Prape dielli lind...
| Sunday, 02.24.2008, 02:27 AM |  

(Vazhdim i dy vargjeve te nje poezie te paperfunduar te Migjenit)

"Prap dielli lind
dhe rrezet e tia shkrepen nder ballna tane",
n'vraga,njolla,rrudha pa fund e ane,
n'trunin tone si i padeshirueshmi xhind,
ne syt' e lodhun nga nat' e gjate,
ne zemren e mbushun ding me mekat.

Lind i paditshem n'kordat e zanit,
lind e fiket brenda castit.

Prap dielli rrit.
E shkelqen,ulurin nga djep i unit,
e rritet,rritet kur vjen dita e fundit,
nga kraht' e vdekjes shndrit.
E pas vdekjes do t'shdritte n'rrudhat trunore,
do t'shndritte n'ndergjegjet njerzore,
po mes njirit si hije ka shume rrudha
te ftohta,te vdekta,te ndyta,te gurta.

Prap dielli qeshet.
E qeshja lutje sjell bashke me lote,
por nder ne mbet vec zgerdhimja
qe me e pa t'vjen ndot.
Por ne vec qesh,qesh e qesh,
e qeshja mallkon,
nder ne dielli vec tallje po ndesh
e nga tallja i mjeruem perendon.

Po trishtet sakaq,
po fiket ne cast!

E prap dielli rilind,
e prap dielli qeshet,
e prap dielli ngrihet
n'andrrat tona t'sinqerta
pa rrenat,hipokritet,
n'andrrat tona ka me u bind
qe t'vij e kandshme jeta!

1993



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •