Beqir Musliu
| Sunday, 04.01.2007, 11:46 AM |  

Beqir Musliu u lind në Gjilan në vitin 1945; vdiq në vitin 1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan.

Familja e tij rrjedh nga fshati Liviq i Gjilanit në Kosovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, ate menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspective të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965 ia botoi edhe librin e parë. Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.

Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë, e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada” e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin e 6-të, sepse pushteti i atëhershmë duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjërë nuk e finansoi dhe e shantazhoi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte antar i redaksisë e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.

Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frenge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedone, sllovene, serbe dhe kroate.

Tituj të veprave

Rima të shqetsueme-Prishtinë 1965
Kurorë sonetesh (kushtuar Skënderbeut)-Prishtinë 1966
Lulëkuqet e gjakut-Prishtinë 1968
Bukuria e zezë-Prishtinë 1968
Sezamet-Prishtinë 1972
Darka e magjisë-Prishtinë 1978
Rropullari-Prishtinë 1978
Parabolla-Prishtinë 1979
Vegullia-Prishtinë 1979
Mbledhsit e purpurit-Prishtinë 1982
Ndeshtrasha-Prishtinë 1982
Libri i anatemave-Prishtinë 1987
Shtrigani i Gjel-Hanit-Prishtinë, 1989
Rrokullima-Prishtinë 1989
Kori i Gjelave të vdekur- Prishtinë 2002

Wikipedia



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •