Dom Deshira
| Sunday, 02.24.2008, 02:26 AM |  

Nje etje pa buze te plasura,
nje shtrat plot rrudhje carcafesh,
turma flokesh pa fund te mpleksura,
nje monolog mes teje te marresh.

Nje nate me endrra te paqarta,
kamzhiku mbi trup denim renkon,
qirinj me rreze te thata,
SHen Maria me floke bjond.

Nje ankth i pakuptueshem ne trup,
mori lutjesh sa here te perseritshme,
duar te mbledhura si tabu,
nje deshire e pavarrosur,e perbindshme.

Nje "ATI JONE QE JE NE QIELL",
nje djall qe ne toke pret i sigurte,
nje medyshje qe vec deshire mbledh,
me kot ti mallkon,me kot lut.

Me mire mekati larg teje,
Krishti prane qendron,
se shpirti jo,s'ka faj shpirti,
por trupi dicka kerkon.

Se Fatat t'ofruan parajsen,
por prape parajsa qenka shume larg,
e rruges deshire e tundueshme
padashur mekatet mbart.

Dhe nates se heshtur plot etje,
me djerse i mbushur,me lot,
klith shpirti ne vend te trupit:
-Falmi mekatet o zot!

1993



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •