Rozafat Berki: Tuj zbulu identitetin kombtar (Debat kritik)
| Thursday, 01.03.2008, 12:10 AM |  

Nga Rozafat Berki

Tamam Znj, Dafin, tuj msue n'shkoll nji gjuh standart, n'shpi ka me ngulit n'pavetdije strukturat dialektore qi ke ndi prej nanes tande, qi me siguri edhe aja asht shkollu si ti.
N'ras se don me shkrue kyt deg t'harrueme qi ti zotnon n'fillim t'duhet me lexu ma shum nga shkrimet e t'parve tan qi dikur kan levrit at, me shum besnikri.
E veprat e tyne jan t'shumta por ne (n'pergjithsi) nuk na ka ra shansi me i pa. Ba me fol per vedi, un kam lexue veç Mjeden e Migjenin apo Gurakuqin e ma von n'dhe t'huj edhe Lahuten e Malcis t'Fishtes.
Kam pas fatin e mir, qi n'kohen e regjimit kam lexue me andje shtypin peridok të kohve para lufte qi runte daja jem me fanatizem n'haurin e shpis vet.
Sot ai kolekcion gazetash dhe revistash ka perfundu n'muzeun e Firit (Aty ku punon e jeton daja jem. Them punon se ai asht n'pencion prej shum vitesh po, vazhdon e shkrun libra e, historike t'qytetit t'Firit.)
Tuj u mpshtet n'fjalt tuja, kqyra qi po don me fresku at gjuh t'gegut qi per mendim temin asht pun e lavdrume.
Kja nuk don me than se un jam n'mendim tandin me fillue me ba luft e me u perpjek me shkatrrue gjuhen standarte t'sotme shqipe.
Duhet nji pun e pa kufi dhe pa shpres, e ma n'fund me sfidue nji gjuh qi asht konsolidu e me hjedh llaç n'pune e dikujt tjeter.
E kshtu mund me ba tan dialektet e qera qi n'pavetdije jan ngulit n'shpija e n'sofra tjera n'tan trojet e shqypes.
Sa per dijeni, n'ras se m'kupton, pse n'Nigeri sot po flitet anglisht? Xhevapin po ta jap prap vet; 160 gjuht e Nigerejve nuk kan mujt me i bashku n'nji shtet t'vetem (mos harro qi ata jan ken barinj, dhe fjalori i tyne kish vetun 300 fjal baz).
Letersia e gjuha ka historin dhe rregullat e veta. Studimet bahen jo nga un e ti por nga ata qi e njohin ate e qi quhen filolog.
Si ta merr menja? Ba me ju mush rradakja t'tanve me ba dialektoren e tyne standart, kush ka me perfitue, ne apo i huji? Apo kjo do t'jet nji hakmarrej ndaj atyne qi t'kan shtyp n'monizem?
Kofidenca juj m'ban me dije se ti ke pervoj t'shumt n'diskutime me krahinor t'jer e ti mujsh me kuptu ma mir t'folmen e gegnishtes lindore se tu ka ngulit n'pavetdije struktura gege e perendimit? Apo?

Kërkoj ndjesë për gabimet gramatikore që kam bërë nga dialekti Shkodran që mua më pëlqen aq shumë (si edhe dialektet e tjera të trojeve tona)
dhe më ka sjellë aq shumë kokçarje kur studjoja, sepse mësuesi im i letersisë nuk i merrte fare në konsideratë përpjekjet e mia për të notuar mes dialekteve. Nejse.
Sot kam fatin e mirë të notoj jo vetëm në dialektet tona por edhe në shumë gjuhë të huaja si Rusisht, Anglisht, Frengjisht e Italisht, Spanjisht e Finlandisht e pse jo tani edhe Japonisht.
Ju përgëzoj për nismën dhe ju uroj që nëse nuk keni mundësi të përktheni nga gjuhët e huaja, materjale që janë shumë më të domosdoshme dhe të ngutëshme për popullin tonë,
po ashtu edhe studimet që po bëni ti vini në jetë për të mirën e shqiptarëve, mund të bëni përkthime të veprave të deri sotme të letërsisë nga shkrimtarë të të gjitha trojeve tona nga ajo gjuhë që për ju
nuk duhet të jetë standarte në gjuhën e bukur të Shkodraloces që ju e njihni aq mirë në të folur (sado pak në të shkruar. T'mungojnë grup tongjet 'ue' hundoret â, ö, ô, é etj, etj. Përdorni pa kriter edhe 'ë-në).
Nëse mbroni ndonjë destinacion në këtë fushë, ju lutem të mbroni bashkimin e shqiptarëve në gjuhën shqipe që kemi.

Përshëndetje nga Rozafat Berki

Lexoni:
Dafina Heqimi: Tuj zbulu identitetin kombtar



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •