Qyqja
| Monday, 10.29.2007, 09:03 PM |  

A.Tufës
 
n’kullën time vetmitare tek po rrekesha për të shkruar
po ndërmendja pak përvajshënm vashën që aq shumë e desha
mbi siprinë skrivanie dergjesha e nuk po prehesha
mu’fanit imazhi i saj m’u kujtua ajo floknajë
në lirishta dashurish kur ne rendnim pllajë më pllajë
vetëm vashën dikur puthja verën gjerbja gjersa dehesha
në tryezë kisha kartë bojë të zezë si ajo leshrat
 
sa u kota për do kohë por më kot nuk kisha gjumë
rroka penën bëhej vonë dhe më priste aq shumë punë
më buisnin bef mendimet po nuk bujtnin as grimëkohe
t’shkruaj doja ëndërrime kryevepër këso bote
Hiç s’po vjen dalldi frymëzimi as më kapnin soje ethet
ç’prej aty shihja përjashta bashkë me natën binin gjethet
s’dija këngës si t’ia nisja si me kujë apo me gaz
atë çast befas m’u qas një zog hije në parvaz
të asaj frëngjisë time bash në cep të dritares
tek terronte terr i natës u avit me drojë e frikë
kush mund t’ish ogurzi tek bënte roje tek kall frikë
 
u çudita ndaj u ngrita i bërtita krejt nervoz
hodha kartërat në kosh flaka penën ndjehesha bosh
nuk mendoja se qeshë dehur dhepse pata pirë verë
m’u dukej qyqe vajtimtare nuk qe dukur kurrënjëherë
pa pikasur kishte ardhur tinëz vjeshtës së tulatur
shpirtin tim për ta mardhur për ta mbushur me trishtim
një qiri shpejt e ndeza dhe nën zë thashë një lutje
hëna dukej sikur shuhej mbi qytete tretej tutje
 
unë iu luta Zotit tonë të pushtetshmit përmi tokë
dhe e pyeta ç’ish ai zog ç’po më sillte kumt a kob
përnjëmend ish a m’u shtir ndjellakeq a ndjellamir’
a mos vallë prej Ferrit erdhi ajo qyqe unë qyqar
n’zemrën time helmin derdhi pse prej territ po më grish
a mos ishte vdekatare që u ngjall së vdekurish
 
më hutoi kur kumtoi - “vdekur ka e dashura jote!”
dhe vijoi i zunë pritë në korije kur se priste
ca Ballkanas këso anësh q’i kish kapë një dell marrëzie
në k’të truall të mallkuar deshën ta bënin robinjë
më i çarturi prej sosh përmbi vesë desh ta plandosë
ta shnjerëzonte kish ndërmend po ajo ishte bërë qyqe
kishte thënë më mirë të vdiste jetën si qiri ta fikte
lindur kish ajme fatzezë
 
ah ku ku haj vaj klitha duhej ruajtur dashuria
m’u  përgjigj  sakaq vetiu shirat seç e trandën tokën
n’odën time vetëtiu ktheu mënjanë saora kokën
lajmëtare e natës kobtare s’ bzajti më psherëtiu
 
kishte rënë tanimë nata jashta shpërtheu shtrëngata
shirat nisën të kullojnë çurg në kullën time - burg
unë si murg vetmitar as i gjallë as vdekatar
tash pa të s’mund të jetoja seç më theri keq në brinjë
atëbotë s’kish gjë kuptim jeta tee e zi jeta m’u nxi
të qaja doja e dot s’qaja më ra për short të bëja mort
 
rroka penën rashë përmbys mu në skaj të skrivanisë
është e kotë në këtë botë s’ke se për çfarë të shkruash
fjalë mitare më kumbuan n’kullën time të vetmisë
jeta është shumë e tmerrshme e skëterrshme e mizore
kryekëngë të kësaj bote kapa unë kumtin prore
s’do ta shkruaj për veten vashën po për DHIMBJEN njerëzore



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •