PRAPA HEKURAVE
| Thursday, 03.13.2008, 06:18 PM |  

Do të vij me diellin në duar
( sime bijë, Klodianës )

Ti sot e ke
ditëlindjen e dytë
po unë jam larg
shumë larg
s` mund ta uroj
as të të puth
sytë

pot ë mundesha
do të bëhesha zog
të fluturoj ka ti
me një thes dhurata
e përqafime njëmijë
s` më prangat
në të errtën
qeli

sigurisht tash je rritur
vishesh vetë
mbase ke mësuar
edhe vargje për lirinë...
unë ta kam harruar
hijen
trëndëlinë

dikur të merrja për dore
dhe dilnim në sheti
ti s` ecje
ti fluturoje si dallëndyshe
hareje
lëpije akullore dëshire

të bleja një
e ti kërkoje tri

thoshe
një për dacin
një për macen
që rreziten në çati

s` ta prishja qejfin fare
të kisha këngë që rritet
këngë kitare

çdo ditë në dritarëzen
time të hekurt
guguron një lumbardhë
më ngjan në zërin tënd
krejtësisht pranverë
dua ta përgëdhel
të shuaj mallin për ty
po ajo ka frikë
ikën te mami i vet
më flatrat në erë

meqë s` mund të vijë
këto vargje zemre
pas erës në këtë natë
po t`i çoj dhuratë

ti mos u mërzit
rritu
unë prangat do t`i thyej
një ditë
do të vij me diellin në duar
që ti të jesh gjithmonë
e qeshur
gjithmonë
e gëzuar

Burg i Foçës,
Qershor, 1985



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •