Të isha në Palaj
| Sunday, 12.09.2007, 10:24 PM |  

Ah ,të isha në Palaj,në lagjen Pilotaj,
Te shkolla ku shkova rininë!
Te ndalen një cast në mëngjes te porta
Te shoh fëmijët,valë-valë,kur vinë…

Fëmijë të pafaj!Tani janë rritur…
Atëherë kur shkruaja gjëra të bardha

në dërrasë
Shpirtin e kisha shkrumb,zemrën e zhuritur,
Unë isha varr,ju ishit në klase…

Doni shpjegime? Nuk ka ardhur koha,
Shpresoj të shpjegohem,të shprazem një ditë.
Me hodhen ne varr dhe varrin e ngroha
Me shpirtin tim…

Ah,ato banka,ato dërrasa,
Ndoshta janë kalbur dhe perdhe kane rënë
O shtepi e Shoshit,ju shpella me dërrasa,
Plagë pa sherim në shpirt m’keni lënë!...


Ah,të isha në Palaj,në lagjen Pilotaj
Te ai varr ku me kanë varrosur rininë.
Një tufë lule vetes t’ia vija te koka
Të shoh fëmijët heshtas kur vinë!...

Nga vëllimi "Qielli i Syrit"  
Dodë Kaçaj 1947-1998.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •