Babilonia
| Monday, 10.29.2007, 09:01 PM |  

O Zot i gjithësisë po prishet gjithësia
rrëmujë e katrahurë si Babilonia
atdheu po udhëhiqet e digjet nga judët
nga të pabesët të pafetë dhe të paudhët
AJME ne të pafatët të paatdhe si Hebrenjtë
AVE përgjithmonë emrit tënd të shenjtë
 
bekuar qoftë emri yt dhe u bëftë dëshira jote
do të vajtoj për veten mu te Muri i Lotëve
mëkatarët kudo zdërhallen në llumhane
lumenjtë janë pa brigje dhe brigjet pa vahe
AJME tradhëtarët Krishtin çuan në kryq
AVE vdekatarët ti çoji në Gjyq
 
shenjtorët akuzohen sot si heretikë
jep urdhër të ndëshkohen këta të shurdhër
askurrnjëri ndër ta s’di për t’u falur e lutur
e përgjakin atdheun ngase janë të verbër
po unë këtë kam s’kam atdhe tjetër
o mbret mbi mbretër
 
të them i gjallë nuk jam i gjallë
të them i vdekur nuk jam i vdekur
kalëroj pa kalë krim pa ndëshkim
vetëm uri e çmenduri
o Ati im
 
dua të flas e nuk flas dot
gaz i pagaz gojë e pagojë
do a nuk do krim ka kudo
këtu të rrosh si të mos rrosh
kohën e bjerrin e tjerrin terrin
Zot s’ka kush më del zot
 
Krishtin mëshirëplotë pa mëshirë e kryqëzuan
ai veç ka uruar turma e ka truar
paqësisht mes kombeve donte të ngrinte ura
poshtërsisht e dënuan me kobe e tortura
AJME jam i përgjuar por jo i përgjunjur
AVE jam i munduar por jo i mundur
 
o Zot kundër nesh pse nuk lëshon rrebesh
rrëfe për Golgotën edhe shfre mbi botën
nëse Cezari duhet të marrë çka i takon Cezarit
atëherë çka i takon pse s’i jep barbarit
faltoret e kësaj republike janë shtëpi publike
tempull nuk gjej dot e tash ku të lutem
trandet dheu i atdheut
shembet me zhurmë gjithkund
turmë e çmeritur më ndjek duke britur
do të më vërë përfund e çoroditur
përmbys e përmbyt përul e përkul
jepi fund duke i shkuar në hi plumb e shkrumb!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •