Pa ndonjëfarë titulli të rëndësishëm
| Friday, 02.01.2008, 07:21 PM |  

këto netë mbi pjesë qytetesh
këto zjarre të pandezur mirë
qyteti, tashmë, matet veç me të pirë
këta duke mërmërirë
maten me qytetin ( drita brenda mureve )
kjo guerilje tashmë është gati, por s'e di
shohin vëngërr, marrin porosi
unë qetësohem, them "mirëmbrëma"
larg qyteti vërtiten fushat
qentë ndryjnë brenda vetes sixhade të shqipërisë etnike
qen të braktisur rruge
që i vret policia me plumb
si fëmijët e paligjshëm në brazil
qentë brenda kanë
qentë brenda kanë miq e vatra
tek angullijnë
me pak evolucion në frymëmarrjet vetëmbrojtëse
me pak të drejtë, me pak arsim ndoshta
ndoshta qentë po lehin, angullijnë
midis semaforësh realizojmë qytetin
të dashurat e njerëzve shtrirë, horizontalisht
kazanet e plehrave të punuar përbrenda
kazanet e plehrave plot evolucion
në qytete punojnë edhe radiot
kur ne flejmë, dikush rri pranë radios
do të doja t'i grumbulloja të gjithë të mbijetuarit
dhe t'ua fikja radiot me një gjest të butë e kuptimplotë
vetëm tërmeti kur bie na vëllazeron
çdo mesazh qetër për miqësi
për mirëkuptim
dështoi në homoseksualizëm
qyteti pret ditën kur asnjë
nuk do të kujtohet/kujdeset
për të ndezur apo fikur dritat
të lidhë/zgjidhë këpucët
qyteti na pret solemnë
pret ditën kur paraja fallco
do qarkulloje krenare bri parasë tamam
pret ditën kur nënë e bir nuk do të ndahen më
në prag të maternitetit
po kërthizë për kërthizë
të mos shqiten kurrë
gjer në vdekje
ky qytet nuk ka nevojë
që këngët të kenë fjalë e njerëzit gojë
kërkon të na i falë/ngjallë
shkronjat në tabela
me emra sheshesh, rrugësh
që janë emra prindërish tanë a kushërinjsh të vdekur
apo emra me numër datash të caktuara fitoresh
datëlindje
që përkuan tek përkojnë me orët tona
unë nuk besoj të jem duke folur
për kthimin e mesisë
dëshmova për pushimin e afért të gjakderdhjes
dhe për shqisën harmonike
asgjë më tepër
dëshmoj për fundin e gjakut
motra, mos u trembni
emëroheni
të virgjëra gjer në vdekje
fémijët mos i pritni nëpër javë
qyteti nuk pret më vizita
e ju mos pritni vizione të reja
këto orë janë dritaret e fundit të qytetit
nuk e di nga i di gjithë këto gjëra natën
po prapë dëshmoj se e ndjej
fundin harmonik; e kanë ndjerë edhe baballarët
të papërgjegjshëm
fill pasi lageshin nëpër mishin e dyshimtë që më polli
e ndaluar

mars 95



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •