Guacka
| Sunday, 01.21.2007, 01:19 PM |  

Muzg i trishte. Deti i madh ka zene hapesiren e syve. Prapa meje eshte nje shkemb i madh dhe i larte. Dielli po perendon. Eshte vertet i bukur. Ai eshte mbledhur si nje top i madh, thuajse ka frike te perendoje i shperbere. Para pak, ne mes te diellit, dalloheshin disa re te vogla. Tani ato, u zhduken. Dielli i madh, duket sikur, do te perpihet nga valet e detit. Nje varke gjysem e shkaterruar eshte lene ne det e vetme. Duket si e braktisur nga gjithcka. Ja dhe dielli po iken. Varka eshte me teper si nje cope derrase, e vjeteruar. Ajo lekundet sipas ritmit te dallgeve, dhe duket sikur nga casti ne cast do te fundoset, diku mjaft thelle ne det. Dielli, deti dhe shkembi i japin nje hijeshi te vecante ketij peisazhi. Dielli po perendon, dhe eshte si i pergjumur. Duket sikur do te shtrihet, dhe do ta vere koken e tij te madhe rrumbullake ne det. Deti eshte si gjithmone, vecse pak i tishte. Ndoshta i mungon hijeshia qe i krijon dielli pamjes se tij. Ndersa shkembi qendron atje, i ngurte. Perpiqet ne te gjithe menyrat te tregohet sa me i rrepte. Por ne fakt, ne thellesi te tij ndodhet nje zemer fort e ndjeshme. Dhe neper te gjitha keto, te ze syri, varken e braktisur. Eshte kaq e vetme, ne kete muzg. Nje vajze e vogel ka qendruar ca me tej, me nje guacke te madhe ne dore. E rrotullon neper duar, dhe ne fytyren e saj, tregohet nje kenaqesi e madhe. Eshte me siguri e lumtur. Dhe kjo ndodh sepse eshte ende e parritur. Ende e vogel. Buzembremje mbi det. Gjithcka ka marre nje hije trishtimi. Pas pak cdo gje do te erresohet, dhe trishtimi do te flere me diellin ne det. Shkembi do te qendroje aty i forte. Vetem varka, do te jete nje si hije e atij peisazhi te trishte. Ajo do te vazhdoje te lekundet gjithe naten. Vajzen e vogel, dikush do ta marre dhe do ta coje ne shtepi. Po qendroja edhe ca ne mes te asaj pamjeje. Isha ulur diku. Kisha vene koken midis duarve, dhe po mendoja per detin. Kush ishte mbreti i tij? Nga kush komandohej? Kush e urdheronte? Kishte ministra ai? Po ku ishin? Qendroja pa i dhene pergjigje vetes. Por mendoja se duhet te ekzistonte patjeter qeveria e detit. Duhet te kishte edhe nje grup qeniesh qe e urdheronin. Qe merrnin vendimet, per te. Ndenja gjate ashtu duke menduar per detin. Derisa u erresua krejt. Ate cast u nisa te ikja. Ktheva edhe njehere koken nga deti dhe thashe me ze te larte: Kush jane ministrat e tu? Po mbreti? Ku jane ata?

P.S. Ministrat dhe mbreti i detit ishin disa mikroqenie. Ata ishin futur ne ate guacken qe kishe ajo vajza e vogel, dhe jepnin urdhra qe aty. Vajza e humbi guacken. Deti mbeti pa njerez qe ta urdherojne. Prandaj ai, lekundet sipas qejfit...

29 qershor 1994



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •