Do të shpiket një lëng ose makinë
| Friday, 02.01.2008, 07:19 PM |  

Do të shpiket një lëng ose makinë
Së afërmi, kush e di, zonjat do t'ia dalin
Por edhe burrat
Të dobësohen magjishëm, "flutura të një pijeje tragjike
Që verbohen në gotën e rinisë brenda"
Do të dobësohen, linjat, të sakta, do na përçmojnë
Pikon si kompas djersa e arkitektit mjek mbi atë
Trëndafil të zier
Atë revolucion borgjez francez
Që ndan vithet nga kurrizi-marrje fryme i gocës
Që e kam dëshiruar 11 vjeçe
Shkurt. Erozioni erotik i dhjamit do të botohet në faqe të para
Testimet, reaksionet kundër
E saktë fare, pa trauma makineria e dobësimit
Do t'i eksorciojë në klinikë ai burri gjithë teprimet e darkave
Barkun plot me kursime për një abonim, apo kurs joge
Edhe zonja me psherëtimë do ta kullojë gjirin tullë
E ca nga ca, do të shkojë prapë e penduar tek makina
Mbase ta zmadhojë apo zvogëlojë edhe ca
Me çrast do t'i rrafshojë edhe pulpët që iu lodhën
Bota do të mbushet me krijesa fine të Giacometti-t
Që bëjnë punë shpejt e seks si kthetra e harabelit
Në telin me tension të lartë
Pastaj thonë do të dalë edhe ajo makina tjetër
Ai lëngu tjetër që do ta transportojë mbivlerën
e përditshme
dhjamore
Nga laboratorët e dobësimit
Groposur në shishka ngjyra-ngjyra
Drejt e në botën e tretë do ta transportojë
Në Somalitë me brinjë të dala shtatë qiej nën dhe
E drejt e në lëkurën e zezë do ua injektojnë tamburëve
të tharë nën palma
Gjithë bythët e shalët e gushët proteinike
Dhuratë nga pasditet suedeze të mërzitshme të Evropës
E kështu do të vëllazërohen edhe racat në baraziti
E njerëzit do të jenë tatuazhe të lumtur

1994



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •