Duke parë një hekur të vjetër për hekurosje në pazarin e Krujës
| Thursday, 12.13.2007, 08:32 PM |  

Antikuari e ktheu në anije...
Nëna: fokiste me një mashë
          mbush anijen e vockël me prush
dy lugë të argjendta kafeje i bëri flugerë
nga dera e kuzhinës fryu Trëndafili i Erërave
u gufuan velat: shamitë e nënave të emigrantëve
                       me lotët ngrirë në formë stërkalash
Anija-antikuar kalon mes ishujve: filxhanë kafeje me harta llumi
plakat rrijnë rrotull:  presin kthimin e djemve të vdekur
hekurosin për të njëmijtën herë bluzet e pantallonat e tyre
e  nuk shohin si u shtohen rrudhat e fytyrave.
Një e qarë bëhet sirenë, brigjet dridhen
- Kujdes, moj korbë,
në astaret e xhepave
paska mbetur një monedhë!

Shkëputur nga vëllimi i ri “Hallelulja”, botim i “Globus R.”
© Petraq Risto



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •