Granit Zela
| Monday, 10.29.2007, 09:10 PM |  

Granit Zela
Granit Zela ka lindur në Bushat, (Bicaj), Kukës në 10.2.1979. Shkollën e mesme e ka kryer në Shkodër dhe Tiranë për gjuhë angleze. Është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në degën “Anglistikë-Amerikanistikë” si dhe në Fakultetin Histori-Filiologji dega “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” në Tiranë. Ka përkthyer ese të kritikës së letërsisë të mbi njëzetë autorëve britanikë dhe amerikanë, në revista dhe periodikë letrarë si Mehr Licht!”, “Aleph”, “Albania”, “Temp”, “Sfida” mbi autorë si Xhon Apdajk, Uilljam Folkner, Kathrin Anne Porter, Tomas Eliot, Xhejms Xhojs etj.  Ka botuar dy libra poetikë “Apokalips” Mokra 2001 (Çmimi “Kënga e Parë”, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë) “Në studion time hermetike” Aleph 2003, dhe një libër me tregime “Vdekje me dëshirë”, Globus R 2002. Në vitin 2006 ka botuar romanin “Dodona” fragmente të të cilit janë botuar në revistën letrare Mehr Licht dhe mandej në revistën europiane elektronike “Eurozine”. Është specializuar për gjuhë angleze në SHBA, Gjermani, Slloveni, Ukrahinë, dhe Kanada. Qysh prej vitit 2003 është pedagog i gjuhës angleze në Universitetin Ushtarak “Skënderbej” në Tiranë.

Nga Agron Tufa
 
Granit Zela është një ndër krijuesit më të rinj të fundviteve nëntëdhjetë dhe që në fillim të viteve 2000 shfaqet aktivisht në periodikët letrarë, derisa e shohim të përqendrohet kryesisht në të përjavshmen kulturologjike ‘FjalA’. Ka botuar mjaft dendur ese kulturologjike origjinale dhe përkthime nga eseistika anglo-amerikane, tregime, poezi dhe shkrime problematike kulturore. Librin e parë me poezi ‘Apokalips’ e boton më 2001, ku mbizotëron kryesisht tematika e apokaliptikës individuale. Ka mjaft situata makabre, të dëshpëruara dhe toni disi patetik mbizotëron, duke i dhënë vëllimit një diptik bardh-e-zi si në vizatimet me plum ose grafikë.
Në prozë Zela boton më 2002 vëllimin me tregime ‘Vdekje me dëshirë’ –një narracion gjysmëfantazmagorik dhe baladesk i realeve nga Verilindja, temat intime dhe, përgjithësisht, përjetime metafizike pseudoromantike. Kjo ka marrë ngjyra të përndezura në vëllimin e dytë të poetit - ‘Në studion time hermetike (Aleph 2003), si një nga librat më të suksesshëm të autorëve më të rinj që shkruajnë sot. Libri të bën për vete jo vetëm me bashkëkohësinë e përjetimit, por sidomos, me nivelin e pjekur artistik, me shkallën virtuoze të zotërimit të intonacionit, diksionit të qashtërt, organizimit strofik dhe imazhit të brendshëm të poezisë të orkestruar me një organicitet harmonioz.
 Romani “Dodona” (2006) është  një prozë e ndershme, një prozë që ka një tekst tepër të kujdesshëm, të skalitur me  të gjitha parametrat që përbëjnë  tekstin letrar. Një tekst jo ordiner, pra jo një tekst me elemente të huaja, përftuar me mënyra të pandershme, dhe kjo ndoshta është edhe pika më e fortë e autorit Granit Zela që na jep më në fund romanin me të gjitha rravgimet idealizmat, zhgënjimet e tij nëpërmjet një simbolike të pakufishme.  



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •