Pritja II
| Saturday, 03.03.2007, 11:00 AM |  

Prita, prita, prita…
Nuk di ç’u tha të tjerëve fytyra ime,
veç pashë si iu dhimbsa orës së madhe të qytetit,
ajo ndali akrepat
të mos linte kohën të ikte përtej mosardhjes tënde,
minareja e xhamisë,
e holluar më tej nga malli për një lutje,
me siguri besoi se erdhi çasti i saj
dhe u përkul drejt meje.

Nuk di,
nuk di ç’u tha të tjerëve fytyra ime,
i pavëmendshëm, flaka bishtin e cigares
dhe u tremba kur kalimtarët rendën ta marrin,
kisha lënë aty pak të kuq
nga e puthura që ruaja nga ti
dhe prapë prita, prita derisa ti erdhe.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •