Një trëndafil i kuq brinjas në dëborë
| Thursday, 12.13.2007, 08:31 PM |  

Një trëndafil i kuq nën dëborë: nuse nën vello
Virgjëria në pragzgjimi përgjon fjalën “thellë”
                                     përgjon fjalën “thellë”.
Trëndafil fustaneartë
me të kuqen ç’shkruan në kartë
e kuqja: gjaku
dëbora: kartë
petalet: zhvirgjërim i artë.
Trëndafili i shtrirë brinjas josh natën të bie në borë
Yje e kristale e petale të shkrihen në parfum ëndërror.
Trëndafil ulur në shkëmb: princeshë në fron dashurie
Pranomë dhe mua të ulem mbi gjemb, frikë mos kij se do bie.
                                                              frikë mos kij se do bie.
Trëndafil trëndafil trëndafil: plagosur brinjas në borë
Trëndafil një vetëtimë
                këputet pak
               të bën kurorë
                         plagosur brinjas në borë.
Një trëndafil në borë: harresë ledhatare në shportë magjistareje
-Trëndafil do vdesë e duke shkrirë me borën do mbesë pa varre.
Plagosur brinjas në dëborë u  ngre lavdi mëkatareve.
                                            u  ngre lavdi mëkatareve.
1 dhjetor 2006
Shkëputur nga vëllimi i ri “Hallelulja”, botim i “Globus R.”
© Petraq Risto



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •