ËNDRRA E LUKIANIT
| Sunday, 02.03.2008, 05:52 PM |  

(POEZIA) Do të të rrethoj me shenja dalluese të tilla, që kushdo të të shohë, t’i bjerë me bërryl shokut dhe t’i thotë “Ky është ai”, duke të treguar me gisht.

Një kryq prej ikjesh ditët të gjitha. Martire -
kujtesa. Ua mbushim më gjoksin me hënë lamtumire,
kur kapin kumbime të shurdhër nga puset, biseda
 
Vetmirash: kaq shumë fëmijë të fjetjes me netët,
sa thua s’do mund të vdesim më kurrë
me vdekjen e vetme që njohim aq mirë!

Në hjekë heshtja - e mbramja mburrje. Mos humbi
zemra: kush iku nuk dihet ku ka shkuar
e ndoshta ajo tashti për peng u desh!

A ndoshta u pshtoll rrokoll rrokoll - ndër kodra
sërish të ngjizur një ngjitje po ngjesh,
për veten e vet pasigurt aq shpesh!

Ky trup - flamur. E s'zhduket kurrë, kur dheu
e ngjesh në gji vrullin - të bukurin mendim:
“është ai!”, që dikur dëgjuan në gjumë
 
Poetët - minutat e urtë, një shekull të çmuar,
ku zhytet me turr e digjet e digjet
libër i moçëm mitologjik i trurit

E fryton kujtesë e hi. A është i njëjti
fryti që çajmë deri në bërthamë
me frytin e paçarë? Ndërmjet kësij pyetjesh

Mbin ëndrra e poezisë. Nëse 
mund të shohim përmes
lëkurës së skuqur të një çasti.

Poezia që dëshiron të pamundshmen,
madje vihet në dyshim edhe
si gjithçka e vërejtur, qoftë edhe dje.

Kur bëhet përkthim i dëshirës
dhe nevojës të mos ngulet naive
në të dukshmen: nënë imazhesh

Që në bazë të rregullit zhduken
derisa të mbetet mbi dhe -
i madh, i pathyeshëm

I ngulur në botë
si fjalë Zoti
- i fundit kryq prej ikjesh



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •