Çami i Filatit dhe kosovari i Mynihut
| Monday, 02.18.2008, 06:16 PM |  

“... GJUHA JONË SA E MIRË...”

Bashkë me një mikun tim hymë në një lokal të vogël, në rrugën “Zinono” , Athinë, dhe porositëm nga një birrë. Kamarieri ishte një mesoburrë i shkurtër e i shkathët. Ne akoma nuk kishin këmbyer dy fjalë, ai u gjend me dy birrat që i mbante majë gishtave të dorës së majtë, në një tabaka, në dukje argjendi.
-Shqiptarë jeni zotërinj ?- foli kamarieri duke na përshëndetur me kokë.
-Po, po juve, mos jeni nga Gjirokastra?
Ai qeshi, na pa në sy me dashamirësi dhe na tha se ishte shqiptar, por jo nga Gjirokastra.
-Nga dialekti dukeni si gjirokastrit, ia ktheu miku im.
Por unë s’kam qenë asnjëherë në Shqipëri ,-sqaroi kamarieri.
- Si s’keni qenë në Shqipëri ?- pyeta unë.
- Jam çam nga Filati,-shpjegoi përsëri kamarieri. Ndërsa kamarieri vajti tek një klient i porsaardhur, ne mbetëm disi të shushatur.
- Epo të ka faj çami ?! Është më shqiptar se shqiptarët –foli si me shaka miku im dhe e gjysmoi birrën me një frymë.
- I rritur dhe i lindur këtej dhe e flet shqipen më mirë se disa emigrantë që më shpejt kanë harruar shqipen se kanë mësuar greqishten- fola unë me mikun e tavolinës.
Në këtë kohë ia mbërriti kamarieri.
-Nuk dua t’ju lë vetëm, por puna ...
-Si ka ndodhur që nuk e keni harruar shqipen?- e pyeti sërish miku im.
-Ndonjë i ikur nga Shqipëria mund ta harrojë, kurëse ne e kemi folur brez pas brezi . Atë që do shumë nuk e harron – dhe ai përsëri qeshi miqësisht.
- Kini vite këtu tek kjo punë ?- pyeti miku im sa për të vazhduar bisedën.
- Kam katër vjet. Më parë kam qenë në kurbet. Në Amerikë, në Gjermani ...edhe andej shqipen nuk e harruam, se do bëheshim harram...
- Pse thua “ nuk e harruam”?-fola unë.
- Se nuk kam qenë vetëm . Isha në punë me një kosovar në Mynih .Ai kosovari mbante ca libra në shqip dhe lexoja edhe unë bashkë me të ... “Gjuha jonë sa e mirë / sa e ëmbël, sa e dlirë ...” recitoi ai vargjet e Naimit dhe fluturoi tek një klient i porsaardhur ...
Duke marrë vargjet e Naimit me vete , dolëm nga lokali të mrekulluar.

Athinë 1997



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •