ROZAFA
| Sunday, 02.03.2008, 05:54 PM |  

Gjithë ditën po punojmë
E gjithë natën po na rrënohet
Legjenda


Pak mjegull mbi Buene shpërndan çdo paqe të pari:
legjenda të nderet. Lamtumirë, o heshtje e mbramë!
kryqëzuar fatet tona e prapë të ndara!
Të gjitha vetëm për një Rozafë që s’pamë.
 
Po guri mbi gur, dëshmues i vetëm i mbetur,
heshton tendosur gjithmonë në fat të vet:
pa gojë, emocion, nuk ka përse  kupton
si thithen tevona gjithë fuqitë tona.

Gjithkah të dalësh, asnjë krijesë e gjallë:
vetëm një emër. Me vrundull balade i flakur
flatron ngadalë e pyetje të vjetra ndërmend:
na ka ëndërr Rozafa, a ëndërr e kemi?
 
Mos sillet kalimesh magjike, atje tutje,
shquar vetëm nga Zoti, mendja hyjnore,
që shumë të gjorat trishtime, gëzime njerëzore
t’i duken të thjeshta aq sa s’i thua pa skuqje!

Mos ngul sa mundet flamurin e butë të ngulmit
midis mundit e gjumit, ku vuan një bulkth,
midis hijesh që duhen si burrë e grua,
në zvarrjen e ngadaltë të gurëve drejt gjuhës!

A ndoshta është ai zog i dehur nga dielli
që bredh me nge mbi ne në ajrin e qetë:
një pikë e vogël ku vë fati gishtin,
një pikë e errët ku ngrin kujtesa përjetë!

Buena shket pa tym betejash, thirrma,
pa liburne, romakë, barbarë e Teutë:
lavdia e turpi i mbretit Gent shuhen
si avujt nën pushtetin pazemër të erës.

Dhe fëmijë që dijnë të tjera
lojë luftash.
Mbi gurin e ftohtë
dhe zemra e zjarrtë e një trëndafili.

Asgjë s’do jetë si dikur, si disa
orë më parë, a në të shkuarën,
në atë epokë të artë
që mori fund me mbajtjen e besës

- Tashti që baladës i duhet një stomak
me tretë pallate, shitore e kriza.
Që mundet, si bisha, të mbajë brenda
një këmbë xhinsesh firmato.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •