Gruaja e Herodit
| Thursday, 12.13.2007, 08:34 PM |  

Jam gruaja e Herodit me syrin e majtë të verbër nga lotët
me syrin e djathtë: grackë e një drite të dobët.
Gruaja e Herodit jam: ose duart shtrëngojnë kokën.

Ah, Herod, Herod, Herod
Hero s’u bëre dot!

Kokën e Gjon Pagëzorit e preve, e ktheve në planet
satelitë të kësaj koke vërtiten njerëzit e shkretë.
Trembur nga kokat e prera drejt gijotinës shkojnë vetë.

Ah, Herod, Herod, Herod
Hero s’u bëre dot!

Im bir Lezbonaku rënkon: kasolle në dimër
                                         rrufe mallkimesh vijnë rrotull
vetë Herodi mendimethinjur
                                          në pasqyrë s’e sheh kokën.
Hero s’u bëre dot!
Dhe pse syri i majtë është i verbër lotët i ka me ndriçim
Luftova të shpëtoja nga mbytja vajzën e vetme
lumi tërhiq e unë tërhiq
                 ai mori trupin e në duar më mbeti 
                 koka e sime bije.
I shkula
klithmës
pikën
e një
i- je!

Jam gruaja e Herodit me syrin e majtë të verbër nga lotët
me syrin e djathtë: grackë e një drite të dobët.
Gruaja e Herodit jam: ose duart shtrëngojnë kokën.

Shkëputur nga vëllimi i ri “Hallelulja”, botim i “Globus R.”
© Petraq Risto



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •