Me titull
| Friday, 02.01.2008, 07:20 PM |  

Ditën notojnë përkitas
Me ijet e mija
Ca sardele konserve në valë të vakëta
Jashtëqitje anijesh të rënda
E dielli prishet në gjumë, pikon jargët në ijet e mija

Ka anije burrash e grash
Tamam si edhe vë-cë
Anijet që ikin janë anije të grave
Përtej në brigjet përbri i zbresin
Nënat e fëmijëve tanë
I shkarkojnë nëpër netë e netët i qepin
Në sahatët diellorë të piacave plaka
Anijet që vijnë janë burrash
Të parfumuar e të lodhur
Burrat e huaj na sjellin stofra e bulmet
Plus makina elektrike
Plus çdo gjë tjetër të re që bën fjalë
Për këtë dymijëvjeçar që zhduket
Jemi kredhur kështu me portet për qafe
Si me ca dëshmi penaliteti
Jemi kredhur në këtë det bluxhins
Pa përfillur asnjë simbolikë
(Ku dreqin më çojnë velat e tatuazheve)
Nofullat plaka të ujit m'i përtypin ijet
Dhe interesohen
Pyesin për Noen

Në ujë e në tokë njësoj jam, i zbathur
Këpucët i harrova në derë të faltores që ma prishën
Shumë e shumë kohë para se të lindte im atë
(Ku është ishulli, ku zërat e dyshimtë e zjarri)
Rëra e ëmbël e vdekjes m'i përmbyt gishtat e lagur
Dal në plazh
Plazhi me bishta cigaresh, turistë
Plazhi i shitur me bishta cigaresh, turistë
Më tej është rruga, aty fshati, përtej qyteti
Kjo është bota, ndanë rrugës është dhija
dhe një qetër grua e cjapit
Nënë femijësh që e përçmojnë
Nëna mjel dhinë, ndanë xhadesë
Për të prodhuar kremin për fytyrën e llërët me vrima
ku strehoen verat që ikën.
Harruar shtëpia e tyre ku unë
shpëtova
duke u martuar me nënën e tyre
Që më përçmojnë
Aty rrojmë për inat të turistëve
Që t'u shërbejmë
Jetojmë tërë vitin me atë që ata tërë vitin kursejnë
E vjedhim botën nga ky cep i vogëI fare ne
Aq sa mundim, kurrë sa ç'mundohemi
U shesim qumësht të freskët për banja si edhe shalqi
Na blejnë edhe kapela të thurura me duar
që rriten aty nëpër ligatat pas shtëpisë prej eterniti.

Hapen në rërë çadrat e plazhit, tej xhadesë
së veturave, që po digjet -dridhet
tej brezit me pIepa, më Ier të shikoj, Iermë
brekët e vogla si hapen mbyllen nëpër ecje grash
tërhiqen, mblidhen ngushtë tekëndëshe si harta të Indisë
që u nisëm ta pushtojmë qysh fëmijë
Por përfunduam duke zbuluar Amerikën
Natë për natë të neveritëshme në martesa shtrati
teksa Iarg dëgjohen dritat e hotelit
Djersa e saj përmbi mua është benzinë
(Benzinë e bojë poemash Ervin...)

Në darkë numëroj monedhat, nuk lexoj më
Nuk pres rimat, fëmijët e vonuar pres
që s'di të kujt janë
Nga Iarg vjen afshi i dadove të hekurudhës së rrënuar
Pres fëmijët dhe shoh televizion, ose brekët
e zeza me dantella të detit larg atje
Mbi kofshë marramendëse të qiellit plot dhjamë të zbardhët pilotësh

Fëmijët janë kornizat e dritës së hënës
Ose të hotelit
Janë një gardh i zbardhur fëmijët e mi, gardh
që rrethon gëzimin që mbaron
të turistëve që vallëzojnë tek holli
Fëmijët
nuk duan të vijnë në këtë shtëpi
Pastaj ata vijnë, unë fle
Djersa e tyre është koka-kola
koka- kola- koka -kola -koka- kola
(Të pagëzoj në emër të atit, birit
e shpirtit të shenjtë amerikan)
Kalojnë yjet, teatër dritash në tavan
prej makinave që në rrugë ikin
Lotët e mi janë qumësht dhije
E i pi një gjarpër thatim
Unë mbase desha të kem fëmijë
Ose që fëmijë desha të më dilte nga shpirti
një vjershë për nënën
dhe rrija symbyllur, pa marrë frymë me lapsin në gisht
Ishte si një bindje e po asaj moshe
se edhe gruaja e burri po ashtu e mbajnë
frymën symbyllur, dhe barku mbushet
i gruas, me një mjegull mishi
Por, s'e pres më atë vjershë të lindet
Jam kaq i poshtër dhe serioz
I zhytur kokë e këmbë 
Në këtë jetë bluxhins
E vetmja gjë, të cilës ia arrita vetvetiu
kur hapa sytë
ishte se qeshe vjetëruar ca, siç rëra nxehet nën diell
Dhe një turist më kishte vjedhur në tezgë kapelën e tij të kashtës

1994



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •