DUKE DËGJUAR SONATËN E HËNËS
| Sunday, 02.03.2008, 05:50 PM |  

Gatitur nëpër poza të ngrira ligjërimi,
dhe pse një kulm harrese mbetur, përsëri,
aty ku rrinë shikimpërdhe të vdekur
 
Ku shqyhen sytë e ikjeve, dhe vetë shikimi,
ndoshta i buti shikim i engjëjve më rrok.
Por vendi ku buaj e ka portën copë -
 
Një dallgë që hapet e arta sonatë. Pa ndalje
në çastin fatal, me ndarjen e thartë dhe fjalët
që ende s’u thanë mbi tokën e ashpër, por zonjë.
 
E di, mallëngjimi të vonë gjithmonë e çlirë
shosha e kohës që tokën këtu praron:
ditë pa emër. Vetëm vërshim i mpirë
 
Njëlloj me ëndrrat kur shpresë te drita peshkoj,
kur gjuaj fetishe festivë në vazo arketipi,
kur ruaj Egnatias qerre mitesh. Çdo gur

Kokë statuje të shembur. E zemra
një majë ku s’mund të prekë kurrë poema:
sonatën e thur e mbetet për të e huaj.

Ndër fjalë me të cilat mund të shohësh
e ardhmja kalon. Ose
fundi erdhi te fillimi. As qendër,

as skaje. Ose nën arin e mekur
të përjetimit sakaq
fragmente – fragmente vdesin sendet

Deri në zemrën Hiçit (ku sipër thërret
vlera absolute e suksesit e poshtë
ndjenja madhështore e humnerës)

E mbledhin paqen tragjike të vështrimit
hedhur në asgjëkund
si vrimat e zeza në hapësirë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •