Danisht
| Friday, 02.01.2008, 07:18 PM |  

Danisht e shkroi ajo librin
E patave të egra
U ngjiti dhe emra
Personale
Sapo hapet fleta e parë 
Si kandrrat emrat patat kollofitin
Sapo hapet fleta e dytë
Një aromë djerse gjysheje ndjej
Në sqetullën mes dy fletëve të librit
Është vendi ku gjyshet na përgatitnin
Të lindnim
Më kujtohet kur i pyetnim nga dalim
Prej nga sajohet lindja jonë në botë
Ato thoshin nga sqetulla
Shkujdesshëm sqetullën na dëftenin
Një të vërtetë që të turpshme e bënin qimet
Prej aty lindi dhe letërsia për fëmijë
Bile dhe fëmijë lindi sqetulla
Teksti flet qartë
E shkroi një grua
Danisht
Ilustrimet me akuarel joshin njëra-tjetrën
E kështu fletët lëvizin, më zhvendosin
Pëllëmbë për pëllëmbë drejt feminisë
Fëmijë-agoni, i grisja librat për femijë
Fëmijë i lig që vetëm dyshoja e gënjeja
Kështu që qeshë i pari që zhvesha një vajze në mëhallë
Miturake si unë e shfletoja me një gisht të lagët
Dhe kështu i fundit teprova një dekadë me vonesë
Duke shfletuar vetëm libra si ato mbathje të pastra kukulle
U rrita në libra, qeshë i fundit që zhvesha një vajzë
Por të pakten shpëtova
Nga dhelpra
Dhe dlirësia e pulës
Si edhe nga fshatari i mençur që mundi mbretin
I shqepi edhe të bijen
Dhe ja kam arritur të shkruaj për mrekulli
një vjershe që i vogël
për sytë e pafaj të ujkut
Dhe frymën e tij të athët
që hukat zemrën time-këmbanë
Foshnjë rritur në një pyll të shpyllëzuar
I zgjodha që pa mesuar të lexoj
Librat
Me një shqisë të inatosur që i ndan saktë
Kërpudhat e helmëta nga të ngrënshmet
S'pati kelysh kurve të më mbyllë
Në azilet me ilustrime të femijeve
Libra të shiturish ku fillon dhuna
Ashtu si e pakuptuar
nje inkuizicion i madh, një zjarr duhet
Ta djege injorancen e librave për fëmijë
që janë libra si tagjia në drithëra
Gjenerata të frikshme rritur nga gjyshe që vdesin
Dhe libra me makiavelizma juniorësh
Poema për fashizmin kristian dhe alkiminë
Libra që në fakt duhet
Plot art e lajle të na i servirnin
Por krejt të thinjur
Të dëshironim vetë të vetëhumbnim kontrollin
(Le të prallisnin kuajt ç'të donin, le të thyheshin gardhet
Nga pornografia infantile )
Të na provokonin sa të donin për të provuar besimin e fortë
se nuk është krim vetëm ta shkruash librin
se nuk eshte krim vetëm ta shkruash keq
se nuk eshte krim vetëm ta shkruash danisht
E patave të egra danisht t'u ngjitësh emra
Krim është se ti je nënë, duhet të jesh nënë
O nënë, libri është përdhunimi i parë që pesova
Sapo mësova të lexoj
une nuk desha të përfundoj kështu
Por libri kështu përfundoi
Fjalë...
Pra krimi yt është se lehtë-lehtë
Projektove
një dhunë të destinuar për fëmijë
Me pata folëse daneze
E bëre siç thashë lehtë-lehtë
Pengesa e vetme, arti i gatimit dhe morali
që nuk e di a i ushtrove në javët intriguese
Kur shkruaje çudine ritmike që s'ndalej as nga ato vetë
Oh... zonjushe më fal, zonjë skandinave e pa emër
Më fal për gjithë këtë ligësi
Atë kodosh libër në fakt as që ta kam lexuar
Por ky tërbim më mban gjallë
(Jam krenar që kam qenë i kuq flakë)
E ta dish, ka kohë, vetëm sa lodhem për pak qetësi
Pak vetëpërmbajtje
E mbase është e vërtetë që ne i duam fëmijët njësoj
Dhe qetësinë 
Dhe unë mbase paskam bërë krim
një fjalë e fundit:
A ke qene krejt e qete për ato patat
Kur i shkrove 
Apo je treguar kaq makabër sa na ke lënë të zgjedhim?
 
1994



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •