashkë gjithë shqiptaria
Nji nanë e t´gjithëve na ashtë Arbëria.

1990-Lipjan



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •