Lufta e kthimit të 0 në 1
| Thursday, 12.13.2007, 08:30 PM |  

Gjithë jetën u mundova ta ktheja 0 në 1.
E prisja lart atje ku lind një diell – monedhë fallco
po 0-ja: diell kallp provohej në dhëmbin zhgënjyes të 1-shit.
E këpusja djathtas në zonën e kërthizës po zeroja nuk bindej:
                                            kromozom  në vezën e pangjizur.
Gjysmë djathtas po ta prisja merrte formën djallëzore të 6-s
e nga letargjia para kohe zgjohej një gjarpër.
Gjithë jetën jam marrë me një zero
dhe atëhere kur 1-shi kthehej në penis e 0-ja  në vaginë
dhe atëhere kur 0-ja bëhet karusel me miliona të vrarë
për të krijuar (mjerisht) historinë.
Pëpiqesha të prisja 0-n poshtë po prerja kthehej thjesht në anus:
                                   jashtëqiste pafundësisht 00000... të tjera.
Vonë shumë vonë pasi qesh lodhur me zanatin e përpunimit të 0-s
kuptova se zanati më i mirë do të ishte lufta e kthimit të 1-shit në 0.

26 janar 2007
Shkëputur nga vëllimi i ri “Hallelulja”, botim i “Globus R.”
© Petraq Risto



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •