Kam pritur tridhjet vjet
| Tuesday, 11.06.2007, 12:05 AM |  

Në vend të hyrjes...

Kam pritur tridhjet vjet  fshehur nën hije,
Dhe fshehur kam vazhduar të këndoj,
Si zogu i mëngjesit pas hardhije,
Si manushaqja fshehur buzë kroi.

E kyça gojën fjalët që të mbaja,
Se rridhnin ato vetë, s’di se si,
Kur s’dija as të qeshja, as të qaja;
Kur s’dija ç’ishin lulet në saksi.

Kur lotin që nga sythi vjen i valë,
Me shiun ngatërroja pa të keq.
Dhe flokun keq të krehur tek një djalë.
Për trimëri e mirrja, si për dreq.

Kur lulen e këpusja i rrëmbyer,
Dhe pa i marrë erë, jo aspak,
E flakja si një send aspak të vyer,
E prishja me një nerv krejt foshnjarak.

Tek vashën e komshiut e dëgjoja,
Shpërfillur kur më thoshte “Mirmëngjes”.
Dhe buzën që i dridhej ia vështroja,
Si Don Zhuan i thekur, krejt serbes...

...Kam pritur tridhjet vjet të them dy fjalë,
Dy vargje që kam mbledhur me kujdes,
Si mbledh vullkan’ i ri llavë të valë,
Si bleta mbledh nektarin në mëngjes.

2006



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •