Djali im sot pa detin për herë të parë
| Saturday, 03.03.2007, 11:03 AM |  

Djali im sot pa detin për herë të parë.
Nuk di me ç’i ngjau, por, nga stepja,
harroi dhe dy fjalët që kishte mësuar.
I ngurtësuar në krahët e mi qëndroi,
qëndroi gjatë.

Dhe kur, më në fund,
ndjeu nevojën të thoshte diçka,
i doli veç një dridhje e lehtë buzësh.
Ktheu kokën nga unë
e nisi të qajë.

I desha lotët e tij, s’e pajtova, e lashë në vajë.
S’ishin lotë si përherë, ishin lotë inati.

Djali im-
foshnja që ende s’është ngritur në këmbë,
paska sy të hahet me detin,
me jetën dhe me vdekjen do të ketë sy të hahet.

* * *
Kjo ditë e sotme janari,
pezull me një ajër të ngrirë
si të sjellë nga vendlindja ime,
me një diell që shndrit e nuk nxeh
si dielli i dimrave të fëmijërisë sime,
me ca zogj të vegjël, të trembur
si të ishin zogjtë që kam ndjekur unë asokohe.

Kur pashë kortezhin që përcillte një plak të vdekur,
thashë: s’qenkam në ëndërr.
Paska vdekur komshiu im i shkretë, plak i vetmuar,
më donte shumë dhe për t’u ndarë me mua
ka përgatitur spektaklin e vdekjes.
Pastaj pashë gjyshen të endej nëpër oborr
duke nëmur veten pa asnjë shkak,
dëgjova gjyshin t’i thërriste prej brenda e ta nëmte
vetëm pse ajo mbante tërë kohën nëmë në gojë.
Pastaj, kur po afrohesha te dera e shtëpisë sime,
u kujtova për këpucët e grisura në lojë,
do të më qortonte nëna.
U ktheva të hyj nga çatia e të fle në tavan,
mungesa ime e shkurtër do t’ia zbuste inatin.
Aty ndesha nënën tek çapitej duke u lëkundur
me barkun rrumbullak e të rëndë.
Ku shkon? E pyeta gjithë merak. Ku shkon?
Të të lind ty, m’u përgjigj e m’u mbajt te krahu.

Dëgjove ti, e dashur, erdhe, i dole në anën tjetër,
e çuam bashkë në maternitet e më prite sa linda,
pastaj dolëm t’i jetonim bashkë ditët e shkuara,
të paktën ditët e shkuara janë tonat,
ne që rrimë me shpinë prej të ardhmes.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •