Ibrahim Agimgostivari
| Thursday, 01.10.2008, 12:34 PM |  

NJË  LOT  NË  DRITARE
 

Ibrahim Agimgostivari
Që  një  ëndërr  që më solli, të vij  tek ti, të të takoj .Në ëndërr kështu ndodh,asaj kam qejf  t`i besoj. Shkrimet për burgjet për plagët zakonisht  s`i pëlqej .Por jeta s `  i   për  inat   kah   burgjet   më  shtynë . Poetët  jo  rralë  janë  akuzuar  për  tema  të  burgut dhe plagëve. sepse, temat  e  tilla po e dëmtuakan letërsinë. Mendimi im në këtë  temë  është  i  kundërt. Ata që  ngrisin  burgje  e  vrasin  njerëz , ata   e  lëndojnë  letërsinë  e
jo  poetët  që i  këndojnë  lirisë.Burgu   pra, nuk  e do të vërtetën, as temat rreth saj.  Shqipëria   e  kohës  së poetit ishte një  burg , ku   të  burgosurit  ishin shumë të  dhunuar . Poetin  Ibrahim  Agimgostivarin e njoha në Dortmunt në  një  moshë  të shtyrë. Libri  poetik  i botuar para sa ditësh në Tiranë nga  shtëpia   botuese, „ Dardania “,  është   edhe   një   sukses   i   poetit  në fushë   të   poezisë  . Libri     poetik  „  Në   tretjen   e muzgut“ është  një libër i veçantë , m  vlera  të  mirëfillta, që  buron  nga zemra dhe tramundanat   e  jetës. Çdo gjë që të them, më djeg , më dhemb, thotë  poeti; çështë kjo  liri   në  gjuhë   të  huaj , që  si  një  lot  në dritare më  godet, më  dërmon   .  Emrin burg , emrin qeli, asgjëkundi  s`dua  ta  dëgjoj. Sepse, vetë  e  kam vuajtur burgun  dhe  atë jetë  të  rëndë  .  Vrasjet  dhe krimin, shprehet  poeti  i  fshikulloj, se të  vrarë  kam birin tim .Në  këtë jetë trazimesh e  keqja  më  shumë po  vika  nga  jeta  se  nga vdekja  .  Në  Shqipëri  në  gjithë   jetën   time  ,  në  tepri   patëm  shtypjen  dhe burgjet , ato  ia  nxinë  jetën  shumë  shqiptarit .  Me atë liri  të dobët , me atë  liri sterile ,  nuk  kam  parë njeri   që  ta   ndjej   pranverën   e  vet. Nuk mund ta rëndoj  më  tokën, kudo janë eshtrat tanë, me gjakun e  të  rënëve  ende  po  jetojmë    .   Ky  stacion  këtu s`mbaron ,  Shqipëria  është  adresa ime , gjaku im i padukshëm  ,  shkruan   poeti  . Librin  „ Në tretjen e muzgut  “  vetë   Agimgostivari  e  ka ndarë  në pesë cikle ; „ Në zgjim  të  ëndrrës “ , „ Termin  i   fundit“ „ Një  fjalë  e  hidhur“, „ Në  tretjen e muzgut “ dhe  “Pengu  i  Zemrës “ . Poezia  e  Ibrahim  Agimgostivarit   ,  me një stil krejt origjinal  , krejt  të  veçantë, shkruan: ende pa u tharë lotët e pritjes , . . ti  ike.. në çastin    e  mbërritjes   , më  shkruaj dy  rreshta  , më shkruaj   ,  që   edhe   unë  të  gëzohem . Ndërsa   në poezinë „ I vështirë në dashuri“, na jep një metaforë të  bukur  ,  një  semantikë   dhe  një  togfjalësh   me sintaksën  më  shqipe . Në  këtë matematikë të  jetës s`mund të dashuroj do si do, ose sa për të  dashuruar, sepse ti e kupton , . . unë kam hapësirat e mia  për të zënë, të kam thënë se më pëlqen,andaj nëse një fjalë të ëmbël s`ma fal,s`ka gjë,heshtja edhe  mua edhe ty do t`na vras . Jeta e poetit ,  është  shumë  e  veçantë. Ibrahim  Agimgostivari  u  lind  në Tiranë më  1934. Shumë vite punoi mësues në fshatrat e Kukësit  . Që në  moshë  të re interesimet  e tij për poezi ,  ishin të veçanta. 

I  dashuruar pas teatrit, ai  shkroi  dramën  „ Pas shpine “ që u cenzurua nga regjimi  komunist dhe u bë shkak për  të kaluar vite të rënda të burgut. Ibrahimi  ishte  dënuar  me pesë vjet burg  ,  ndërsa vëzhgimet   e   sigurimeve   pas   burgut   ,  Ibrahim Agimgostivarin do ta detyrojnë ta lë Tiranën dhe të rebelohet me „  trimat “ e  ambasadave në korrik të vitit 1990 , për të shembur pushtetin e Ramiz Alisë. Ai   regjim  i   burgut   dhe   i  varfërisë  që  e  vrau Shqipërinë , ishte i verbëri  i  përgjakur për ne .  Qe nga  ajo  kohë , Ibrahim  Agimgostivari   jeton  dhe krijon   në  Gjermani , respektivisht   në Dortmund. Libri „ Në tretjen e muzgut“ , është  libri i tij i dytë me poezi  . Mbylli këtë e s e me një poezi të bukur; „ Koha ime kishte  formën  e mollës“, njëra ëndërr, njëra dhimbje,po e çele brenda mollën, do shohësh gjamën  time, e  pangjajshme  me  të  pangjashmet. Libri „ Në  tretjen  e  muzgut “, ka  130  faqe ,  dhe adhuruesit e poezisë, lexuesit  e saj  për gjithçka do ta  japin  vlerësimin  më  të  mirë.

Rrustem Geci - Dortmund



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •