Hija e kohës
| Sunday, 12.02.2007, 08:54 PM |  

Nuk e di sa hije bën koha
mbi njerëz, mbi histori.

Koha është si era,
të pashmangshme befasitë.

Herë të ledhaton, të përtërin
Herë të shtyn e të ndrydh, të mplak.

Koha është monopol i kohës,
askush s'ka pronësi mbi të.

Nuk e di sa hije bën koha
mbi realitetin, mbi nostalgjitë, mbi tejpamjen.

Koha është si ajri,
më kot e masim, e copëtojme, i vemë emër.

Ajo endet e padukshme,
nëpër fatet tona.

Ne për të, plastelinë.
Koha për ne, frika e vdekjes.

Casale Mto, janar 2004


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •