Poezi nga vëllimi ''Më jepni adresen e zotit''
| Thursday, 02.21.2008, 10:55 PM |  

POEZI MARRE NGA VELLIMI  “ ME JEPNI ADRESEN E ZOTIT”  
NE PROCES BOTIMI

KUSH ISHE TI

Kush ishe ti
Kur me le te gialle
Ne truallin e vdekur
Dhe vrullshem, u largove
(me gjakun tim ne duar)
per te ngrene, darken e bekuar
me familjen tende, i lumtur.

ASAJ QE NJEREZIT QUAJNE DASHURI

Si dy hajdute ja kemi vjedhur shikimet,
asaj qe njerezit quajne “dashuri”
Shikime,
qe mund ti kishim pa paguar
Por ne
 “Lufte”
S’jemi urryer
S’kemi guzuar as as te duhemi
I jemi trembur
asaj qe njerzit quajne “dashuri”

Ishim aq afer
Sa mund t’ja degjonim njeri tjetrit
renkimin e shpirtit
Po ne...
 “Ndal”
Dhunshem
Inertesisht
Ju rebeluam
asaj qe njerezit quajne “dashuri

POST MENGJES

Edhe nje, edhe dy…
Minus nje, minus dy…
i mungojne mengjesit
Deliri i kafshes qe jeton ne mua,
eshte prezenca jote, vetmise
 
Edhe nje, edhe dy...
Minus nje, minus dy...
i mungojne mengjesit
zhurmes qe do le pas
ikja jote e zakonte

DHJETORI I PARE KETU

Qyteti i  stermadhmadh, teheq zvarre kembet    mosbindese
te nje endacaku. I njoh, jane te miat

Duart  shterngojne emocione te rezikshme
ne xhep ngrohet  perpjekja e fundit, per te shpetuar
nga ngrica e dhjetorit te pare, ketu

Hapat  jane te ngadalte
Si kurajoja qe   shtyn ne mes te turmes
Merdhihur, hedh hapin e parafundit, pa pike deshperimi
Si parazit, ne epoken e evolucionit

JA SI PREZANTOHEM

Emrin ma dha dielli.
Para dhe pas lindjes
Para dhe pas eres se krishtit
Para se t’me hidhte ne preherin
                                       e gruas

Gruaja me dha gjirin
qe ndante me burrin
burri shuplaken e mireseardhjes
                                      mbiemrin
s’guxova te shqiptoj nga frika
                                          e fisit
per gruan isha vajze
per burrin isha djale

Vetem per diellin isha njeri.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •