FITORJA JONË
| Monday, 11.12.2007, 10:28 PM |  

Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen gishtërinjtë
S’bëzamë!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e rrjepën lëkurën
Nuk ofshamë!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen kurrizin
S’u rrëzuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen brinjët
U mësuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e shtypën kokën
S’u përulëm!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen mjedisin
S’u përkulëm!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen këmbët
S’u gjunjëzuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na e prenë gjuhën
Nuk belbëzuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na poqën në hell
Hellin e fikëm!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na shpuan në dell
E shuam zhigun!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na përvëluan me valë
S’u përvëluam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na dogjën në zjarr
U farkuam!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na ngrinë në akull
Nuk u ngrimë!
Nëntëdhjetë e nëntë herë na lanë të vdekur
U përtërimë!
Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na zhdukin
Do t’luftojmë!
Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na korrim
Do të fitojmë!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •