NËNA
| Thursday, 02.07.2008, 05:42 PM |  

Pranë muzeut qëndror të Athinës, në kthesën e një udhe, gjithmonë shihja një grua plakë që lypte me një tas kaucuku mbi gjunjë. E veshur në të zeza, me kokën të rënduar nga mosha e nga hallet, e me sytë nën këmbët e kalimtarëve, ajo heshtëte me dhimbjen në gjoks, duke pritur lëmoshën.
E shihja dhe e shihja atë plakë të heshtur dhe, sa herë dora ndjente monedha metalike në xhep, përkulesha mbi tasin kaucuku pa i mbajtur këmbët. Por një ditë plaka i ngriti sytë, nga nënkëmbët e kalimtëarëve për t’i dhënë një cast pushimi a një cast lirie, apo për të treguar se akoma jetonte dhe kishte fytyrë njeriu.Sa i pashë sytë e saj, në atë fytyrë ikone, mbeta. I njihja ata sy. Edhe atë fytyrë e njihja. E njihja të gjithën atë plakë, atë nënë të dhimbsur, që ishte bërë e gjitha dhimbje. Djalin e saj e kisha shok dhe sa e sa herë i kisha shkuar në shtëpi, e kisha përqafuar si nënën time e më kish përqafuar si Spiron e saj ... Sa më pa, lëshoi tasin mënjanë e bëri të ngrihej, por gjunjët s’e mbanin. Edhe duart, që i dridheshin, nuk e ndihmuan dot. Edhe loti, që iu këput nga syri, nuk e çliroi dot shpirtin e dridhur.
E mbërtheva nga dy supet e ajo cuditërisht m’u gjend në gjoks. Edhe unë në gjoksin e saj u gjeta.
U ulëm në një stol aty pranë. Ajo shihte malluar, më fërkonte duart me duart e saj të reshkura dhe përsëri heshtëte.
Edhe unë nuk guxoja t’a prishja atë heshtje malli, dhe pse në tru më godisnin pyetjet: “Ç’është bërë Spirua ?...Pse e ka lënë kështu nënën??? Nga të gjithë ato pyetje, që më godisnin trurin, asnjëra nuk arriti tek fjala. Vec kur dëgjova nga nga gjuha ime, atë që truri nuk e kishte ndjerë goditjen e saj: “Spirua është martuar ?”Ajo i hoqi sytë nga fytyra ime, e kërkoi frymë nga fundi i shpirtit dhe më nje zë të trembur u përgjigj :”Është martuar”. Dhe përsëri e lëshoi frymën në fund të shpirtit e ra në heshtjen e saj të zakonëshme. Nuk e lëndova më zemrën e saj të dhimbur... Pyeta veten e ajo mi tregoi të gjitha ...
Aty tek anë e udhës, tasi prej kaucuku mori pamjen e një arkivoli të zbrasur, që mezi priste këtë plakë të sosur, që ta treste gjer në fund ...



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •