Kombi rrjedh nga varret
| Thursday, 01.10.2008, 01:06 PM |  

Pasaportën fëmijës
ia jep varri i të parit të tij,
nuk ia jep djepi …

Janë përrenj ata që vdesin.
Lumi i etur “ i rritjes së lirë të kombit ” dhe “ i lirisë në rritje të dheut ”
i pi.
Duke zbritur nga majat e maleve,
kodrave,
rrëpirave,
fushave,
moshën çajnë
dheun vetvete.
Jetën ua shoh rrjedhë.
Vdekjen,
llum në grykëderdhje
për fusha,
male të reja,
shtretër të pahapur.

Ne,
nipërit,
mbesat,
përrenjtë e rinj
përkundemi dhe rritemi në prurjet e freskëta të vijave
pa kaligrafi,
që nisin e shkruhen  tek varret,
këto shtëpi kodesh, 
që mbajnë Margjinën   Shqiptare  mbushur
pa vahe,
pa cektina …

Tiranë, dimër 2005

Petraq KOTE  Mirë se erdhe lamtumirë!...  poezi



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •