Kur Shqipëria përkufizohej me Rumaninë
| Tuesday, 01.29.2008, 09:13 PM |  

Interferenca
 
Kur Shqipëria përkufizohej me Rumaninë
 
(Fragmente nga intervista e Baki Ymerit me titull Krenaria për të qenë rumun nuk është një sintagmë folklorike, e botuar në “Revista romana”, nr, 50/2007, tribunë e themeluar më nga Al. Odobescu në vitin 1861.)
  
Marius CHELARU: Zoti Baki Ymeri, më flisni përherë me sytë e ndritur për familjen tuaj. Na tregoni diç për babain, për nënën tuaj dhe për fëmijërinë, për vendin ku keni lerë.

Baki  YMERI: Më gëzon fakti që vij nga një familje fisnike e Transilvanisë, nëna ime duke qenë e mbesa e heroit Ion Rat nga komuna Band (rrethi i Mureshit), i cili ka rënë në luftë të ribashkimit të kombit. Babai i saj qe plagosur në këtë luftë dhe u shua pas një viti për shkak të 19 predhave me të cilat qe kthyer nga lufta. Kam lindur në shenjën e luanit dhe vij nga një familje luftëtarësh. Shqiptarët thonë njësoj si rumunët: Nuk kam frikë nga lufta (Nu mi e frica de lupta). Jo për luftë dua të ju flas por për dashuri. E kam dashur gjuhën amtare që nga fëmijëria, që nga koha kur i dëgjoja prindërit e mi duke folur edhe rumanisht. Nuk dua të lavdërohem por dua të ju them një gjë të vërtetë dhe realiste: shkrimtarët rumunë e shqiptarë që më kanë kanë konstatuar se jam një thesar shpirtëror, m’i kanë mbushur krahët me libra, kanë shkruar me admirim për mua. Poeti Baciut thoshte se jam jashtëzakonisht komunikativ, thuase njihemi që nga krijimi i botës. Përse? Ngase jemi të
 lidhur përmes do fijeve të fshehta të kësaj hapsire trako-dako-ilire. Para 70 vitesh, babai im, Ajvaz Voka, shqiptari që nën mbretërinë e mrekullueshme të dashurisë ishte në gjendje të shkojë edhe në Amerikë pas mamasë sime, e pat shoqëruar në të mirë e në të keqe, në shqetsime dhe në gëzime.

M.Ch.: Jeni gjatë kohë në Rumani, në atdheun e mamasë suaj, Aurelia Graur. Si qe krijuar kontakti i parë me Rumaninë? Çka dinit përpara për këtë vend?

B.Y.: Rumania është atdheu origjinar i mamasë sime. Krenaria për të qenë shqiptar apo rumun nuk është një sintagmë folklorike. Amerikanët kanë një respekt të hatashëm ndaj flamurit të tyre, ndërsa ne? E shohim vetëm përgjatë festave. Lejojmë të na asimilohen vëllezërit tanë në Luginën rumune të Timokut, në Serbi dhe Besarabi. Erdha për herë të parë në Rumani në dimër të vitit 1971. Kur hyri treni në territorin tonë, aq i gëzuar isha saqë m’u duk se u shndërrua në aeroplan që aterizoi përnjëherë në Bukuresht, edhepse udhëtimi nga Stamora Moravica deri në kryeqendër zgjati një natë të tërë. Ç’dija për këtë vend? E dija se është një vend i ëndrrave dhe poezisë. Grigore Vieru më dëshironte “një jetë të ëmbël dhe të bukur si poezia e Emineskut” (1991), gjë e cila tashmë është realizuar.

M.Ch.: Çka ju shtyri përveç prejardhjes etnike të mamasë që të përcaktoheni për studime të thella të gjuhës rumune në Vjenë dhe në Bukuresht?

B.Y.: Erdha në Rumani për ta njohur farefisin dhe për ta hartuar një punim seminari lidhur me Bukureshtin si kryeqendra e dikurshme e kulturës shqiptare. Kisha lexuar dhe kisha dëgjuar se jemi fis, e konstatova këtë gjë në të gjitha pikëshikimet, u regjistrova në Universitetin e Vjenës, ndoqa kurse të rumanishtes te linguisti Vasile Sherban, e braktisa Vjenën dhe erdha në Bukuresht duke qenë i dashuruar për fqinjen e tezes sime. Konstatova se i vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës trako-dako-ilire, është populli shqiptar. Fjalët më të vjetra dhe më të bukura të gjuhës rumune kanë bashkëpërkime të njëjta edhe në gjuhën shqipe (bukuri, buzë, gushë, bardhë, bredh, qafë, katund, vatër etj.), fjalë që vijnë nga një substrat i përbashkët i lashtësisë sonë bimilenare, trako-ilire, parasllave dhe paralatine, kur Shqipëria përkufizohej me Rumaninë. Fillova të përkthej, u regjistrova në Universitetin e Bukureshtit me një tezë doktorate për lidhjet kulturore
 rumuno-shqiptare, duke e patur për mentor linguistin e shquar Grigore Brënkush, i dhashë të gjitha provimet dhe referatet me notën brio. Pse? Ngase jemi trashëgimtarë të një thesari të përbashkët “që e fsheh përrallën e një lidhjeje prej gjaku/ Kur edhe zogjtë kuptonin ç’po flasim/ /Kur turmat duke u ngjitur drejt stanit/ Dhe ne kur flisnim për buzët e bukura të çupës së Danit/ Dhe bukuroheshim kur ylli i dritës/ Shkrepte në lartësi!.

M.Ch: Kemi diskutuar shumë herë për Shqipërinë, për Rumaninë, për Kosovën, Maqedoninë, për arumunët dhe shortin e tyre. Kohëve të fundit u takova ne Jash edhe me poeteshën arumune të Shkupit, Vangja Mihanj Sterju. Si e shihni ju letërsinë e arumunëve, të minoriteteve rumune e arumune në zonat për të cilat diskutojmë?

B.Y.: Është një subjekt ende i pazgjidhur. Fati i arumunëve dhe rumunëve në Ballkan dhe përreth Rumanisë është i hidhur. Asimilim dhe diskriminimn, mungesë shkollash dhe kishash në gjuhën amtare, indiferencë qeveritare dhe diplomatike, mungesë e krenarisë për të qenë rumun. Ç’duhet bërë? Duhet të zgohemi ne dhe t’i zgjojmë edhe ata, që t’i kërkojnë të drejtat, siç veprojnë shqiptarët e Kosovës apo hungarezët që banojnë në zemër të Rumanisë. Kosova nuk është Kosovo siç Moldova, Krajova, Orshova apo Krushova nuk janë Moldovo, Orshovo, Krajovo apo Krushovo. Fati i botës varet nga Kosova, pa marrë parasysh faktin se ata që nuk e njohin historinë e përkrahin kolonializmin pansllavist lidhur me fatin e rumunëve të Basarabisë, Timokut apo të shqiptarëve të Kosovës.(...) Ç’duhet bërë? Duhet ndjekur shembulli i arnautëve të Tudor Vladimireskut përnga pikëpamja e trimërisë, dhe e shqiptarëve të Kosovës përnga pikëpamja e mbrojtjes së identitetit kombëtar. Derisa nga dymilionë
 shqiptarët e Kosovës asnjëri nuk është serbizuar, nga njëmilion rumunet e Luginës së Timokut kanë mbetur disa qindramijë të paserbizuar dhe pabullagrizuar. Përgjigja është e qartë dhe realiste: Integrim kuturor për unitet europian. T’u jepen rumunëve të Timokut po ato të drejta që ia kanë serbët dhe bullgarët në Rumani.

M.Ch.: Diskutojmë prej do kohësh për çmimin e Nobëlit për letërsi, për faktin se Kadareja ka qenë disa herë i nominalizuar për këtë çmim dhe ende nuk ia kanë ndarë. Në opinionin tuaj ka ndonjë shkrimtar shqiptar dhe rumun që mund ta përfitojë këtë çmim?

B.Y.: Ismail Kadareja është shqiptari më i njohur në botë, më i njohur se presidenti i Shqipërisë. Është kandidat i katërfishtë i çmimit të Nobëlit, i vetmi që e meriton këtë shpërblim në hapsirat etnike shqiptare ku jetojnë shtatëmilionë shqiptarë (në Shqipërinë e krasitur nga Fuqitë e Mëdha më 1913, në Kosovën e dymilonë shqiptarëve, në Maqedoninë Perëndimore dhe Greqinë e veriut ku jetojnë mbi njëmilionë shqiptarë). Përgjigja duket disi e politizuar, por nuk na vjen keq. Desha të them me këtë rast faktin se numri i banorëve të Ballkanit është i barabartë: shtatëmilionë serbë, shtatëmilionë shqiptarë, shtatëmilionë bullgarë dhe shtatëmilionë grekë. Është tjetër çorbë peshku fakti se në kuadrin e këtyre shifrave regjistrohen edhe qindramijë rumunë e arumunë të cilët në kohën e Perandorisë Osmane kishin njëqind shkolla dhe shtatëdhjetë kisha, të cilat i mbyllën që nga viti 1913 e këndej sivëllezërit “tanë” të të njëjtës përkatësi fetare (serbët dhe grekët). Janë gjëra të
 cilat i dimë nga realiteti dhe vepra e Kadaresë së madh, i “tradhëtuar” nga ish/presidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Sa u përket shkrimtarëve rumunë, pas Mirçea Eliades për të cilin thonë se e ka refuzuar çmimin e Nobëlit, mendojmë se një ditë do ta përfitojë këtë çmim Nicolae Breban apo Mircea Cartarescu, Mrcea Cartarescu apo Nicolae Breban. (...)

M.Ch.: Na i shpaloni disa nga projektet tuaja?

B. Y.: Një antologji e tretë e poezisë rumune në gjuhën shqipe, një vëllim vargjesh origjinale, një përmbledhje polemikash me titullin Kur gënjeshtrës i bien brekët, disa vepra që mbajnë titullin Rumania e zemrës sime, Drita shqiptare e Bukureshtit, disa vëllime me lirikë shqiptare në gjuhën rumune, një vashë e bukur dhe eë ëmbël si një fushë me dredhëza etj.
  
Biobibliografi

Baki Ymeri është i njohur si poet, publicist dhe përkthyes letrar. U lind pnë Shipkovicë të Tetovës, nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht-Shipkovicë-Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste.
  Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, shpifet nga fundrinat e fanatimit që e shfrytëzojnë fenë si instrument të përçarjes dhe mosbesimit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë. Të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash.
  Gjatë këtyre viteve ka botuar në revista të ndryshme mijëra vargje nga vepra të dhjetëra shkrimtarëve rumunë klasikë e bashkëkohorë, në gjuhën shqipe, maqedonase dhe sllovene, si dhe disa vëllime që u përkasin poetëve që pasojnë: Nikita Stënesku: Ekspozitë e të palindurve (Prishtinë, 1986), Angjel Dumbrëveanu: (Kënga e mullibardhës (Shkup, 1986), Sllavko Almëzhan: Xhuxhmaxhuxhët harruan të rriten (Prishtinë, 1989), Marin Sorescu: Eja të ta them një fjalë (Prishtinë, 1990), Halil Haxhosaj: Umbra cuvintelor/Hija e ëndrrav (Bukuresht, 2004), Karolina Ilika: Duke dashur në fshehtësi (Pogradec, 2004), Sali Bashota: Exilul sufletului/Ekzili i shpirtit  (Bukuresht, 2004), Ibrahim Kadriu: N-a rãmas timp pentru sãrbãtori/ S’mbet kohë për kremte (Bukuresht, 2005), etj.
  
Bibliografi lirike: Kaltrina (botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim dygjuhësh, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Tetovë, 2001; Lumina Dardaniei/Drita e Dardanisëi (Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai/Rruga e Ferrit për në Parajsë (Bukuresht, 2005). Për poezinë e tij kanë shkruar: Marin Soresku, Oktavian Soviany, Luan Topçiu, Radu Voinesku, Marin Kodreanu, Xhelku Maksuti etj.
  Baki Ymeri është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe bashkautor i dy monografive mbi sivëllezërit tanë në veri të Danubit: Shqiptarët e Rumanisë (Tetovë, 1994), Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani (Shkup, 2004), Mbretëresha e Diasporës Shqiptare Vitore Stefa Leka (pregaditja dhe redaktura e Albert Vokës (B.Y.), Bukuresht 2007.
  Ai është njëherësh  njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, mbrojtës vlerash kombëtare që shpifura nga hijet e fshehta të djallit, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001. Jeton dhe krijon në Bukuresht, ku jep kontribut për afirmimin e vlerave letrare të Kosovës në gjuhën rumune, boton, udhëheq dhe shpërndan revistën Shqiptari/Albanezul.  Sipas dr. Luan Topçiut, Baki Ymeri është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë dhe, mbi të gjitha, për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme.
  
  Baki Ymeri
  
  SHIPKOVICA
  
  Pas pesëmijë vitesh
  Nga Parajsa erdha ta shoh
  Se si e prisni dritën në vatër
  Dhe si i lansoni ëndërrat
  Në zemër të Dardanisë
  Kur Zoti ishte Zot
  Që i ndëshkonte barbarët
  Me zjarr e barot.
  
  Fëshferimë yjesh
  Thëllënxat shtojzavallet,
  Engjëjt e librat,
  Bishat e Vardishës
  Dhe Përroi i Kishës.
  Muret e shtëpive të vjetra
  Porsi në çerdhe
  E mbajnë frymëmarrjen
  Qenje e gjallë
  Historia hyn dhe del nga dyert
  Bebzat i drejton tejmatanë Kalasë
  Ngazëllimin e mban mes oborresh
  Qetësi mbëlton mes shtatoresh
  Shtëpi lidh mes shtëpishë
  Mure lidh mes muresh
  
  Sulltani na i ndërroi emrat
  Por jo edhe shpirtin
  Kola e mban të pashuar dritën në vatër
  Kadareja na shpie në botë
  Historia merr frymë
  Ndërmjet mureve
  Ajo i shpërlan teshat
  Teshat e bardha presin
  Çfarë hijeshie
  Teshat e bardha flasin mes veti
  Zjarri kënaqet në vatra
  Njerëzit dëgjojnë ç’thotë era në mbrëmje
  Muret dëgjojnë ç’thonë trëndafilat në mëngjez
  Pasqyrat dëgjojnë çka thotë
  Shëmbëlltyra juaj në mesditë
  Teshat e bardha
  Rrjedhin përmes shkumës së natës
  Unë kthehem në zemër të Transilvanisë
  Dardania e qëndis flamurin e Pavarësisë
  Për njohje e jo për hatër
  Qenje e gjallë
  Historia ta pjek bukën në vatër 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •