Me laps do trazoj yjet
| Tuesday, 11.06.2007, 12:07 AM |  

Kur shpirti mbushet plot dhe zemra rreh ngadalë;
Kur syri s’ka më lot dhe goja s’ka më fjalë:

E marr një laps të gjatë, letër te bardhë plot;
Të shkruaj ditë e natë ato që s’i them dot..

Ti them lumit: -Qëndro! Mos shko më tatëpjetë!
Ti them diellit:- Ndalo! Dhe erës:-Fry më lehtë!

Pa yjet ti trazoj me lapsin tim të gjatë.
Jeshilin bar të shtroj shpejt me një penelatë.

Dhe diellin ta heq fare. Atje që të ndriçojë,
Do djeg un’ zemrën time që kurrë mos pushojë.

Pastaj do ndreq dhe malet, t’mos jenë  aq të lartë…
Dhe do ti kthehem mikes më pritë edhe pakë;

Të ndreq edhe ca gjëra që  Zoti i harroi,
Në ditën e Krijimit kur botën e ndërtoi.

Dhe kur nata të vijë me mëndafshin e zi,
Do bëj të tjera punë që aqë mirë e di.

Miken do kërkoj pranë: -Eja të më ndihmosh,
Ta bëjmë bashkë natën ti di ta zbukurosh.

Në vend të hënës vetë të vë dy sytë e saj
E ti heq fare retë…të le veç ca në skaj.

      Dhe do  ketë dy hëna, më shume dashuri.
S’do qahen më poetët, s’do qahet me njeri.

Dhe yjet një nga një me gisht do numuroj.
Dhe Rrugë plot te tjera të Qumështit do shtroj.

Gjarprusha e Arusha të Vogla e të Mëdha.
Dhe nja dy Kasiopea, Orione… s’di se sa.

Pa do filloj me lulet, me shtatë ngyra?-Jo!
Do ve mijra të tjera, sa zemra ime do.

Pa kur të këndoj këngë, korçare, me kitarë;
Të kem shtat’mijë nota, jo shtatë si më parë.

Dhe kur t’ja them un’ mikes një këngë me rënkim,
Të digjen shtatë qiej nga zjarri-i zërit tim…

-Po pse tre dimensione ke bërë i miri Zot?
Kur flas për dashurinë dua njëmijë plot.
 
Kur t’i thur unë  fjalë mikes që pres të vijë.
Të kem një mijë gjuhë... dhe akoma njëmijë.

Të gjitha gjërat pra, siç dua ti ndërtoj.
Te vogla e të mëdha, sërishmi ti filloj.
 
...Ngadalë shpirti shtrohet dhe zemra ritmin mban.
Tallazi qetësohet…Por, syri nis e qan.

                                …Dhe syri nis e qan.

2004 Brooklyn NY



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •