Nata kriminele
| Wednesday, 01.03.2007, 12:43 PM |
Sonte zbriti plake e lodhur,
dhe thith gazin, vajin, gjemimet e dites
thelle, thelle ku krrat terri.
Si nata vete, bota u be memece.
E ndjeva kur jehoi vone
ne gjirin e saj prej korbi,
kur jehoi shurdhet si vdekja nje fshame
Dikush humbi nje yll,
nje shok ne naten memece!
E pashe kur ia thithi syte
thelle ku krrat teri -
kur ai thithti lehte si gjakun e tij
Dije!
Sonte u shuan edhe dy xixa
ketu poshte, ne fund te nates
Sonte vdiq nje njeri shurdhazi si nata!