Kalerimi i vdekjes se lirise
| Sunday, 02.24.2008, 02:29 AM |  

Nje kalores i zi
perkundet mbi kalin
me luftra ngarkuar,

Mbajeni ate kale
hipur mbi te vdekja
paska qelluar!

Heshtje zie le
dhe mallkime plagosjesh
qe shuhen ngadale,

E trishtme renkon toka
e lodhur nga troku:
-Mbaje ate kale!

Mes trokut te kalit
rruga mbjelle me kripe
qytete shkaterruar,

Mbajeni ate kale
hipur mbi te vdekja
paskerka qelluar!

Jele-krifa flokesh
thase me koka njerezish
renkojne mbi kale,

nder duart e zeza
nje kamzhik dhe freret
e te kaloresit kale.

Si hije zhduket dita
dielli rreshqet plagosur
diku per te dhene shpirt,

ne qiell dhe ne toke
hen'e perlotur
dy copash ndare me thike.

Me shpore shpon brinjet
kalores i vdekjes
te te tmershmit kale,

vaditur me gjak
horizont i skuqur
dhe liri i vrare.

1992



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •