Njohja
| Thursday, 01.31.2008, 06:58 PM |  

(Tregim)

Përgjërimi im kishte marr fund.
Sa qelë e mbyll sytë, unë humba toruan dhe rashë në tundim të syve të
përgjumur të gruas që ecte trotuareve të qytetit, më shikim e humbur,
pamje kjo që krijonte pandehmën e parë, ajo ishte një grua e vetmuar e
cila kërkonte vazhdimisht diçka që zakonisht se gjend dot. Këtë
pandehmë timen e sforconte dukja e saj, shikimi i thellë dhe lëvizjet
e kokës në mënyrë tejet elastike. Thash me vete, do jetë një nga ato
gratë që gjithmonë në jetë vetëm kërkojnë, e kurrë asgjë nuk gjejnë
nga ajo që kërkojnë, dhe një ditë, vetëm kur të mplakën, marrin uratat
dhe nënshtrojnë gjunjët para Virgjrës Mari, duke u përgjëruar për t'ua
falur mëkatet.
Qysh sot, ca minuta para së dielës në Kishë, i dhashë fund edhe
lidhjes me Anitën. Njëherë isha përbetuar, madje këtë përbetim e kisha
bërë edhe në mesin e miqve të mijë piktorë, se e fundit dashnore, me
të cilën do lakuriqësoj trupat pa fije turpi, do jetë italiania
flokëshprishur, me të cilën u ndava pa asnjë ndjenjë dashurie. Për
çudi, ajo më vonë mbeti diç më shumë se dashuriçkat e panumërta në
mendjen time.
Frederik- më pat thënë atëherë me italishten e bukur, duke e përthyer
me një shqipe përplot muzikalitet, të dua.
Unë, as për mendjemadhësi, as për jo mirësjellje, madje as për mungesë
dashurie, nuk ja ktheva, por vetëm i thash, do të duash edhe të tjerë,
ashtu si mua tash.
Asaj i rrekën një currë lotësh për faqe. Nguli shikimin në dhe, dënesi
thellë, nga ato dënesje që në trajtën më të bukur i dëgjoja në shtrat,
apo vende tjera ku bënim dashuri me orë të tëra, siç qeshnim shpesh,
binim në gjumë të dashurisë. Unë ja putha faqet e përlotura, por pa
fije dhimbje.
Unë nuk do lakuriqësohem me askënd pas teje- më tha prapë me tinguj të
vrarë e shikim që lejonte të lexohej një pikëllim i tmerrshëm që
përshkonte fytyrën e saj të bukur. Kësaj herë italishtja e saj, çalojë
shumë. I fundit që ke bërë piktura në trupin tim, mu pat drejtuar,
duke e ngritur tonin e zanoreve aq kumbuese, je ti, dhe tash që po më
krijon një zgafelle në jetë, më duhet të pres fundin, atë fundin të
cilin e presim gjithë, duke të kujtuar ty.
Unë jam piktorë, që rrugët e gjata deri tek lakuriqësia i shndërroj në
eksperimente vizuale, prapa së cilave lundroj në botën e çudirave të
grave, aty ku shtatë qiejt luftojnë ashpër me prapështuesit e
përbaltësuesit e artit-iu përgjigja dhe kuptova se bëra një
filozofizëm të tepruar. Madje, edhe unë para se të dashurohem me ty,
jam përbetuar për Zot e tokë se e fundit që do lakuriqësohem me një
femër do jetë dashnorja që kisha para teje.
Pa e zgjatur më shumë, e putha në faqe dhe i dhashë një dhuratë të
çmuar si kujtim të fundit.
Ajo e hapi ngadalë: një pikturë nudo! U step dhe si e trishtuar u
përplas në mua.
Piktura i ngjante një vullkani, nga i cili dilte një zjarr krejt flakë
ari, i cili e kishte të mbërthyer gruan prej pjesëve më intime e
poshtë. Vithet e saj i si grykë vullkani, mbi të cilin rrinin
qëndrueshëm gjinjtë, si dy maja malesh magjepse, aq të pamundura për
t'i shijuar në tërësi. Ato kishin marr trajtën e dy yjeve ndriçues. E
vështroj gjatë dhe me sy të ënjtur nga lotët, iku nga unë, pa më thënë
asnjë fjalë.
Italiania flokëshprishur, edhe disa herë erdhi në atelienë time, deri
sa një ditë u zhduk përgjithmonë.
Nejse, s'di përse mu përplas ky kujtim bash në këtë moment. Gruaja e
cila ecte para meje, edhe pas disa minutash, u përbirua rrugëve duke
luajtur trupin e saj elastik, ashtu siç ishin rrugët e përdredhura tek
ne. Unë e përcillësha pa vetëdije. Ajo dukej se ecte po me ato ritme,
me të cilin mu përplas në sy, sikur tek kërkonte diçka çmueshme, por
të humbur.
Pas i dhashë fund lidhjes me Anitën, thash me vete, do e shkeli edhe
njëherë përbetimin dhe do i ofrohem. Kishte të veshur fund të kaltër,
me një bluzë të tejdukshme në të bardh të shndritshëm, që e bënin të
dukej vërtetë zonjë e rënd, nga ato që përshëndetjet me meshkuj i
bëjnë më zgjatje për puthje dorësh. Pjesët e dukshme të turpit i
shkëlqenin fortë dhe e bënin tej mase sfiduese. Ajo lente përshtypjen
e atyre grave të epshme për dashuri.
Më fal zonjë, mos ju ka humbur diçka, më dukeni se ecnin e dalldisur,
sikur diçka e çmueshme të ketë rrëshqitur nga dora e juaj. Vërtetë më
falni që ju drejtohem kështu, por, më keni krijuar këtë përshtypje,
prandaj, dëshiroj të dëgjojë nga goja e jote e ëmbël, nëse nuk është e
vërtetë, nëse sytë e mijë gënjehen lehtë dhe unë turullasem pas grave
të bukura. Dhe pastaj do shporrem nga ti shpejt, më beso, do të
zhdukem si era.
Ajo, vetëm më shikoj, me një buzëqeshje enigmatike. Sytë mi nguli
thellë, aq sa më ngjalli frikë e lemeri përnjëherë. Por, përnjëherë
ata sy të kaltër, u zbutën, shkëlqyen nga disa rreze të brendshme, dhe
shpejt u shpërndan nëpër turpin tim. Ajo më shikonte, sikur atë që
kisha përshtypje se e kishte humbur, tash e kërkonte në mua, në trupin
tim, të cilin, sa herë u pata përberë se nuk do ta lakuriqësoj me
asnjë femër më.
Unë gjithmonë kërkoj, sepse vetëm kështu jetoj. Nëse vetëm një ditë
nuk do të kërkoja, sigurisht do vdisja. Kërkimi për mua është sikur
ajri, pra të jetoj. Por, ja që njeri shpeshherë gjatë kërkimit gjen
gjera që s'duhet, apo, të them më troç, takohet me gjera që e
tundojnë, pastaj e zhgënjejnë. Unë jam nga ato gra që kam kërkuar
shumë për dashurinë, por asnjëherë nuk e kam gjet. Prandaj, jam
lëshuar në krahët e kërkimit, duke nuhatur në botë dashurinë, me të
cilën nuk ngopem dot, dhe për të cilën jam në gjendje të kërkoj pa
lodhje ditë e net, madje edhe nëse nuk do ta gjeje deri në frymën e
fundit.
Është rrugë e gjatë për të ardhur deri tek lumturia, mbase kjo nuk
arrihet lehtë-më tha me një mbretësi, e cila shprehte një përvojë për
atë që fliste, ndërsa shikimin si shigjeta se ndalte aspak nëpër
trupin tim.
Unë mbeta i shtangur para trupit të saj e syve magjeps.
Gruaja sa vinte ngulte sytë thellë e më thellë në mua, sikur lexonte
gjitha të fshehtat e mija, i shikonte ato nga thellësia, ngopte sytë
më pjesët e mia intime, madje më seksin tim, i cili, tash ishte
trazuar dhe nuk zinte vend para trupit ta saj epshor.
Ke trup epshor-i thash, më shumë më dëshirën që të lë temën e
kërkimit, se sa për t'i dhënë një kompliment, të cilin edhe ashtu e
meritonte, por nga i cili, të them të drejtën frikoja. Doja që ky
fillim ngacmues të merrte kahe tjetër.
Më fal, nuk të thash emrin, unë quhem Frederik, ndërhyra me një ton
krejt të pamatur.
Sa e këndshëm-mu përgjigj. Kam njohur një djalë, isha atëherë e re,
quhej Fredi, atëherë unë studioja, në duart e tija u zhvirgjërova.
Gruaja shkëputi sytë nga turpi im dhe u zhyt në krahët e mallëngjimit.
O zot, çfarë komunikimi i pazakonshëm, thash me vete. Ishte hera e
parë që takoja një grua në trotuare dhe flisja për seksin, për
zhvirgjërimin, për pasionet e dashurisë, ende pa u njohur, madje as
emrin e saj.
Një puhizë e lehtë e aromës pranverore më përshkoj trupin tej për tej.
Gruas ja luajti nga turpi veshjet. Nga brenda vërejta dy gjinj të
bukur, të cilët qëllimshëm ishin lënë pak jashtë.
Si t'ia bëjë- thash me vete.
Mendime të çuditshme më vërsuleshin mbi kokë, por asnjë nuk arrija ta
artikuloja që t'ia shprehja gruas që kishte mbetur e stepur para meje,
tash në heshtje përvëluese. Mund të më shoqërosh në atelienë time, e
cila gjendet jo larg nga këtu-i thash me një zë që mu duk se erdh jo
nga unë. Ishte tamam nga ata zëra që ndodh të duken, edhe pse dalin
nga vetja, të huaj.
Ajo, pa asnjë hezitim u nis krah meje.
Ecnim pa bërë ndonjë komunikim, përveç ndonjë prekje të herë pas
hershme, si të rastësishme në krah; prekje që mua me cyte edhe më
tutje drejtë aromës së gruas te cilës ende nuk ju ditsha emrin.
Pa u ofruar tek atelieja u humba, tamam ashtu sikur të ishte hera e
parë që hyja brenda me një femër.
Hapa derën me qetësi elegante. Ajo vetëm nuhaste, e nganjëherë qante
buzët e trasha duke krijuar një pamje të mrekullueshme në fytyrën e
saj delikate, që sa vinte, për mua bëhej më engjëllore.
Shkëndija dashurie- më tha një zë nga brendësia, duke mos dashur të
jetë aspak e vërtetë një tronditje e tillë, sapo i dhashë fundit
lidhjes me Anitën.
Nuk munda t'i bëjë ballë kureshtjes që të mësoj se çfarë në të vërtetë
kërkon-i thash deri sa zhurma e hapjes së derës i bëri fjalët e fundit
vështirë të kuptueshme për gruan, e cila në vend të një përgjigje, së
pari rrudhi krahët.
Pas pak sekondash, ashtu në heshtje përvëluese për mua, mu drejtua:
s'të duket pak e çuditshme t'i kuptosh gjitha të fshehtat e një
gruaje, të cilën sapo e kë takuar. Timbri i zërit të saj mori ca
nuanca kritike, por dosido ruanin një ëmbëlsi.
Nuk jam kurvë- u shpreh beftë me zë të thekshëm, aq sa mua mu duk sa
britma e saj depërtoj në lokalin përbri nesh, ku ishte një gazetë e
madhe e vendit dhe ku gumëzhin silueta të gjithfarshme. Në të vërtetë
më kapi një panik.
Ç'dreqin mu desh që hyra në këtë aventurë pa nevojë-mendoja me vete
dhe u kredha për pak krahët e mendimeve, nga të cilat shpejt kuptova
se s'mund të nxjerrja asnjë përfundim. Si të organizoj këtë vizitë- i
thash vetës, do vazhdoj me ato tema të zjarrta për seksin apo reagimi
i gruas, ishte parashenjë se nuk duhej futur lojërave intime, nga
fakti i thjeshtë, sepse ajo nuk ishte kurvë dhe nuk dëshironte të
trajtohej e tillë nga unë.
Çfarë domethënë kur një femër të thotë nuk jam kurvë- e kishte pyetur
një mik poet, i njohur për zjarr seksi në poezitë e tij, vetëm disa
vite më parë. Ndërsa unë, i cili asnjëherë në jetën time nuk i kam
besuar dashurisë, nuk dija të bëja shumë dallime mes kategorive të
femrave. Në fakt, gjitha për mua lidheshin me një pasion, edhe pse në
të vërtetë kisha mëdyshje për këtë mendim.
Ç'kërkon tek unë, përpak sa nuk i bërtita gruas, për t'ia dhënë një të
goditur në gjoksin e saj të fryrë, që sa shkonte më çmendte. Ajo sikur
nuhati nervozen time me këtë situatë të papritur dhe mu drejtua:
Të thash se kërkoj, kërkoj vazhdimisht, por nuk jam e përdalë.
Lumturia kërkohet çdo kund, në çdo cep rrugë, në çdo vendimtar, madje
pse jo edhe në çdo kalimtar, andaj edhe në ty kërkova diçka, por mos
me pandeh për të përdalë, edhe nëse unë pranë këtyre pikturave tuaja
nudo mund të zhvishesha, të hidhesha si një përbindëshe mbi trupin
tënd, të thithsha çdo cep të trupit tënd, assesi mos më pandeh për të
përdalë, sepse kurvat janë vetëm shpikje pabesish, të burrave të
cilët s'kuptojnë gjë nga thesaret e lumturisë së femrës.
Duhma e pikturave s'kishte sesi mos ta ngashënjente edhe më, në
pasionin e tij, i cili sa vinte përndizej. Por, as gruaja aspak nuk
arriti t'i ikte ngashënjimit.
Askush s'mund të besonte se në fund të katrahurës së vetmisë, ashtu
sikurse në fund të territ përbindësh, vetëm një xixë mund të triumfoj.
Ishte kjo shkëndija që pushtoj errësirën, apo e fshehtësia e
thellësive të lumturisë, mrekullia e gjitha mrekullive të kësaj bote
që godet kur më së paku e pret.
Në këtë moment, sikur nga qielli iu kujtua një frazë romani, "Unë s'po
jetoj as në të kaluarën as në të ardhmen time. Kam vetëm të tashmen, e
unë këtë e dua".
Pasi pëshpërita diçka të pakuptimtë me vete, rashë në krahët e
mejtimeve, pas viteve të shumta që nuk besova në dashuri, papritur
fillova të mos shoh asgjë tjetër përpos gruas që qëndronte përball
meje, së cilës as emrin nuk ja dija. Çuditsha me këtë skenë, madje
çudirat e mia shkonin deri tek një ankth. Por ja që më tërhiqte, si
magnet, doja vetëm fytyrën e saj ta shikoja, ta ndjeja, të përjetoja
ta puthesha fortë, të flija në gjoksin e saj e pastaj në të thithsha
lëngun për penën time të ndryshkur, për të bërë një pikturë me zjarrin
e dashurisë.
Në të vërtetë thellësia e fshehtësisë së dashurisë është në
përtejshmërinë e gjërave të kota; shtrihesh sikur nën rrezet e diellit
veror dhe lejon depërtimin e tyre në gjithë trupin, ashtu unë
dëshiroja të kredhsha në mrekullitë e trupit të gruas dhe në çdo cep
të ndjej frymëmarrjen e aromës së saj.
Kishin kaluar ca minuta të përhumbjes sime. Gruaja ishte ulur në cepin
e pasim të atelies dhe shikonte e hutuar një mori pikturash të varura
gjithkah nëpër mur. Ju ofrova ngadalë. Pa menduar gjë, dora ime u
përhumb në flokët e saj të përdredhura supit të saj të butë dhe sa
qelë e mshelë sytë ndjeva një të nxehtë në gojën time, gruaja së cilës
ende nuk ja kisha mësuar ende emrin dhe pas së cilës u dashurova sikur
një adoleshent, mu hodh në një përqafim të fortë. Duart e saja
lëviznin nëpër trupin tim më mjeshtëri, ndërsa unë sikur në ëndërr
puthesha gojën e saj të nxehtë, ndjeja aromën e magjishme të saj dhe
në gjoksin tim ndjeja të rrahurat si qenkan, që vinin nga trupi i saj
i zhveshur tërësisht. Kisha harruar fare se dera e ateliesë ishte e
hapur, kur pash vetën të lakuriqësuar dhe dy këmbët e saja të
përthyera me mjeshtri e elegancë mbi mua.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •