Petraq Kote
| Thursday, 01.10.2008, 01:09 PM |  

Petraq Kote
Lindi në  Fier më 27 shkurt 1959. Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e kreu në vendlindje. Në vitin 1974 – 1978 vazhdoi dhe mbaroi shkollën e mesme ushtarake “ Skënderbej ” Tiranë  dhe prej vitit 1979 – 1982 studioi dhe u diplomua në shkollën e lartë të oficërëve “ Enver Hoxha ” sot akademia e Forcave  Toksore ‘ Skënderbej ‘ për specialitetin fizkulturë.
Krijimtaria letrare hovi me librin poetik “ Këngë e Marrë ”,  për të vazhduar më pas me “ Ranë
Këmbanat ”,  “ Humbja ”,  “ Muza ”,  “ Këngë e pa rrëfyer ”,  “ Këngët e Motmotit ” si dhe librin
me tregime në dy vëllime “ Ngjarje ndër Muzakë ”.  Libri poetik “ Mirë se erdhe  Lamtumirë!… ”
do të pasohet së shpejti me romanin “ Gjerana ”…

Është vlerësuar nga kritika, krijues, miq e lexonjës të tij brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.

Atdheu lakuriq në një poezi pa stoli

Petraq Kote rri zgjuar mbi vargje, ritme, figura, metafora… Ai vjen nga Apollonia e lashtë e Ilirisë, ku ngahera janë përkundur arti dhe poezia. I përket qerthullit të krijuesve të sotëm fierakë, që me veprat e tyre konkurrojnë lirshëm në tregun e vlerave të letërsisë kombëtare. Poezia e Petraqit është poezi e një shpirti të rrebeluar, që s’pajtohet dot me gjendjen në të cilën është katandisur atdheu i tij. Ai urren dogmat e të gjitha llojve, që kufizojnë lirinë njerëzore dhe proteston zëshëm kundër tyre.
Kote është mjeshtër i peizazhit myzeqar, të cilit i jep një dimension universal.Vargu i tij është i gjallë, dinamik, përplot tension emocional.. Në vargjet e këtij libri buçet zëri i një poeti që ka unin e vet; një zë thellësisht njerëzor e burrëror, që përballë së rëndomtës, absurdit e banales, vë ëndrrën për një botë më të mire e më njerëzore, ku njerëzit do të jenë njerëz e jo varre.
Kemi të bëjmë me një poezi që komunikon direk me jetën dhe njerëzit e jo me vargje libreske, çfarë ka shumë në kohën tone. Në vend të skemave e kallëpeve letrare, Kote preferon fjalën e gjallë e të frymëzuar poetike, ku nuk mungojnë gjetjet interesante, ritmi dinamik dhe figurta, here- here, surreale.
Prof. Agim VINCA

Janë disa vargje, që poeti i ruan për vete e s’i nxjerr në dritë, ngaqë i vlejnë më shumë atij, sesa lexuesit… Gjatë këtyre pesëmbëdhjetë vjetëve, që e shkruaj poezinë, midis vargjeve magnetike që nuk shkëputen lehtë prej vetes, do veçoj:
“ Zgjohu poet … zgjohu poet / autopsinë t’i bësh kohës së vet! ” . Shprehem pa frikë se vetëzgjimi i poetit është tejet i ndërgjegjshem, tejet qytetar, në këtë libër dhe fryma e distikut të mësipërm të shoqëron nga poezia e parë deri tek më e fundit…

Alfred Mehmeti

Petraq Kote shkruan poezi të fuqishme që i burojnë nga thellësia e shpirtit. Ato të tronditin,
të emocionojnë, janë të freskëta dhe thellësisht origjinore…

Halil Jaçellari

Poezi e lirisë

Petraq Kote rri zgjuar mbi vargje, rima, figura, metafora… ai vjen nga apollonian e lashtë e Ilirisë, ku ngahera janë përkundur arti dhe poezia. I përket qerthullit të krijuesve të sotëm fierakë, që me veprat e tyre konkurojnë lirshëm në tregun e vlerave të letërsisë kombëtare. Poezia e Petraqit është poezi e një shpirti të rrebeluar, që s’pajtohet dot me gjendjen në të cilin është katandisur atdheu i tij.
Ai urren dogmat e të gjitha llojeve, që kufizojnë lirinë njerëzore dhe proteston zëshëm kundër tyre.
Kote është mjeshtër i peizazhit myzeqar, të cilit i jep një dimension universal.
Vargu i tij është i gjallë, dinamik, përplot tension emocional… Në vargjet e këtij libri buçet zëri i një poeti që ka unin e vetë; një zë thellësisht njerëzor e burrëror, që përballë së rëndomtës, absurdit e banales, vë ëndrrën për një botë më të mire e më njerëzore, ku njerëzit do të jenë njerëz e jo varre. Kemi të bëjmë me poezi që komunikojnë direkt me jetën e njerëzit e jo vargje libreske çfarë ka shumë në kohën tone. Në vend të skemave dhe kallpeve letrare, Kote preferon fjalën e gjallë e të frymëzuar poetike, ku nuk mungojnë gjetjet interesante, ritmi dinamik dhe figurat,  here- herë, surreale…

Prof. dr. Agim VINCA
Prishtinë 2005

… E ngjeshur me emocione të lindura nga përjetime të thella, poezia e sotme pasqyron një lëvizje të brendëshme, një evolucion krijues në ide, formë, arsenal mjetesh shprehëse që të bëjnë për vete. Ndërkohë ndien se zërat poetikë… përbëjnë vlera të reja, ashti si filozofimet e Frederik Rreshpjes, Ndoc Gjetjes, Ervin Hatibit, Petraq Ristos, Pirro Shllakut, Petraq Kotes, të detyrojnë t’u kthehsh e rikthehesh poezive të tyre dhe të mendosh gjatë ato që pohohen në vargje…

Prof. dr. Adriatik Kallulli
Mehr Licht

… Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare…

Prof. dr. Adriatik Kallulli

Poezia e petraqit dhe proza është artikulim i guximit. Metafora e tij është sociale. Kërkon, arsyeton, rrebelohet. Jeta paradoksale është lënda e ndjeshmërisë së tij…

Prof. dr. Moikom Zeqo



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •