Qani, thonë, qani me zemër
Po loti mos t’u shihet
Dheu ka nevojë për gjak
Qani, thonë, qani me kujë
Po kujen le ta dëgjojë vetëm zemra juaj
Atdheu ka nevojë për trima
Qani, thonë, qani
Se nuk ka djalë që se lëndon zemrën e nënës
Po mos i lëndoni nënat
Janë në muajin e shtatzanisë
1998
Begzad Baliu, Grua e dashuruar (poezi)
Shenjëzat, Prishtinë
1996, 2000